Seancë dëgjimore me Alaudin Malajn: Akuzat ndaj Gjin Gjonit i kam mbledhur nga media

18 Prill 2014, 15:10Politika TEMA

Komisioni parlamentar i Ligjeve zhvilloi një seancë dëgjimore me kryetarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Alaudin Malaj, i dekretuar nga Presidenti Bujar Nishani për anëtar të Gjykatës së Lartë.

Malaj u shpreh para anëtarëve të komisionit se gjatë karrierës së tij mbi 20-vjeçare, nuk ka pasur asnjë masë penalizuese, ndërsa theksoi se nuk ka qenë anëtar i asnjë partie politike.

Por seanca dëgjimore u përfshi nga replikat dhe batutat mes palëve, kur kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj tha se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka bërë vetëm një vlerësim që i takon vitit 2006-2007, kur i është kërkuar vlerësimi për gjyqtarët.

Deputeti demokrat Fatmir Mediu tha se pyetjet në fjalë nuk janë për kandidatin, por për Presidentin.

Madje Edi Paloka i ka cilësuar pyetje politike, të cilat nuk kanë lidhje me procesin.

Kandidati për anëtar në Gjykatën e Lartë tha se ka paraqitur materialet sipas kërkesës së Presidentit dhe i plotëson kushtet për postin e propozuar nga Nishani.

Relatorja e çështjes, Ermonela Felaj solli në vemëndjen e kësaj seance dëgjimore edhe akuzat që Malaj ka bërë ndaj gjyqtarit Gjin Gjoni.

Përballë kësaj pyetjeje, Malaj u përgjigj se duhet të drejtohen te media për akuzat e ngritura ndaj tij.

I pyetur se çfarë duhet të rregullohet në Gjykatën e Lartë nga deputeti Spartak Braho, kandidati Malaj u shpreh se Gjykata e Lartë duhet të merret vetëm me dhënien e vendimeve unifikuese. “Dua të them se mendimi im juridik është që duhet të ndërpritet gjykimi i të gjitha çështjeve në Gjykatën e Lartë, me të vetmin synim që Gjykata e Lartë të bëjë vendime unifikuese për të dy shkallët e tjera të gjykimit”, tha Malaj.

11 komente në “Seancë dëgjimore me Alaudin Malajn: Akuzat ndaj Gjin Gjonit i kam mbledhur nga media”

  1. henri says:

    Nuk behet stan me lepuj. Keta jane te gjithe njeri me i keq dhe i paafte se tjetri.

    1. feniks says:

      Na u duk TRIM E I NDERSHEM ku gjyqtari Malaj kur AKUZOI Gjin Gjonin per KORRUPSION ,por deklarata e tij se “KETO FAKTE I KAM MARRE NGA SHTYPI,TREGON SE EDHE KY ESHTE MJERIMI I DREJTESISE SHQIPTARE”!!!
      Kurre nje gjyqtar nuk mund te gjykoje me THASHETHEME,vetem NE SE I KANE VENE PISTOLETEN PAS VESHIT!!!
      Ky person nuk duhet te me sherbeje si GJYQTAR!!!

  2. patosi says:

    Turp ! si mund te flas nj enjeri pa pergjegjesi keshtu ..Moj shqiperi emjera shqiperi ne dor ete kujt ke rene …O njerez levizni mos rini ,po na ven perpara ca suretet te drejtesise ..si ky tipi me siper ..qe ka mare gjysmen evlores …ik ore ,ik .Po ,edhe si gjykates qenke zero ..Akuzat zoteri nuk meren as nga gazetat ,dhe as nga llafet lart eposhte …akuzat ,jane fakte ……hapu dhe ,hapu dhe …po mjere ata njerez qe gjykoni ju …….i papergjegjshem si njeri dhe si gjykates ,,,,palere me ato anet etjera qe eshte zero …..

  3. populli says:

    Keta jane te gjithe njelloj … nj m …. i ndare ne pjese. Gjyqesori ne Shqiperi eshte i inkriminuar se bashku me te ashtuquajturin president dhe te ashtuquajturen KLD. Per mua ne gjykaten e larte te emerohen te gjithe ata te plepave, medje te merret dhe Seit Hoxha si kryetar i saj.

  4. zanicaushi says:

    A nuk e kuptoni se perse e ka ngritur kete zhurmanje Alaudini??? Pikerisht tani qe pret votat nga mazhoranca ne parlament. Pasi e mori dekretin nga Nishani si anetar i Gjykates se Larte ndoqi strategjine per goditjen e korrupsionit ne gjyqsor qe aq shume i pelqen partise socialiste ne pushtet dhe deputeteve te saje e Edi Rames veqanarisht. Pra duke goditur Gjin Gjonin si nje nga anetaret me besnik te Nishanit ne KLD, e paraqet vehten si luftetar i rrepte kunder korrupsionit duke i bere qejfin mazhoranes politike(p.s.) ne parlament, ne menyre qe kjo e fundit ta votoje si anetar te Gjykates se Larte dhe Alaudini te mos pesoje fatin e dy anetareve te rrezuar muaj me pare nga kjo mazhorance politike. Pra nuk behet fjale per lufte kunder korrrupsionit, por thjesht servilizem dhe lobim politik per tu emeruar ne Gjykaten e Larte.
    Te godasesh publikisht nje koleg pune(sepse te dy punojne ne nje gjykate)ne menyre te turpshme, per te perfituar post ne pushtet eshte e felliqur dhe vetem nje karakter i ndyre si Alaudini mund ta beje. Te varrosesh shokun per fituar postin; sa e ulet.
    Sa i tako gjyqtarit Gjin Gjoni ai ka shume gjynahe dhe nuk eshte ndonje engjell dhe te gjithe ata gjyqtare atje jo nuk meritojne te emerohen ne Gjykaten e Larte por jane per ne burg pa perjashtim, por kjo eshte nje teme tjeter.
    Sa i takon Alaudinit do ta votoje Gramoz Ruci se eshte edhe nip e mikut te tije Mezan Malaj ish deputet i Vlores per P.S. dhe super i korruptuar edhe ai. Alaudinin nuk emroi Rexhep Mejdani ne Appel ne ate kohe, se i erdhi njoftimi nga SH.I.K.u i kohes se administronte skafet e klandestineve dhe emeron sot Nishani ne Gjykaten e Larte. O pika e Nishanit. Dhe Lahoja ja shperblen Nishanit duke e akuzuar KLD-ne e tije si e korruptuar nepermjet Gjin Gjonit ne kulmin e luftes politike parlament(mazhorance) per korrupsionin ne drejtesi. Mire ti behet, skafist hesapi.
    Felliqesia ka arritur kulmin, te spiunosh shokun per te fituar votat dhe postin. Njesoj si dikur ne kohen e partise se punes. Gjanem femijet e tyre jane, te njejten edukate kane marre.

    p.s. Lahoja duhet te sqaroje nje moment: sa para i ka kushtuar Dekreti i Presidentit per tu emruar ne Gjykaten e Larte dhe kush i ka marre ato????

  5. perparim says:

    ky qenka si dawn …do te jete me zhvillim te ngadalte mavria

  6. arsen says:

    Nese fjalet e Aladinit me Llampe, bazohen tek “perallat” e medias….KETU DUHEJ MBYLLUR MBLEDHJA DHE ALADINI TI KALONTE PER HETIM KRYEPROKURORIT
    Po me sa mend mund te flase nje GJYKATES??? Pa…. P R O V A??!!!!!!!!
    Zhdukini mer keta!
    Ngrehuni o qytetare e fshatare! Ju pronare dhe ish pronare! Te perndjekur e te djegur!
    NGRHUNI SA NUK ESHTE VONE!
    Mos u merni me parti e partiçka!
    CDO PROTESTE TE FILLOJE KE GJYKATA KUSHTETUESE, TE SHKOJE DRJET GJYKATES SE APELIT, TE VAZHDOJE KE PROKURORIA E PERGJITHESHME E TE MBAROJE TEK 313-a!

  7. edi says:

    Po sigurisht qe eshte dawn…mjafton te shohesh qe eshte ai vete qe vlereson veten kur thote “UNE I PLOTESOJ KUSHTET”.Nuk e kupton se e kane thirrur per te pare nese i ploteson kudhtet apo jo?

  8. OSKEOLA INDIAN says:

    Dinja thone qe ka paguar shume per te marre kete post. Te shohim a e ka blere edhe Edi Ramen, se sa per Meten e ka ne xhep… E pasi te emerohet Dinja (ose Xhelati i gjyqesorit) te shohim se c’do te thone rilindasit. A mendojne valle qe me kete fyture ti nderrojne fytyren gjyqesorit? Ta bejne nga surrat mut ne mut surrati? Te shohim…

  9. Gregori says:

    Ore po ai e akuzoi Gjinin direkt, per manipulim provash per shtypjen e nje femije 13 vjecar, per mbajtjen e e anes ne favor te Selimit, me letren e shperndare ne KLD dhe tani thote qe te dhenat i kam nga media. Qenka fare i poshter ky dhe kerkon te behet gjyqtar ne te ashtuquajturen gjykate e larte? Cfare kohesh po jetojme.

  10. Arben says:

    MASA DISIPLINORE NDOSHTA NUK KE PASUR OR ALAUDIN, POR PARA KE VJEDHUR ME THASE.

    E KE VENDIN NE BURG OR BYRAZER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje