Qeveria po bëhet gati të anulojë një kontratë të rëndësishme koncesionare?

18 Prill 2014, 17:54Politika TEMA

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapin e parë për të anuluar një nga kontratat më të rëndësishme në fushën e hidrokarbureve në vend, sektor ku kompanitë që operojnë, prej 10 vitesh, deklarojnë se dalin pa fitim.

Vizion Plus siguron shkresën zyrtare që Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë si dhe Avokaturës së Shtetit, ku i kërkon gjetjen e një kompanie konsulente e cila të ketë eksperiencë në fushën e arbitrazhit, pasi çështja e anulimit të kontratës rrezikon të përfundojë në drejtësinë ndërkombëtare.

Në shkresën e firmosur në datën 17 prill, nuk bëhet e ditur se kujt kompanie i referohet, por ajo që kërkohet është nevoja për një konsultim, me qëllim parapërgatitjen e shtetit shqiptar në rast të arbitrazhit të mundshëm.

Bëhet fjalë për të anuluar një marrëveshje koncesionare mes një kompanie me kapital të huaj dhe Albpetrol-it.

Aktualisht në tregun e hidrokarbureve operojnë dy kompani “Bankers Petroleum” dhe “Stream Oil”, ndërsa kompania e tretë “Sherëood” është një degëzim i “Bankers Petroleum”.

Ndaj revokimi i licencës bën fjalë për një nga dy kompanitë në treg.

Burime konfidenciale i thanë Vizion Plus-it se arsyeja e anulimit të koncesionit është se një prej kompanive nuk ka respektuar kontratën e nënshkruar.

Prej 10 vitesh buxheti i shtetit nuk përfiton asnjë lekë tatim fitimi nga kompanitë e naftës, pasi ato deklarohen pa fitim.

Të dhënat kanë treguar se kompania “Bankers Petrolim” ka një prodhim ditor që shkon mesatarisht në 3 mijë tonë në ditë, sasi e cila shitet në tregun ndërkombëtar.

Nga ana tjetër të dhënat nga Albpetrol faktuan se në 8 vitet e fundit kompanitë kishin deklaruar shpenzime në shumë 1.5 miliardë dollarë, për të cilat nuk kishin mbetur fatura.

Këto të dhëna faktojnë se në këtë sektor më i humbur del buxheti i shtetit pasi nuk arkëton atë që i takon.

25 komente në “Qeveria po bëhet gati të anulojë një kontratë të rëndësishme koncesionare?”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Keta kane 10 vjet qe punojne ne fushe floriri dhe “dalin” me duar ne xhepa..Kodosher..Prijini aktivitetin more kushdo kompanie qe perfaqeson dhe c’fare shteti..Interesi publik shqiptar ne rradhe te pare..

    1. Andi says:

      Ku jane ministarte qeverise. Berisha me te tijet nxjerr cdo dite nga nje geneshter dhe ministrat e qeverise, me perjashtim te Mimi Kodhelit, nuk kane bere asgje per te demaskuar, diskredituar dhe futur ne burg te gjithe ata qe kane vjedhur parate e popullit. Lidhur me faktin qe qeveria do te hedhe ne gjygj kompanite hajdute eshte mire te lini qeverine te punoje dhe mos nxirrni letrat e punes se qeverise ne treg. Lereni qeverine te punoje.

    2. adri says:

      Tu nderpritet kontrata dhe te dergohen per ndjekje penale nese kane abuzuar dhe shkelur ligjin. Kane shfrytezuar pasurine e nentoken shqipetare per kaq vite dhe genjejne se dalin pa fitim. kjo eshte nje perralle sic duket ata do te quajne vetem se dalin me fitim kur te mbushin dhe mbulojne te gjitha borxhet e tyre e te bejne te gjitha qejfet e tyre kudo neper bote. dhe jo vetem qe kane fituar miliarda por dhe kane demtuar mjedisin dhe shkaktuar deme ne jeten edhe shendetin e njerezve.
      me ata pasurite natyrore nentokesore sic ka nafte shqiperia nuk duhet te vuaje kurre.
      Ju lumte qeverise se tanishme qe po ben nje verpim ne mbrojtje te interesave kombetare.
      Ju Lumte. Kjo tregon se kjo Qeveri eshte per Shqiperine dhe per Shqipetaret.

  2. Andrea says:

    Si njera, Bankers, ashtu edhe tjetra, Stream, jane kompani anonime dhe qe ne ARKEN e Shtetit Shqiptar nuk kane depozituar ate qe cdo kompani koncensionare do te depozitonte ne rast se do te ishin nen kontrollin e nje shteti tjeter, si p.sh. France, Britani, Gjermani, Zvicer e tj. Pra FITIMI i ketyre kompanive ka shkuar kryesisht ne xhepat e “padroneve” anonime, por dyshohet kryesisht ne xhepin e ish-kryeqeveritarit te Qeverise shqiptare Sali Serbi – strumbullarit te grabitesve te Naftes Shqiptare.
    Dihen shume fakte qe nxjerrin ne pah kete pjese te grabitjes te Nentokes Shqiptare, dhe per cudi Qevria e tanishme vonon te veproje, ne kundershtim me pritshmerine e Naftetareve, ish dhe qe jane ne aktivitet pune, por edhe ne kundershti me Ate c’ka ju premtua ne prag te Zgjedhjeve te 23 Qershorit prej Edi Rames-sot kryeminister, si edhe kandidateve per deputet te Rajoneve naftembajtese: “shkulje” te Koncesioneve-shushunja te Naftes Shqiptare nga Trupi i Shqiperise.

  3. ILIRET says:

    Te gjithe flasin kur vjen puna, per drogen ne Lazarat. Por te gjithe duhet te bindin veten e tyre se Lazarati eshte nje zero, ne krahasim me cfare ndodh dhe cfare behet ne zonat tona naftembajtese. Dilni nje here dhe shifni ne Marinez e Sheqishte te Fierit. Kolumbi e kaluar Kolumbise. Qindra puse e depozita nafte. Dhjetra minirafineri, ose distileri nafte, qindra kamione e mjete te tjera qe levizin lart e poshte, autobote e autocisterna qe hyjne e dalin ne zone, mjete me license e pa license, me dokumenta e pa dokumenta, te medhaja e te vogla, deri tek bidona nafte te cilet te mbushura e tregetojne ate me 1 100 leke litri kur ne karburantet tona shitet deri 2 000 leke.
    Shteti, ndoshta e di ku ndodhet kjo zone, por ashtu si ne Lazarat, nuk ka hyre ende aty. Ose hyjne individe te tij, qofte edhe te policise te shtetit qe shoqerojne autobotet e naftes ne destinacionet trafikuese.
    Atje te thone se thesi me lek, qe dikur e merte dikush ne qeverine e PD, sot i shkon dikujt ne qeverine e PS.
    Xhirua e parave qe ne Lazarat behet gjate gjithe vitit, ne zonen naftembajtese behet per nje dite te vetme.
    Kush nuk beson ne keto qe lexon ketu, le te mare nje dite mundimin te shkoje e te kaloje, vetem te kaloje ne rruget e zones, pasi ne brendesi te shpelles te erret e ka te veshtire te hyje dhe do te bindet se nuk eshte keshtu sic po lexon ketu.
    Eshte njeqind here me keq sec pershkruhet ketu. Perandoria e naftes leviz dite e nate. Leviz me miliona dollare cdo dite, ku me shume se gjysma nuk dihet ku perfundojne.
    Shkoni dhe binduni se kjo qe keni lexuar eshte nje gje e kote. Do te keni cfare te tregoni pastaj.

  4. ILIRI says:

    Jo vetem anulim te kontrates,qe po e po ,por duhet Qeveria Shqiptare ti hedhi ne arbitrazhin Nderkombetar per mos pagim te asnje leku ne favor te shtetit Shqiptar tere keto 10Vjet qe operojne keto kompani fantazma.Qeveria urgjentish duhet te dali hapur ne Popull dhe te deklaroje keto poshtersi te ish qeverise se tradhetarit sali Berisha,i cili per dite na del ne face book e na ben sikur pergjerohet per popullin,me gjithe ate lapangjozin e tij, basha.

  5. AK47 says:

    3000 ton jane 15000 barrela nafte ne dite, shumezuar per 100 dollare mesatarisht bejne 15000×100=1500000, pra nje million e gjysem dollare vetem nga nafta nese do ta shisnim ne ne Itali, po nga kromi, sera, bakri?

    Dhe ne hapim fasone, na keni kthyer si kineze duke qepur breket e europianeve…Legena,

    1. bobi says:

      Brravo AK47, t’u befte pushka top! Po a e di kush i kontrollon fasonet? Koklopa i madh, ai i madhi fare, qe ka nje dore ne revani nje ne bakllava, ose kryekurva e Shqiperise, si thote edhe kenga e Ali Asllanit:
      “…teksa fshati i varfer digjet, kryekurva nis e krihet”. Ja kjo po qe eshte Rishkerdhim edhe njehere nga te kryedegjeneruarit, ai qe u shkerdhye njehere me doktorin dhe te tijte dhe tani po shkerdhehet me piktorin dhe te tijte. Dhe tani rri tamam si kryekurve, pasi i ka provuar te gjitha ben te mirin me te gjithe, u rreh shpatullat dhe u fut gishtin.

    2. gent says:

      jane 550 milione USd ne vit nga shitja e naftes
      Lazarati e ka xhiron te pakten 1000 milione Euro ne vit (1/4 e 4000 milion eurove qe llogaritet ne rruge)

  6. beni says:

    SHYQYR me ne fund qe qeveria po ben nje pune te mire,qe po anulon keto koncesione qe jane ne dem te ekonomise te populit shqiptar,biles qeveria shqiptare duhet te anulloje te gjitha koncesionet me kompani te huaja ,ne nafte ,krom, energjitike e kudo, e ti jepen ne KONCESION VETEM KOMPANIVE SHQIPTARE.

  7. iliria shqiptare says:

    Te nxirren jashte te gjitha kompanite mafioze qe kane operuar ne territorin shqiptar me pelqimin e tradhetareve te vendit dhe mendjeshkurteve.

  8. marinza hajduti i solarit says:

    ilir ke shum te drejte kjo qe behet ketu i kalon cdo vjedhje apo trafik qe ndoth ne shqiperi, botet te panumert qe shumica levizin naten drejt portit te vlores nuk i kontrollon njeri e nuk japin llogari asnjerit, po shyqyr zotit qe sa ishte partija demokratike na lan dhe ne te zones te mernim na nje bidon naft ta shisnim se ne zonen e marinzes po nuk qe i punesuar e vetmja zgjedhje eshte te vjedhesh na nje bidon solar e te ushqehesh. demokratet nxuaren miliarda ne zonen e marinzes nuk lan azgje ne kembe pyll me hekur ishte zona po te vish tani nuk gjen nje shtyll ne kembe

  9. genti says:

    Letra e famshme qe thote vizion+ eshte ne faqen zyrtare te akbn, te gjithe mund ta shohin. Kompanoa eshte bankers, edhe pse ata e mohojne. Te shporren keta mashtrues anonime dhe bujrum kompanive si shell!!!

  10. besi says:

    STREAM OIL , KOMPANIA E MOTRAVE VOKSHI , GJYNAH JU A KA BERE DHURATE BERISHA

  11. moisiu says:

    Sale,shpejt nje deklarate ne” face buk”,se po goditen firmat e huaja private qe dhe po dalin me humbje ,te shkretat ato ,dalin me humbje qe prej 10 vitesh dhe ne duam ti perzejme !Per ne qe nuk ngel asgje nuk ka problem,ato te mos humbasin,kapini plehrat me shkelma bytheve ,terhiqini si zagare dhe e tregojne humjen ato se kujt ja paguajne !

  12. Pse , deri dje ,kur nentoken e naftes e kontrollonte shteti ,kishte fitime kolosale !
    Dhe te emagjinoni,teknologjine e asaj kohe !
    Le ta marri drejteperdrejte shteti ne dore shfrytezimin e naftes dhe asnji
    kompani shqiptare apo e huaj ! Pak ,specialiste ka pasur Shqiperia ,te vihet dore
    qe fitimin ta marri 100% shteti ,dhe jo te presi tvsh,te cilen ata jane mesuar ta hane
    me te dyja duart. Le te behemi zoter te vendit ,me ne fund !

  13. dritani says:

    Nuk nis nga Bankers.
    Nis nga ata qe firmosen kontraten dhe nga ata qe pranojne qe kompania eshte me humbje.
    Futen keta ne burg dhe me pas shihet ne ia mban menderja njeriu te beje kontrata te tilla apo jo.

    Ku je o Enver?!

  14. Liridon says:

    Te lesh hajnin te te vjedhe dhe ta quash sukses se do ta lesh te lire te iki,tregon paaftesi te shtetit tone.Duhet ti behet nje analize e qarte kesaj situate dhe konfiskim pasurish kush ka gisht ne vjedhjen e shqiptarve.Vetem keshtu mund te fitohet besimi i popullit tek qeverisja aktuale.

  15. shpatar says:

    Pak cudi por nje gje eshte e qarte .Veriorve nuk u lihet pushtet.Zogu po te njejten ka bere dhe Saliu me keq.Pasurite e nentokes shqiptare kane qene dhe jane lakmi e Evropes.
    Eshte per te ardhur keq kur nje popull as 3 miljon me nje pasuri te tille vuan e nuk ngre koke.Le te shpresojme se nje dite keto pasuri do ti sherbejne shqiptarve e jo te huajve .

  16. kuq e zi says:

    duhet te zhduken kompanite anonime shteti shqiptar duhet te lidhet me kompani serioze si esso q8 aggip total etjer pastaj te shohim se dalin me humbje kto kompani …
    dhe doja te nenvizoja nuk del shteti me humbje por shqiptaret

  17. E verteta says:

    Nuk besoj ta kete te veshtire Edi Rama per ta vertetuare kete dhe per te marre masa urgjente.Se eshte keshtu dhe k/ ministri nuk merr masa urgjente atehere diheni o popull shqiptar se shqiperi nuk do kete me,le te lehin tellallet poshte dhe larte kote e kane,mafja shqiptare nuk ka per tu zhdukur kurre se do te dale me e fore se ajo Siçiljania.
    Ministri perkates ,çfar ben,drejtorite perkatese çfar bejne,a i kujtojne ndo pak premtimet ne ate zone apo jo dhe ne se jo te zhduken nga faqia e dheut si te paret.
    Nue personalishte kur lexoje keto shkrime me dridhte mishi se si shkaterrohet kjo pasuri prallore e popullit shqiptar dhe me vjen te bertase ku je O Enver edhe nje here,kush ta lexoje te mendoje çfar te doje per mua por kurre nuk akm qene komuniste dhe nuk jam.
    Une dhe te gjithe ata qe njohe une duame me çdo kushte qe pasurite e nentokes ti çfrytezojne vetem dhe vetem shqipeart dhe kurre me te huajt mjafte se na plasen me dredhite e tyre te ndyra.

  18. gent says:

    po renten minerare ja kane vjele ketyre te pakten?

  19. gentian says:

    kompanit e medhe edhe ne afrike kur shkojne ne rradhe te pare duhet te japin investim infrastuture, ne qofte se duan te shfrytezojne, ketu ne Shqiperi kan 10 vjet qe grabisin e nuk kan dhen asnje ndim per Qeverin Shqiptare, keta duhen futur ne burge e te kerkohen te paguhen taksat per 10 vjet,sic beri qeveria ruse, me kompanit qe kishin punuar e nuk kishin paguar taksat

  20. maximus says:

    cti besh atij malokut, qe i ftoji te gjithe ne shqiperi dhe ju tha vidhni e plackisni c’fare te doni por 30% te fitimit e dua une, kush i ha keto brockulla, kane 10 vjet qe grabisin shqiperine, dhe me ato paga qesharake qe paguajne punetoret dhe dalin me humbje, te gjithe ata qe kane shfrutezuar burimet natyrore te shqiperise duhet te kalojne ne vrimen e gjilperes dhe te ndiqen penalish dhe gjoba sic ben gjith evropa dhe Afrika po te doni.

  21. toni fr says:

    Bankers jep 51% te fitimit albpetrolit dhe ja jep nafte bruto te cilen albpetrol ja shet kompanive te tjera me 1 usd litri,ndersa bankers paguan para per investime dhe kerkim zhvillim te cilen e nxjerr me humbje por nderkohe paguan gjithe detyrimet e tjera pervec tatim mbi xhiron dhe perdor pwr vehte nafte pa akcize meqe leshtu eshte ligji dmth keta fitojne para nga ne dhe nderkohe perdorin nafte minus 40% te cmimit akciza dhe minus 10% te tatim fitimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje