Kukan: Dështimi i deklaratës do dëmtojë Shqipërinë

18 Prill 2014, 17:00Politika TEMA

Nga Strasburgu, ku eurodeputetët u mblodhën për herë të fundit, ka shprehur keqardhjen për këtë dështim edhe kryetari i delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan.

Zoti Kukan, duke folur për Top Channel, tha se ky dështim mund të dëmtojë Shqipërinë, pasi Komisioni do t’i raportojë Këshillit në Qershor, se palët nuk firmosën deklaratë të përbashkët.

“Në fakt, gjatë takimit tonë të fundit në Komitetin e Stabilizim-Asociimit mes Parlamentit Europian dhe Shqipërisë nuk u ra dakord për një deklaratë të përbashkët. Qëndrova për rreth 4 orë me delegacionin dhe më pas më duhej të largohesha, por ata u pajtuan dhe unë vlerësoj pozitivisht faktin që nuk donin ta mbyllnin pa marrëveshje, pasi thanë se do të vazhdonin bisedimet politike, dhe në të vërtetë kështu duhej të ndodhte. Ata vazhduan punën në Shqipëri disa herë dhe, teksa po vjen fundi i mandatit tonë në Parlament, ata e kuptojnë se kjo është koha e përshtatshme që duhet ta konsolidojnë këtë marrëveshje. Pra, këtë javë bisedimet filluan tepër intensive, por përfundimisht nuk u arrit marrëveshje, gjë për të cilën më vjen shumë keq. Secila palë tashmë do të mundohet t’ia hedhë fajin palës tjetër. Nuk dua të them se cila palë është më tepër përgjegjëse, vetëm dua të nënvizoj se mënyra europiane është për negociata dhe për arritjen e kompromiseve. Këtë mundohemi t’u shpjegojmë partnerëve tanë në Shqipëri, që ju lutemi flisni me njëri-tjetrin, grinduni, bëjeni sa më dramatike, por ju duhet të arrini në marrëveshje, sepse kjo është mënyra europiane për zgjidhjen e problemeve. Fakti që nuk ka marrëveshje do ta dëmtojë shumë Shqipërinë, sepse në Këshillin e Qershorit do të diskutohet sërish për statusin kandidat. Në Këshillin e fundit u vlerësuan tendencat pozitive që vinin nga vendi, kultura politike e dialogu ekzistonin aty, por Këshilli donte të nënkuptonte që këto qëndrime kishin jetëgjatësi, e nëse do të arrihej deri në rezultate. Kjo ishte mundësia e artë për të treguar se nuk vijonte tendenca afatshkurtër. Për fat të keq, Komisioni do të shkruajë se nuk pati marrëveshje, nuk u arrit kompromis politik, pra nuk e di se ç’rezultat do të sjellë kjo në Këshill. Unë mendoj se, politikisht, ju humbët një shans shumë të mirë për të treguar se situata në Shqipëri ka ndryshuar për mirë”, theksoi Eduard Kukan, kreu i delegacionit për Ballkanin në BE./TCH

8 komente në “Kukan: Dështimi i deklaratës do dëmtojë Shqipërinë”

  1. fieraku4u says:

    SA TE JET SALA NE SHQIPERI, NUK DO KET REHAT SHQIPERIA…AI NJERI VETEM VRER NXJERR NGA GOJA E TIJ.

  2. gegetoske says:

    Gjithcka e organizuar me se miri nga KRYEKRIMINELI! Kryekrimineli nuk e do Shqiperine ne Europe!!!! Duart dhe mendja e tij te lyera me gjak shqiptari do te jene gjithmone ANTISHQIPERI, ANTIKRISHT,ANTIMUHAMED, ANTIZOT ! Zoti i ardhte hakut! Tradhetaret e kombit kane gjithmone nje te ardhme, URREHEN E URREHEN !?

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Populli shqiptar,per here te dyte perpara firmosjes se dekumentit te Rambujes.
    Perseri i njejti personazh,Berisha,qe kundershton firmosjen!

  4. shpatar says:

    Z Kukan .Jeni i nderuar qe, ne kete lemsh te politikes shqiptare ,te vlersoni deshiren e popullit Shqiptare per tju bashkangjitur familjes Evripjane .Ne e duam Evropen per te sjell kulturen demokratike ne vendin tone qe nuk ka kurre gjasa te ndodh me kete opozite qe kemi .Ata nuk debatojme per standarte se jetojne te zhytur ne llumin e korrupsjonit.Duan qe te na mbajne large Evrope se e dine mire se ku u shkon koka .U prishen planet personale qe jane majmur ne kuriz te popullit shqiptare .
    Ju vendosni nje standarte qe nuk arrihet dhe kjo eshte e qellimshme .Ne se ju beni nje manover ne interes te popullit shqiptare politikanet e cdo krahu jane nen daren e sovranit .Drejtesia do te filloje te veproje dhe Shqiperia do behet vend model ne Bashkimin Evropjane .Populli shqiptare di se cbene kur nga koka i hiqen diktatoret si dhe ata qe po i pijne gjakun ne demokraci .
    Mbylleni kete loje qe rendon mbi kete popull te lashte e qe kurre nuk ka pare eren Perendimore .Shpresoje se nuk do mendoni ne Qershore per Donkishotet e politikes por per ate popull qe syte i ka nga ju.

  5. agron says:

    pse nuk sqaron Kukan,c`eshte kjo marreveshje dhe perse duhet e perbashket,kur dihet qendrimi negativ i njeres pale.

  6. tirana says:

    Mesa kuptohet edhe ne qeshor statusi nuk merret

  7. Christ says:

    Sigurisht qe statusi nuk merret.
    Berisha ka ende ne kembe nje shtet kriminal paralel e destabilizues.
    Persa kohe do te jete jashte burgut,Berisha,Shqiperia vetem trazira e destabilitet do te kete.

  8. Majlinda says:

    E tmerrshme kur do ndalet ky njeri se kuptoj .Fatkeqësia në këtë vend ka vetëm një emër Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje