Partia Demokratike reagon pas akuzave të deputetit socialist Taulant Balla, i cili fajësoi ish-kryeministrit Berisha se ka marrë “peng” rezolutën mes mazhorancës, opozitës dhe Parlamentit Europian. Ish-Ministri i Jashtëm, deputeti demokrat Aldo Bumçi akuzoi Qeverinë Rama-Meta për mungesë vullneti për deklaratën e përbashkët me opozitën. Sipas tij akti i fundit i mazhorancës është loja kukafshehthi në Komitetin e Përbashkët Parlamentar të Stabilizim Asociimit.
“Arroganca e mazhorancës Rama-Meta nuk ka të sosur. Cdo premtim, kjo mazhorancë arrogante e zhbën në mënyrën me teatrale të mundshme. Fillimisht ia fshehën opozitës tekstin e projekt deklaratës së përbashkët në mënyrë të paprecedente deri më sot. Ky ishte mesazhi i parë që; kjo mazhorancë nuk donte një deklarate të përbashkët nga ky takim. I gjendur përpara kësaj situate absurde, vetë kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian z.Eduard Kukan konfirmoi se deklarata ishte dërguar një javë para takimit në Kuvendin e Shqipërisë, dhe pohoi se problemi qëndron në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita prej më shumë se tre javesh i është drejtuar me një letër Kryetarit te Kuvendit z. Meta, ku dënon këtë akt të turpshëm, dhe kërkon sqarime prej tij, por deri me sot z. Meta nuk ka denjuar të përgjigjet se përse projekt-deklarata, nuk iu dha opozitës”, theksoi Bumci.
Në vijim të akuzave, Bumci tha se prej datës 13 Mars deri me 10 Prill, shumica nuk iu përgjigj propozimeve tona, duke treguar një mungese të plotë interesi për një deklaratë të përbashkët.
“Pas kërkesës së përsëritur të opozitës për një reagim ndaj propozimeve te saj, mazhoranca më në fund nisi negocimin, te enjten e shkuar, pas 23 ditësh heshtjeje të plotë e të pajustifikueshme. Me gjithë këtë vullnet të qartë të opozitës, për të arritur në një deklarate të përbashkët ku do të përfshiheshin çështje thelbësore qe lidhen me kushtetutshmërinë, pavarësinë e institucioneve, respektimin e parimit të ndarjes se pushteteve, dyshja Rama-Meta nuk pati vullnet politik për një produkt të përbashkët. Me metoden e saj tashme te njohur, pasi ra fillimisht dakord, u kthye mbrapa dhe zhberi variantet e miratuara duke e rikthyer negocimin ne fazën fillestare. Shihet qartë se që në pikënisje dyshja Rama-Meta nuk ishte e interesuar të ndërtonte nje marrëdhënie normale me opozitën. Duke fshehur projekt-deklaratën, duke zvarritur kohën e negocimit në kufijtë maksimale, dhe së fundmi duke bërë prapakthehu nga pikat për të cilat kishte dhënë konsensusin më herët, dyshja Rama-Meta faktoi se i mungon interesi dhe vullneti për avancimin e integrimit europian te vendit”, u shpreh ligjvënësi demokrat.
Njerez qesharak qe duan te bllokojne qeverine. bumci mos beni pazare me vendin!
Kush nuk ka vullnet per konsensus mo opozita apo pozita qe po i ofron cdo lehtesi te mundshme ne cdo komision e ne cdo gje qe e keni bashk, kush spo ka vullnet si i bjen kjo??
Reforma teritoriale eshte e inicuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Suedia e Zvicra pra nga miqte me te mire qe ka kombi shqiptar. Ndarja e Shqiperise ne rajone eshte nje pune largpamse e tyre pasi ne shqiptaret nuk dime te bejme gjera te tilla.. Te majtet ti quajme cfare te dona sipas shijeve e preferenave politike por ne kete rast kane dhene konsensus te gjere ne komision e parlament. Komisioni eshte inicuar me numer antaresh te barabarte e bashkryetar duke i dhene opozites pakicen bllokuese ate qe shqiptaret nuk ja kane dhene me vote. Ndonjeri me te drejte mund te thote me vote te vjedhur e te blere. Dakort por pushtetin e ka pasur Partia Demokratike e dy ministrat e saje te sukseshem njerin e dergoje ne Presidence e tjetrin Kryetar te Partise Demokratike. Do e keshilloja politiken zyrtare te PD qe ta heqi nga fjalori i tyre politik vjedhjen dhe blerjen e votes megjithse eshte e vertete.Nje parti politike ne pushtet qe nuk mundet te organizoje e mbroje procesin zgjedhor jo vetem duhet te largohet por eshte vonuar madje. Ju z Bumci duhet te jeni ze i moderuar i politikes shqiptare pranaj duhet te konfirmoni se jeni i tille ne kete rast. Qeveria e majte ka bere aq zollume ne tete muaj sa asnje qeveri demokratike nuk mund te qendronte ne kembe .1- Aktin Normativ antikushtetues. 2- Agjensine shteterore INUK antikushtetues e vazhimin e ALUZINit antikshtetues. Pra tre reformat kryesore antikushtetuese.Demi i shkaktuar eshte me miliarda Euro do shikoni kur te behet bilanci.Do ishte me mire per opoziten e djathte te merrte pjese ne reformen teritoriale duke afruar kontributin ne zgjerimin e hapsires se ketij komisioni me ligjin zgjedhor e KQZne e balancuar e te besueshme pasi ato ne te vertete plotesojne njera tjetren ne tersine e tyre. Ne anen tjeter te angazhohen fuqishem duke e derguar edhe ne Gjykaten Kushtetuese ALUZININ si organizem shteteror antikushtetues e ligjin e rigrabitjes se prones qe po pregaditet ne parlament nga qeveria. Perse nuk i kerkohet Rames te beje publik akordin e qeverise Shqiptare me Gjykaten e Strasburgut pasi ne njeren ane Rama premton respektimin e te drejtes se prones para GJykates se Strasburgut dhe ne anen tjeter pergaditet per vazhdimin e grabitjes se prones qytetareve shqiptare. Opozita duhet tashme te shpalosi vizionin e saje ne nje program te ri koherent te qendres se djathte. Nese vazhdohet me frymen , idete dhe arritjet e qeverise qe shkoje Partia Demokratike mundet te qenroje ne opozite per nje kohe te gjate e madje mundet edhe te mos vije kurre ne pushtet. Ne nje shoqeri te hapur askush nuk e ka monopolin e opozites e as te pushtetit. Persa i perket integrimit megjithse statusi eshte vetem propogande edhe ate nuk keni mundesi ta merrni pasi nje Qeveri qe nuk zbaton e respekton Kushtetuten e vendimet e gjykatave ndermjet tyre nje gjykate prestigjoze sic eshte Gjykata e Strasburgut as ne Unionin Afrikan nuk do e pranonin jo me ne BE.
Vazhdoni punen e nipit te Esad Pashe Toptanit, Sali Serbit qe Shqiperia te mos pranohet ne BE. Kur ishit ju ne pushtet i nxorret lengun e zi Shqiperise dhe PS per hir te hyrjes se Shqiperise ne BE beri te gjitha amendamentet e kerkuara. Mendoni se merita ju takonte ju per konsensusin e PS? Ja cfare beni ju tani mbani peng Shqiperine sic e keni mbajtur per 23 vjey. Vazhdoni tradhetore te kombit. Damken do ta keni ne balle dhe skeni per tu kthyer kurre me ne pushtet me veprimtari antikombetare.
GOMAR!