Akuzat e PD ndaj FA/Xhaçka: PD po bëhet qesharake, po cënohet imazhi i vendit (VIDEO)

18 Prill 2014, 12:25Politika TEMA

Partia Socialiste reagon ndaj akuzave që Partia Demokratike ka hedhur në sallën e Kuvendit mbi përfshirjen e Forcave të Armatosura apo infrastrukturës së tyre në trafikun e drogës. Deputetja Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat u shpreh se Partia Demokratike është duke u bërë çdo ditë e më qesharake me akuzat për avionë të padukshëm që ngrihen në qiejt e Shqipërisë.

“Njëherë nga malet e Gjadrit, njëherë nga kënetat e Divjakës e njëherë nga rruga e Tepelenës. Askush nuk i ka parë këta avionë imagjinare, përveç ish Kryetarit të PD Berisha dhe zëdhënësit të sotëm Basha. Partia Socialiste e fton opozitën të bëhet serioze e të ndalojë këtë lumë akuzash të paskrupullta, e mbi të gjitha qesharake, të cilat nuk bëjnë asgjë tjetër veçse tentojnë të cenojnë imazhin e vendit dhe të Forcave të Armatosura, me të vetmin qëllim: Marrjen nën mbrojtje politike të ish zyrtarëve të lartë të ministrisë së mbrojtjes të zhytur deri në fyt në korrupsion”, theksoi ligjvënësja socialiste.

Në reagimin zyrtar, PS thekson se Prokuroria ka nisur hetimet, me kërkesë të Ministres së Mbrojtjes.

“Nëse opozitës i ka mbetur qoftë edhe një fije serioziteti, pretendimet e saj le t’i paraqesë në Prokurori për të mos u bërë gaz i botës përmes qëndrimeve dhe deklaratave qesharake si këto të ditëve të fundit”, thuhet në deklaratën për mediat.

13 komente në “Akuzat e PD ndaj FA/Xhaçka: PD po bëhet qesharake, po cënohet imazhi i vendit (VIDEO)”

  1. erti says:

    Po habitin dynjan kete te PD me keto budallalleqe qe vazhdojne te derdhin ne tregun mediatik.Minimalisht qe nje avion te kaloj mbi nje fshat ose qytetdo jene mem mijra vet qe do e shikojne dhe do degjijne zhurmen e tij(Instiktivisht kur degjohet nje zhurem cdo njeri do ngrej koken te shikoj).Vetem ky argument mjafton per te heshur poshte pretendimet idiote.Sic duket keta avion i ka pare vetem Muli me compani.Idiotizem ,,,,,

    1. Gerti says:

      Akuzat jane pa prova dhe jane pjelle e nje imagjinate te cmendur nga FRIKA

      1. Flo says:

        Akuzat jane aq qesharake sa populli po qesh me ta.

        Po i prishin imazhin serisht vendit plerat

      2. OLA says:

        ZONJA OLTA

        SAPO KAM PARE NJE AVION DUKE KALUAR SIPER TERRETORIT SHQIPTAR, PSE AVIONET KALOJNE????

      3. er says:

        jane qesharak! u tall nje milet i tere tere keto dite!

    2. Emigranti Itali says:

      Saliu genjen, Basha genjen, Imami genjen, te gjithe opozitaret genjejne!

      pse nuk publikojne asnje foto nese opozita thote se ka prova???

      Lereni opoziten e turpit dhe merruni me hallet e popullit dhe jo me idjotesirat e opozites.

  2. Hena says:

    Duhet te behet drejtesi me ate qe eshte bere nga Imami ne MM..

    Smund tja hedhin me paq

  3. Skela says:

    O Socialiste oooo. A nuk e kuptoni qe Saliu po ja arrin qellimit. Ai e shpif dhe po u merr kohen. Ai po mbush median me lajme dhe akuza pavaresisht se jane shpifje.

  4. ppsh says:

    Na cuditen komunistat e Rames ,vetem opozita genjen
    Ato jane te ndershmit ,si Likja e Floririt .
    Ha ha ha

  5. Gerd Muller says:

    ku ka ze s,eshte pa gje thote populli

  6. itreg says:

    Kane lidhje me UFO ata shitan i bejne kto gjera

  7. g-7 says:

    Imazhi i Shqiperise moti ka shkuar per lesh..nuk ka cka cenohet me shume!

  8. Re'i says:

    U tha qe do vinin disa prokuror te huaj per te hetuar ceshtjet kryesore qe jane kallzuar ne prokurori si ajo e imamit dhe shume ish shtetareve ne ministri te ndryshme.C’u be? Kane ardhur apo jo, se ndryshe nuk i behet kesaj pune .Llalla nuk eshte ne gjendje ta beje ket se eshte i kapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje