Top 10 skandalet financiare më të mëdha të të gjithë kohërave (Shqipëria mban vendin e pestë)

18 Prill 2014, 17:12Politika TEMA

Gazetari Brian Lund i portalit “Daily Finance” ka bërë një renditje të dhjetë skandaleve më të mëdha financiare të të gjitha kohërave.

Në vend të pestë është skandali i piramidave në Shqipëri.

“Në kulmin e skemës, shqiptarët shitën shtëpitë e tyre, pasuritë personale, madje edhe gjënë e gjallë në mënyrë që të investonin në këto fonde, të cilat kishin pak ose asnjë aset. Si të gjithë skemat piramidale, ajo u shemb nga pesha e saj, por jo përpara se të mashtronte më shumë se dy të tretat e popullsisë në një vlerë prej 1.5 miliard dollarë”.

“Skandalet financiare ndodhin gjithmonë, por të gjesh një të tillë, që prek direkt praktikisht të gjithë vendin, është e paprecedent. Është skema më e madhe piramidale në histori sa i përket numrit të viktimave të pafajshme të përfshira”, thekson gazetari Lund.

Ndërkohë procesi i kthimit të parave të kreditorëve të firmave piramidale vijon ende.

Administratori i Shoqërive Huamarrëse, Zeni Tollazhani deklaron për TCH se kohët e fundit është mbyllur procesi i likuidimit për disa kompani dhe se qytetarët sipas listave të afishuara, sipas kohës, mund të fillojnë të tërheqin paratë.

Por sipas zotit Tollozhani i gjithë procesi do të mbyllet në fund të vitit 2017.

“Kjo administratë është pothuajse në mbyllje të procedurës. Pasi shumë kompani ne i kemi çuar në gjykatë, një nga ato është ‘Sudja’, 3 të tjera janë të mbyllura, 2 janë në shqyrtim. Më pas ngelen për t’u trajtuar “Vefa”, “Silva”, “Cena”,“Gjallica” dhe “Xhaferri”, të cilat kanë asete të pa shitura”, tha Zini Tollozhani, administrator i Shoqërive Huamarrëse.

I pyetur për asetet e firmave piramidale të dërguara për shitje,  Tollozhani deklaron: “Nga të gjitha kompanitë, ne kemi 25, janë banesa, janë troje si edhe magazina. Vlera e këtyre aseteve është brenda vlerës së përcaktuar koeficienti me VKM. Presupozohet se kjo vlerë është marrë dhe është brenda sasisë së parave që do të shpërndahen”.

Zoti Tollozhani nuk mund të bëjë publike sasinë e parave që do të shpërndahen pasi shuma do të varet nga ecuria e ankandeve që do të zhvillohen, por thotë se në bazë të koeficientit të përcaktuar çdo kreditor do të marrë përqindjen e depozituar.

“Kompania ‘Vefa’ e ka 11%, ‘Silva’ 25.15%, ‘Gjallica’ 2.41%, ‘Kamberi’ 7.2%, ‘MLeka’ 34%, ‘Populli’ 60% dhe ‘Xhaferri’ 40%”, deklaroi zoti Tollozhani.

Në fund administratori i Shoqërive Huamarrëse u bëri thirrje kreditorëve që t’i drejtohen bankave për të marrë paratë e tyre në bazë të koeficientit të përcaktuar.

8 komente në “Top 10 skandalet financiare më të mëdha të të gjithë kohërave (Shqipëria mban vendin e pestë)”

  1. europiani says:

    dhe arkitekti dhe strategu i Piramidave ishte kllouni i shpellave sallomi i shiqeres.

  2. populli says:

    Duhet prap Sali B. ne pushtet e te kthehen edhe nje here piramidat. Popull idiot. Me gjithe ate gjeme qe u solli shqiptareve ne 97, prap sollen ne pushtet Saliun ne 2005.

  3. feniks says:

    Zoti moderator!!!
    Po na CORIENTONI me kete lajm!!!
    Per cfare kohe behet fjale???
    Per cfare likuidimesh flitet,per atehere,pas 97-tes apo te tjera tani!!!
    Beni sqarimin e nevojshem se kuptohet sikur po flitet per nje NDARJE SHTESE TE tanishme!!!
    Doemos qe keshtu na intereson,se sa do qe te marrim,nuk jane as 10% e humbjeve tona!!!
    SHKURT:
    A KEMI GJE PER TE MARRE TANI APO JO???

    1. Agroni says:

      Feniks, bënte fjalë per te tjera likuidime, tani. Nëse ke pas para tek firmat e siper renditura mund te marresh diçka.
      …..përsa i perket lajmit, vetëm vendi i peste? Mendova se do ishim te paktën tek vendet e podiumit. Çfarë vuajtjesh per shqiptarët e shkrete.
      Me kujtohet mirë kur shpellari doli ne TV publik dhe deklaroi se lekët e shqiptareve ishin te sigurta, vetëm 5 dite para falimentimit te firmave……duhet te ishte ne burg!!!

  4. Bill says:

    Perse nuk shkon para drejtesise themeluesi I ketyre-i padiskueshmi themelues – Sali Berisha? Provat dhe faktet jane MAL I MADH!???

  5. shqiptari says:

    Piramidat jane akoma ne funksionim te plote ne Shqiperi,petagog te rendomte pa karakter me ne krye ENGJELLUSHE THOMAIN jane duke perdorur universitetin JUSTICIA per te genjyer popullin e varfer dhe u kane marr mbi 150 familjeve parate dhe te gjithe hiqen sikur kjo dukuri eshte pjese e te kaluares.Kjo plage eshte akoma e hapur ne vendin tone deri sa te futen keto fundurina ne burg dhe femijet e tyre te shlyhejn popullin po po familjet.

  6. lymi says:

    Po per Sali malokun dhe Bode injorantin thuhet gje?

  7. Per sa kohe qe ish presidenti i Shqiperise per ate periudhe , Sali Berisha dhe ish kryeministri Aleksander Meksi nuk i jepen drejtesise per t’u ndeshkuar rende per krimin qe kane bere duke u bere pale me krijuesit e ketyre firmave neper mes lejimit dhe inaugurimeve te tyre ; vete shteti shqiptar do ngeelet siq eshte sot e siq u kthye ne vitin 97 PIRAMIDE . Qeveria e dal nga zgjedhjet e 23 qershorit nuk po i zbaton premtimet e veta ne kete drejtim . Gogel-per dushk , siq ishte ajo e Fatos lesh Nano hajdutit me me Ilir hajdutin e tanishem ashtu dhe tani e Rama Ilir floriri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje