INTERVISTA/ Pëllumbi: E majta duket sikur nuk e ka marrë ende pushtetin

18 Prill 2014, 18:25Politika TEMA

Intervistoi: Skënder Minxhozi

Servet Pëllumbi, ish-kryetari i Kuvendit dhe njëri ndër politikanët më të vjetër e me përvojë të periudhës së pluralizmit, formulon qëndrime kritike për situatën në Shqipëri, për opozitën dhe Partinë Socialiste. Në një intervistë të gjatë për revistën “Java”, ai shprehet se maxhoranca po përpiqet të korrigjojë një kurs drejtimi të vendit, që ka lënë pas një situatë depresioni e skepticizmi të përgjithshëm. Megjithatë, duke folur për gjendjen brenda PS, ai thotë se marrëdhëniet mes forumeve, demokracia e brendshme dhe standardet e tjera statutore, kanë bërë që Partia Socialiste të duket tashmë si një fiksion. Ai thotë gjithashtu se marrëveshja mes LSI duhet të vijojë.

 

Profesor Pëllumbi, si e gjykoni, nga pozita e një politikani të tërhequr nga politika aktive, por edhe e një studiuesi me stazh të gjatë, situatën aktuale që kalon vendi? Ka një dilemë të përjetshme shoqëria shqiptare, mes shpresave të mëdha dhe një lloj skepticizmi endemik, sipas të cilit “ky vend nuk bëhet”. A “po bëhet” Shqipëria një vend më i mirë, sipas jush?

Situata aktuale në Shqipëri ka të gjitha tiparet e një vendi,që pasi ka lënguar për një kohë relativisht të gjatë në krizë ekonomike, politike e sociale, po përpiqet të rikuperohet përmes vështirësish të shumta dhe hapash jo dhe aq të sigurt nga ana e qeverisë së re. Për më tepër, që garnitura e mëparshme e pushtetit të PD-së, sidomos gjatë mandatit të dytë, përmes një propagande bajate e manipuluese, u kujdes veçanërisht për të fshehur gjendjen reale, për të mbuluar dështimin e qeverisjes, dukuritë e krizës ekonomike, korrupsionin kapilar, devijimet e rrezikshme në ndarjen e funksionimin e tre pushteteve dhe të demokracisë. Madje, për të zbatuar deri dhe strategjinë e “tokës së djegur”, me shpresë se kështu u shtohen shanset për t’u rikthyer në pushtet.

Më pyetët, a po bëhet Shqipëria? Në të vërtetë këtë pyetje ma kanë bërë shumë herë në takime spontane që kam pasur anë e mbanë vendit e që nuk janë të pakta. Kuptohet, pa pasur ndonjë angazhim politik konkret. Gjithsesi, kjo pyetje dëgjohet gati në të gjitha nivelet e shoqërisë sonë, sidomos tek brezi i ri i qytetarëve shqiptarë, që ka dhe nivelin më të lartë të papunësisë. Pyetje e vështirë e komplekse. Realisht po ndodh jo vetëm shpërfytyrimi i sistemit demokratik, por dhe shpërfytyrimi i shqiptarit, i jetës dhe i shëndetit të tij mendor, bjerja e vlerave kombëtare e njerëzore, familjare, prindërore, vëllazërore e miqësore. Tragjedi e drama sociale të përditshme. Krime monstruoze, tritol dhe aksidente, humbje të shumë jetëve njerëzore. Sa shumë informacione pesimiste “bombardojnë” vetëdijen tonë çdo ditë…

Ç’po ndodh? S’po i njohim më njerëzit, rrënjët e ekzistencës sonë, historinë, traditat, moralin, se çdo gjë shahet, përdhoset, aq sa duket s’kemi më ku të mbahemi. Në nivele të larta të politikës “kundërmon era e çorbës së prishur”! Po bien “mure e tavane” të ndërtesës tonë shoqërore. Qyteza e fshatra që fshihen nga harta. Shqipëria normale, ku mund të jetohet e punohet, po shndërrohet në një ëndërr të largët. Kjo përbën një përgjegjësi të madhe për klasën e sotme politike. Ndërkohë, ky lloj degradimi kërkon një shkundje të përgjithshme, duke filluar nga partitë, nga klasa politike e më tej tek masa e qytetarëve, për të shpëtuar njeriun tonë që “vret”kohën në kafenetë e shumta të shndërruara në “institucione të thashethemeve”! Thënë ndryshe, kërkohet një rilindje mendore kombëtare.

Më konkretisht, mendoj, se për realizimin e këtij objektivi, së pari, kërkohet reflektim, njohje e thellë e realitetit, ashtu si është në të vërtetë, sepse të vërtetat që fshihen, do të thoshte F.Niçe, transformohen në katastrofa; së dyti, shoqëria civile dhe mbarë opinioni intelektual e shoqëror, të mos lejojnë që varfërinë ideore dhe boshllëkun shpirtëror, ta mbushin neomisticizmi dhe surrogatot e “kulturës masive”; së treti, nuk mendoj se e teproj po të ritheksoja, se pa një ide të qartë kombëtare e patriotike, pa një lëvizje për emancipim mendor, filozofik, kulturor, etiko-moral, arsimor, teknologjik, ekologjik etj, shoqëria shqiptare nuk mund të reformohet e të rilindë, nuk mund të ecë përpara me ritmin që kërkohet në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe të konsolidimit të demokracisë.

Zgjedhjet e 23 qershorit krijuan një konfigurim të ri politik në vend. Si ju duket marrëdhënia mes pozitës dhe opozitës, dhjetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve?

-Që në fillim do të theksoja një veçori karakteristike: Partitë politike tek ne i përngjasin një arkipelagu ishujsh, që as japin as marrin ndërmjet tyre. Kjo vazhdon të sjellë veçse pasoja negative, sepse demokracia është bashkëpunim, dialog, zgjidhje bashkërisht të strategjive të zhvillimit dhe të halleve të njerëzve. Tek ne paradokset zëvendësojnë njëri tjetrin. Populli me pjekuri votoi më 23 qershor 2013 për të krijuar një konfigurim të ri politik.

Po ç’po ndodh realisht? PD vërtet nga votimi kaloi në opozitë, por po sillet sikur të jetë ende në pushtet duke vazhduar,së pari,të deklarojë se elektorati u tregua mosmirënjohës ndaj saj,së dyti, që gjynahet e veta të shumta t’ia faturojë mazhorancës aktuale prandaj dhe nuk pranon asnjë lloj bashkëpunimi reformues e demokratik. Qeveria nga ana e vet 10 muaj pas zgjedhjeve duket sikur ende nuk e ka marrë pushtetin, po vepron me ngadalësi dhe e pa vendosur. Ndërkohë, fjalët vërshojnë lumë nga të dy krahët. Lufta politike njëlloj si më parë: konfliktuale, alogjike dhe banale për nga gjuha që përdor. Do të mjaftonte qoftë dhe vetëm një analizë e shpejtë e seancës skandaloze parlamentare të 20 marsit 2014 për të thënë se kështu nuk mund të të vazhdohet më tej.

INTERVISTEN E PLOTE E GJENI TE BOTUAR TE SHTUNEN NE REVISTEN “JAVA”

22 komente në “INTERVISTA/ Pëllumbi: E majta duket sikur nuk e ka marrë ende pushtetin”

  1. Aldi says:

    E majta e marre dhe po e drejton vendin sic duhet.

    1. adri says:

      E vertete personat qe dalin e bertasin per konsensus duhet te ishin ne banken e te akuzuarve dhe jo ne parlamentin e politiken shqipetare . Ata qe kane bere aq deme te medha ekonomise dhe mireqenies se shqipetareve qe kane qeverisur me brutalitet dhe jo sikur qeverisnin nje vend te lire duke dhunuar ligjet e shtetit, duke mos perfillur ligjin,duhet te dalin perpara drejtesise per te gjitha shkeljet ligjore qe kane bere dhe qe jane konstaruar nga Qeveria e ardhur ne pushtet.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Eshte absurde te degjosh L.Bashen duke kercenuar,kur ai duhet te jete ne duart e drejtesise.
    Njerzit e emeruar se fundmi ne institucione,i kane kthyer shpinen forces se tyre politike,po “forcojne” pozitat e tyre duke bashkepunuar per ta patur “mire” me pushtetin e nesermen !
    Ky takem nuk e ka mendjen te luftoj,per te korigjuar gabimet,por te ruaj statukuone,duke ruajtur interesin personal.
    Socialistet shpesh i degjon dhe i shikon te duken si”demokrate”,kur ata duhet te luftojne per te mbrojtur platormen e tyre politike,programin per te cilin jane votuar.

  3. BASHA DHE BERISHA JENI TURPI I KOMBIT, PRANDAJ LARGOHU. says:

    Pune Sevetash.

  4. nibiru says:

    ku merret me vesh ku fillon e majta dhe ku mbaron e djathta.nje person i quajtur ilir shkembi,ne kohen e pd drejtor shitjesh ne kesh dhe ne ujesjelles sepse gjithnje shkonte pas sait dollapit,me toka dhe 5 shtepi ne pronesi te gjitha te blera ne kohen qe punoi(7 vjet) tani fut te shoqen drejtoreshe auditi ne ministrine e gjiknurit sepse ishin miq pavaresisht se e shoqja kishte 6 vjet qe rrinte ne shtepi.I majte apo i djathte jane lojra banale sepse ndasia eshte i tarafit apo jashte tarafit.

    1. kurioz says:

      Te te jap vetem nje hollesi ( jo per te te acaruar me shume)!!! E shoqja eshte e motra e Kreshnik Collakut!!!!! Do me shume per Belulin? Eshte e gjitha fasade, kush eshte cun tirone i njef mire!

  5. eksperti says:

    analize perfekte

  6. Andi says:

    Bije dakord me analizen e z. Pellumbi ne pergjithesi dhe ne vecanti me pohimin qe qeveria nuk e ka marre akoma qeverisjen ne dore. Edi dhe koleget e tij te trembur nga presioni qe BE mund te mos e pranoje Shqiperine ne klubin e saj po ben shume leshime negative ndaj minorances. Qeveria duhet te eci e vendosur dhe me guxim drejt ndryshimeve qe u votua te beje. Pastroni administraten nga krimbat e PD-se. Pastroni SHISH qe po u jep helm PD-se ne menyre te perditshme. Pastroni presidencen nga helmimi dhe kundershtite e perjaveshme. Pastroni drejtesine nga krimbat qe po e hane per dite. Merrni ne dore fatin e vendit dhe thyeni kokat e atyre qe dalin te protestojne kur nuk e kane drejt. Populli eshte pas juve, ju mbeshtet fort. Mjaft me me niperit e Esad Pashe Toptanit. Europa nuk do ta pranoje Shqiperine sepse Shqiperia eshte myslimane, por te pakten punoni per popullin tuaj dhe mos e cani koken per Europen apo se cfaec thote PD. Kur PD ishte ne pushtet beri si i donte qejfi dhe nuk pyeti as per Europe as as per protestat tuaja. Pse ju jeni kaq te frikesuar nga PD-ja. Lereni te lehe e as mos shkoni ne Kuvend. Bersiha dukej nje here ne dy mauj ne Kuvend. Perse ju shkoni cdo jave. A e dini se cdo te thote te humbi kohe ne Kuvend, e gjithe kryeministria (Kryeministri dhe Ministrat), per nje vit? Jane plot 48 dite te humbura me brockulla te Berishes me langojte. Keto 48 dite mund ti perdorni te beni punen me mire per popullin qe ju votoj. Europa do ta fuse Shqiperine kur ju te afroheni me Rusine apo me Kinen. Bejeni kete dhe do te shikoni se si Europa do tju mbeshtese menjehere. Merrni nje delegacion dhe shkoni ne Rusi. Sillni biznesmenet ruse dhe kineze ne Shqiperi dhe do te shikoni se si Europa do te vrapoje. Nese nendetset e Rusise vijne ne Vlore do ta shikoni Europen te dridhet ne kembet tuaja. Beni politike si Titoja e Sebia qe dine te pine dy sisa njeheresh (Perendimindhe Lindjen). Perse e pranuan Serbine sepse ishte e mire apo sepse luajti karten e Rusise. Qe Serbia te mos merrej nga Rusia Europa e pranoj menjehere edhe pse ata ishin nazistet e shekullit te 21 ku vrane dhe kaluan ne sater miliona njerez ne Ballkan.

    1. Eri says:

      E kane marre qeverisjen ne dore,por se prapthi.I bejne karshillek kushtetutes,cenojne intitucionin e presidentit etj paudhesi.Nese u mjafton tu thyejne brinjet atyre qe protestojne dhe te heqin nga puna cdo kend te vene gjate 8 vjeteve edhe ose mund te jene te afte e ti zevendesojne me rrodokop qe ushqehen gjithe diten me urrejtje ndaj atyre qe s’jane me PS a LSI ,vazhdoni.Por,s’beso tu pri mbare.Prof.Pullumbi nuk duhet te mjaftohet me kritikat ndaj 8 vjeteve PD,ndryshe i bie te mos jete as i pavarur ne andlizat e tij,as i besueshem.

      1. Andi says:

        @Eri – Ska asnje karshillek ndaj Kushtetutes. Jane te gjitha genjeshtra, mashtrime, dhe halucinacione te PD-se. Te gjithe ata qe po heqin jane te vene ne pune nga PD pa konsensusin e PS-se dhe pa merita. Qeveria e Berishes beri spatrimin apokaliptik te papare te administrates dhe e mbushi me veterinere qe arriten te marrin edhe Predisencen, qe nga Presidenti Bamir Topi dhe keshilltaret e drejtoret apo sekretari i pergjithshem i Presidences. Keta ishin rondokopet e PD-se. Po ashtu Ministria e Brendshme ishte mbushur me veterinere dhe njerez pa profesionin e duhur. Shume njerez u vune ne pune pa merita dhe meritojne te lene vendet e punes. Shume intelektuale u luftuan dhe u larguan madje shume syresh kane lene edhe vendin pikerisht sepse nuk pane drite jeshile ne Shqiperi dhe po shkelqejne ne vendet e huaja. Familjarert e anetareve te PD kane mbushur administraten publike, jo per merita por sepse ishin anetare te familjeve te tyre (nepotizem). Presidenti ska treguar asnjehere qe eshte i pavarur. Ne cdo gje qe ben e ka politike dhe ne mbeshtetje te hapur te PD-se. Eshte Presidenti me medioker dhe me i varur nga politika i Shqiperise. Drejtesine e ka lene ne pike te hallit, mbrojtjen e ka lene ne pike te hallit, sigurine e vendit ne pike te hallit. Visho Ajazi, i SHIK-ut te 1997 u vendos prape ne drejtimin e SHISH. Komplet emerim politik dhe pa konsensus. Shiko se cfare ben, pergjon ministrat, drejtoret, dhe te gjithe te emeruarit e rinj, por asnje gjykates te korruptuar, asnje nga presidenca, asnje nga institucionet e drejtuara nga PD. Eshte komplet institucion politik. Pellumbi ka qene anetar i PS dhe smund te shkruaje ne mbeshtetje te PD-se kur ajo ka shkaterruar vendin gjate 23 vjeteve (minus 8 vjet te Nanos qe vodhi si Berisha sa i deshte qejfi). EShte koha per ndryshim. Ndryshimi nuk behet me administraten e politizuar nga PD-ja dhe me kercom vals sic po ben Edi. Duhet guxim dhe trimeri te besh reforma per se mbari dhe te mos terhiqesh nga mandati qe te eshte dhene nga frika se mos nuk do te futesh ne Europe, kur Europa nuk ka per te na futur ne klubin e saj as per 100 vjet. Qofsha i gabuar.

  7. Niku says:

    E majta nuk do e marre kurre pushtetin sa te jete Rama ne pushtet. Ai e urren te majten njelloj si te djathten, madje me shume akoma. Sllogani i tij ne 2005 ishte pertej te majtes dhe te djathtes …. Profesor shijo moshen e trete sepse gjenerata juaj nuk ka per te gjetur as mirenjohje dhe as vleresim ne pushtetin e Edi Rames. Ai nuk i njeh keto ndjesi apo detyrime.

  8. shpetim says:

    Interviste e matur per nje realitet jo premtues, me kete ecuri te deri sotme te qeverisjes.
    Kete pershtypje me la kjo interviste.

  9. Gregori says:

    Nje ide fantastike, kjo e juaja Andi. Te lumte, i ketij mendimi jam edhe une, te pershendes, me pare Shqiperia e shqiptaret, pastaj Europa.

  10. Leone says:

    . Z . Pellumbe ke te drejte se keta flasin sikur Jane ne opzite, I thone Imamit ti keshtu ti ashtu nese ke kellqe bej dicka te hajrit se njerzit prandaj votuan po si thote nje fjale e urte dielli duket qe ne mengjese.

  11. eshte per te ardhur keq ,qe nji pjese njerezish , duke perfshire ketu edhe politikane ,nuk kane konceptin e te drejtuarit te nji qeverie ,dhe as sensin e te berit politike !nuk kane as durim qe gjerat te mos shtyhen ,por te vendosen ne menyre natyrale ne vendet e veta !mendoj se jane mesuar te kuptojne ,se qeverisja duhet te behet me nerva ,me rrahje grushtash mbi tryeza,dhe me kercenime ….po ajo nuk eshte demokraci ……demokracia ka vene ligjin qe ti beje keto gjera dhe jo njerezit….te kuptohemi….

  12. kozmo says:

    Z.Pellumbi ato cfare thoni per ish qeverine opozita sot
    qendtojne ,por sikur shume pak e kritikove kete qeverine
    e re ,e cila meriton me shjme per tu kritikuar ,
    Heren tjeter mos i kurseni shume fjalet ,sepse te dyja pacavure jane

  13. SevRet Katovica says:

    Ky DUN BI U-ja apo si e quajne imzot Pellumbi,nga flet,ne emer te kujt flet e per ke popull vend demokraci e parlament e ka fjalen?
    Mire qe na e ngordhen gomarin po tani na vine dhe verrdalle si miza kali.KETA ISHat jane shkaketaret kryesore qe e dogjen kete vend e tani bejne leksione per 10 muaj qeverrisje per te harruar 22 vjet kasapane.KETA DUHEN KALBUR BURGJEVE TA MARIN VESH SE POPULLI KA 22 PA BUKE E ME FEMIJE BARKTHARE E AQE ME TEPER SHQIPETARE GOMARE QE NA I THONE EDHE ‘PROFESOR’KAQE MERITOJME KUR KRIMI DHE KORRUPSIONI BEN AKOMA LEKSIONE NEPER GAZETA LETER HIGJENIKE TE SALIUT E SALISJANEVE TE MAJTE E TE DJATHTE E NA MARIN PER IDJOTE DUKE NA THENE SE FAJIN E KISH 100 VJET ME PARE KATAVICA.

  14. aratisur,syrgjynosur says:

    ke te drejte profesor pellumbi,po edi rama nuk eshte i majte, eshte abuziv te ps, un intruso

  15. PYETJA says:

    Vertet ju duket se nuk qeverisin te majtet?
    Vertet akoma po jetojne jehonen e fitores?
    Eshte e vertete.
    Kush njeh bazen,(jo deputetet e PS dhe kryetaret e partive),por ata qe bene te mundur fitoren e kesaj force,kupton se sa shpejt,u shkeputen nga njerezit qe i zgjodhen keta eksponente te PS.
    Perse nuk behen reforma,perse nuk hiqet presidenti,perse nuk behet ligji per korupsionin e gjykatesve dhe prokuroreve,perse nuk hiqet LLalla,drejtori SHISH?etj,etj?
    SEPSE NUK KA BESIM EDI RAMA AS TEK DEPUTETET E TIJ AS TEK LSI.MOS U LODHNI TE KERKONI ARESYE TE TJERA.DHE ME E RENDESISHMJA SEPSE PS E KA TRADHETUAR BESIMIN QE JU DHA NGA BAZA.KJO SHKEPUTJE DO JETE FATALE NE QERSHOR 2015.

  16. beni says:

    ka te drejte serveti e majta se ka marre akoma pushtetin ate e ka berisha me hajdute e kriminel e keta jane ne pune e ne tjeret sillemi poshte e lart me shprese per nje vend pune per te ushqyer femiet tane ,e dime qe ka veshtersi qeveria por te jete pak me aktive plot administrata me te pa shkolle e me te pa afte.

  17. spartak says:

    Flet per moral Pellumbi. Drejtor i Shkolles se Partise Vladimir Ilic Lenin. Flet si profesor dhe pranon ta therrasin profesor kur nuk e ka titullin Profesor, kjo eshte amorale dhe turp. Flet sikur te vije nga ndonje planet tjeter por eshte anetar i Keshillit te Urteve qe i servilosen Edi Rames. Ben sikur njeh filozofite bashkohore por ne zemer ka Karl Marksin qe ja futi ne program PS. Flet se ka vetem interesa ekonomike per djemte. Flet se ka interesa politike, se mbesa e tij Olta Xhacka u be deputete edhe prej tij. Dhe Java e merr per ti nxjerre ndonje sharrje per opoziten se mendon qe ky ka ndikim te socialistet. Po cmund te thote ky kur lexon vetem rusisht dhe adhuron Rusine.

  18. shqipetaret e vertete says:

    Shqiperia ka vetem nje rruge shpetimi:Te digjen te gjalle hajduteria e sali berishes dhe lulezim bashes ne muzeumin e zogut bashke me nipin e hajdutit dhe nexhmije hoxhen. dhe hiri te flaket ne det.Vetem keshtu shpeton kombi shqipetar dhe brezat qe do vine.Cfare pritet.Nuk ka nevoje per vendime te prokurorit dhe gjykates.ata te digjen te gjalle.Forcat speciale te kapi hajdutet dhe kriminelet e fashistit berisha dhe te filloje djegja.Nuk do kete roberi per shqipetaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje