Komisioni për Politikën Jashtme dhe Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi një takim të përbashkët pune me Robin Sakoda, specialist amerikan për hartimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë. Sakoda është Partner në Armitage International, L.C që më krijimin e kompanisë në Mars 2005 dhe është Profesor i Asocuar në Departamentin e Çështjeve të Sigurisë Kombëtare të Shkollës Pasuniversitare Detare të SHBA. Puna e Sakoda në fushën e marrëdhënieve civile-ushtarake përfshin mbështetjen e reformave të mbrojtjes në Azerbajxhan, Armeni, Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Mali i Zi, Nigeri, Madagaskar, Slloveni,Sllovaki,Afrikë e Jugut dhe Ukrainë.
Gjatë fjalës së tij përpara anëtareve të Komisionit specialisti amerikan shprehu mirënjohjen për kontributin që Shqipëria ka dhënë për Sigurinë Kombëtare, veçanërisht duke alokuar edhe trupat e saj për sigurinë në rajonet konfliktuale. Robin Sakoda vlerësoi punën e bërë nga Qeveria shqiptare gjatë kësaj periudhe për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë. Gjithashtu Sakoda nënvizoi se çdo shtet ka instrumentet e fuqisë së tij dhe këto instrument qëndrojnë në vetë autoritetet tuaja qeveritare.
Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade u shpreh se të dy komisionet parlamentare janë të angazhuar maksimalisht për të dhënë kontributin e tyre lidhur me Strategjinë Kombëtare të Sigurisë.
Ore po ne me ekspertizen e FBIs tuej fshim bythen
tani ju po na lavdrokeni qeverin Piktori Deshtak 1.
hahahahahahahahah
http://goo.gl/546x2T
BRAVO PO BEJN NJE PUNE QE QEVERIA E E KRYE BANDITI SB DITI VETEM TA SHKATERROJ KETE VEND