Erdogan paralajmëron vizitë së shpejti në Shqipëri/ Meta pret zëvendëskryeministrin turk

19 Prill 2014, 10:25Politika TEMA

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan premton një vizitë së shpejti në Shqipëri.

Kjo u bë e ditur gjatë një vizite që zhvilloi në Turqi ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Ministri Bushati informoi Kryeministrin Erdoğan për zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe parashtroi pikëpamjet e Qeverisë shqiptare për nxitjen e projekteve strategjike në rajon, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar.

Kryeministri Erdoğan shprehu mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, nëpërmjet projekteve konkrete, në kuadër të angazhimeve të Turqisë në rajon, dhe shprehu dëshirën për të vizituar Shqipërinë në një moment shumë të afërt,” thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shoqëruar nga deputetët Blendi Klosi dhe Shpëtim Idrizi, priti sot Zv. Kryeministrin e Turqisë, Emrullah Işler, i cili shoqërohej nga një delegacion deputetësh të Parlamentit të Republikës së Turqisë.

“Zv. Kryeministri i Turqisë Prof. Dr. Emrullah Işler pasi i përcolli z. Meta përshëndetjet e ngrohta të Kryetarit të Parlamentit të Turqisë z. Çiçek dhe Kryeministrit Turk z. Erdoğan, u shpreh se Turqia i kushton vëmendje të veçantë forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë si në planin dypalësh ashtu edhe në planin ndërkombëtar. Në këtë kuadër z. Işler nënvizoi se bashkëpunimi i ngushtë mes Turqisë dhe Shqipërisë është një kontribut për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit.

Në përfundim të takimit z. Meta dhe z. Işler ndanë bindjen e përbashkët se projektet ekonomike dhe investimet e nisura si dhe ato të pritshme turke në Shqipëri, do të promovojnë zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin përmes vendit tonë,” thuhet në njoftim zyrtar.

33 komente në “Erdogan paralajmëron vizitë së shpejti në Shqipëri/ Meta pret zëvendëskryeministrin turk”

  1. Gezimi says:

    Shpesh thuhet se Turqia eshte partneri yne strategjik. Qofsha i gabuar, por kjo me duket jo e drejte. Turqia mund te jete thjesht partner, por kurrsesi strategjik. Ne kete kuader, nje vend i tille ndoshta do ishte Gjermania. Vini re qe firmat turke ne Shqiperi kane marre pothuajse te gjitha minierat e bakrit (dhe jo vetem ata), dhe po largojne ata qe kane standarte shume me te larta pune dhe pagese, sic jane ata kanadeze. Qeverite tona te “nderuara” duhet te bejne shume kujdes ne perzgjedhjen e tyre, e jo te nisen nga interesa meskine dhe te castit. Ky ishte mendimi im personal.

    1. Korabi says:

      Kanadezet qe kane ardhur ne Shqiperi jane me keq se turqit, plus qe po VJEDHIN nafte, pa i paguar asnje qindarke shtetit. Jam dakord qe do ishte mire qe Shqiperia te kishte partneritet strategjik me Gjermania, por a na fut ne liste Gjermania ne? Kam pershtypjen qe jo.

  2. Grigor says:

    O zot 500 vjet mezi e hoqem mutin nga kepuca, perse po na e servir tani ne tryeze si kryegjelle? Perse? C’te keni bere?

  3. berti says:

    meta ehste politikani me i besueshem ne shqiperi dhe kete e kane kuptuar dhe nderkombetaret

  4. joana says:

    Bravo Meta. je lideri i vertete i ketyre 24 viteve te fundit nejeten politike

  5. rovena says:

    kam besim se me Meten qeveria do te punojeme shume ne rritjen ekonomike

    1. Wendy-B says:

      Po moj Rovena, me Meten perpara e Erdoganin mbrapa, ‘rritje” te medha do kete Shqiperia.
      Sulltani i paska bere “magji” politikaneve tane, te tere pa dallim ngjyre i rrine mbrapa si nuse me tela.

    2. emilio says:

      Perse kam pershtypjen se berti, joana, rovena eshte I njejti person !? Meqe ra fjala, pas takimit u vendos qe Turqia te na japi ne forme ndihme 2 anije me blloqe.

      1. - homeri- says:

        — shume e sakt , te gjithe ata qe komentojne pro kryehajdutit META jane te paguar prej tij ose te punesuar ne kete pune prapagandistike …. artneriteti me gjermanin….- kerkon nuse ne qytet , por nuk te japin as ne fshat…

  6. Uji i ftohte says:

    Shqiptaret nuk duhet te levizin ne asnje drejtim pervec Perendimit.

  7. eljona says:

    shqiperia po ecen drejt zhvillimit. Edhe vete turqit e kane lene pas te kaluaren otomane. Qeveria dhe aq me teper Meta gjiothmone dhe kudo e kane theksuar se integrimi ne be eshte rruga e shqiperi. kete po e tregojne me fakte

  8. futja kot says:

    O Grigor, sa vjec je ti more?!!! se e pakse hall te madh, siklet te madh turqine, a thua se ke nja 500vite mbi supe, apo jo ndonje gjoja historian prej letre. ci keni keto reagime paranojake more se lat name lat.

    1. Grigor says:

      Turqia nuk eshte thjesht pushtuesi qe ishte 500 vjet. Perfaqeson nje fryme qe instaloi nder ne si dembelizmin, genjeshtren, rryshferin, mentalitetin e prapambetur, dylberllekun etj. Shqiperia nuk mund te modernizohet me Turqine ne mendje. Vete Ataturku mori Evropen model ne marrim Turqine. Kesaj i thone ne Gjirokaster:- U be muti i maçes per ilac. Edhe si shtet a mund te me thuash ne 1912 sa hekurudha ngelen nga turqit? Ujesjelles, sheshe, parqe, punishte, vepra arktektonike, pasuri materiale dhe shpirterore? Shkolla Fillmore, te mesme, teknike,universitete? Sa perqind ishte analfabetizmi? Ta them une. 98%. Shqiperia e 1912 trashegoi vec injorance, shkaterrim dhe mjerim. Nuk e kuptoj atehere si mund te kerkosh prape koleren? Vec ti e kupton.

  9. anila says:

    je politikani me me vlera . keshu va\zhdi dhe ne te ardhmen duke qednruar mbi palet

  10. imre says:

    @grigori,duhet te behesh synet!

    1. Grigor says:

      Ndersa ty te keshilloj te shkosh ne Elbasan. Mos qaj hallin e kendezit tim se eshte me lafshe apo pa lafshe. Sido te jete Ai ja therret kenges qe ne pike te mengjesit.

  11. Sazani says:

    Po mendoja per nje moment,se cfare mund te investoje Turqia ne Shqiperi?
    E vrava mendjen te di cfare kane ata ndonje gje te njohur ne bote?
    S`gjeta gje.
    Pastaj kujtova se c`beri Bashkimi Sovjetik dhe Kina(packa se ishte ne komunizem),kujtova Usa,Etj dhe u qartesova,se nga Turqia s`mund te pritet asnje gje e mire.

  12. y says:

    Akoma jemi ta pushtuar nga turqit.
    Mentaliteti dhe menyra e arsyeturit eshte turke.
    Skemi asnje lidhje me perendimin.
    E tha dhe bab Sala, jemi vellezer te nje gjaku me turqit.

  13. Arben says:

    ESHTE MESE I MIREPRITUR.

    MIKU ME I MIRE I SHQIPETAREVE KUDO QE JANE.

  14. Niko says:

    Turqia eshte mbrapa per vete kot nuk i thone llafit ooo Turqi esapi dhe ne arnauta mbrapa turqeve nga te marim zhillim ne. Me duket se kane bere kontrat keta tanet tu shpiem kromin dhe do marin imamballajdi.

  15. Kristo says:

    Qe eria jone duhete jetse shume e kujdeseshme nekontratat me firm a tehuaja sepse ligjet qe ka miratuar berisha jane bere vetem per te mbushur xhepat ete huajve dhe te korruptuar ve Tamio shtetit dhe punetoret nuke. Kane asje fitim prandaj te je I te kujdeseshme nga jo pasuri ete gjihteve tefitojne te Gaithe nga pake jo vetem per lalen dhe per Salem boulle me Henri Kyl barke dreqe akoma nuke u nope mose u ngopte Kure ,,,

  16. Ilir says:

    Turqve te shqiperis po i vje BABA

  17. BALEZA says:

    Sa tipa paranojak ka ne Shqiperi, per fat te keq.Kur e shet mallin ateta blen ai qe ka dhe qe mundet,e jo kujt duam ne ti shesim qe fare nuk eshte ne pazar.Po keta si soji i Grigorit e ca tjereve jane tipa ca me paragjykime te renda dhe psiqikisht te pa konsoliduar.,,Shet ate qe ke,ta blen ai qe do dhe qe eshte ne pazar se te vyshket pastaj malli dhe e hudh kot.

    1. Grigor says:

      Cfare malli qe te vyshket po te merr Turqia zotrote? Cfare nga ato qe thashe eshte paragjykim? Nqs ka ndonje mall qe vertet mund te marre Turqia je ti dhe ca si ty. Duke ju cuar ne Turqi dhe juve u gjen shpirti karar, edhe shpeton Shqiperi nga dumbabistat anadollake. Hajt rruge te mbare per tek yt ate.

  18. Fabian says:

    Ne c’do vend ku shkel Erdogan sjell vetem mjerim. Ky njeri eshte antiteza e democracise.

    Shqiperia nuk duhet te harroje ambiciet neo-Osmane e Turqise te sotme, nuk
    duhet te harroje se Turqia eshte vend me tendenca Islamiste. Fatkeqsisht Turqia ka arritur te eksportoje rryme Islamiste edhe Shqiperi…

  19. gjeo-analisti-zvicer. says:

    erdogani po praktikon te njejten politike dominuese e poshtruese me shqiperin si me kosoven.

    .se pari ERDOGANI e TURQIA praktikjne gjeo-poliktika anti-shqiptare kinder KOSOVES e SHQIPERIS si ne kohen e SUNDIMEVE te TYRE ne ish ALBANI ku fjala TURK duhet te jet nje fjale e SHEJTE per ARRNAUTET.

    .por erdogani e turqia nuk kane shance ti praktikojn kto politika ne GREQI,SERBI,BULLGARI,MAL TE ZI,KROACI e askunde ne EVROPE ,madje ase ne shtetet ARABE ne kufi me SIRIN,IRAK,ARMENI,por edhe ne AFRIKEN MYSLIMANE smund ti fute HUNDET se FRANCA ja thene BRINAT,gjithashtu ska shance dhe ase qe guxon taprovoje ne vendet kaukoze islame ne RUSI,se PUTINI ja tregon deshiren e ……)

    .ket vizite e bene erdogani per ndyshimin e HISTORIS ,ku te gjitha fjalet e termat ne libra te historis duhet te ndryshohen dhe OTOMANET te thuhet se erdhen ne SHQIPERI si TURISTA dhe jo si PUSHTUES.

    .pastaj di filloje ofenziva turke si ne kosove nga delegacione tjera turke ku do ti BINAKIZOJN te gjitha qytzetet e shqiperis me qytetet turke,qka pas binakizimit zyrtar kryetaret e bashkive te qyteteve te shqiperis ADMINISTROHET nga SHTETI TURK.

    .pastaj kryetaret e bashkive te shqiperis duhet ti nenshtrohen rregullave te SHERIHETIT ISLAME me ndertime te MIJRA XHAMIJAVE.

    .pastaj ERDOGANI do te formoje PARTI ISLAMIKE ne SHQIPERI siq formoje ne KOSOVE AKR,PD,LISBA.

    .pastaj i gjithe sistemi qeverises behet nga shteti turk deri ne asimilimin totale te shqiptarve.

    .sote te kesh vizita e takime diplomatike me ERDOGANIN eshte po si te kesh takime me S.MILLOSHEVICIN ne 1980-1999,kure dihet se erdogani eshte edhe zyrtarisht ne UNIONIN e VLLEZERVE ISLAMIST EGJYPTAS e ARABO-SAUDIT qe NDEZEN LUFTRAT FETARE VEHABO-XHIHADO SHEHIRATE ne LIBI,MALI SIRI e IRAK.

  20. Emigranti says:

    E shkreta Shqiperi,rrezikzeza,e pafata.Ja vune vulen si islamike,mbetjet turke qe u ngulen ketu,e nuk lene rast pa ia kujtu Europes se kujt i perkasin.Nuk ka asgje te keqe,thone turqit shqipfoles,te merremi me Turqine.Nuk kam as kohe as nerva me gjete foton e konferences se shtypit se Merkelit me Erdoganin,te publikuar ne gazeten Bild,por mbaj mend dialogun e te dyve te publikuar po ketu.Lutjes se Erdoganit per mbeshtetje nga Gjermania per hyrjen ne BE,Merkel iu pergjigj:Gjermania eshte shume e shqetesuar per shkeljen e te drejtave te njeriut ne Turqi dhe per akuzat per korrupsion ne nivelet me te larta te qeverise turke.Shqip pra i tha pjerdhu se mezi po te duroj.
    Ky eshte qendrimi europian ndaj Turqise,kurse ne rrokemi e puthemi me ta 4 here ne vit,se jane lidhjet e gjakut me te forta se logjika politike.Islami, ky mallkim mbi token shqiptare, do ti persekutoje gjithe jeten shqiptaret e gjore.

  21. zeqiri says:

    kerkojm ndim nga erdogan neve po na vret greku neper burgje pra ti hapim syt sod se neser ka me qen von greku po na vret gjdo dit e me shum

    1. Faridini Stamboll says:

      Ilaqi me i mire kunder grekut eshte turku, sepse turku ishte dhe eshte hala xhebraili i grekut.

  22. kuksi. says:

    rilindja e rames si meny po ju servone shqiptarve vetem kaqamak otoman

    me te vertet po ri-linde çorba osmane per shqiptaret.

  23. Kadri Spahiu says:

    Baba Erdogan eshte babai i gjithe muslimaneve shqipfoles. Turqit shqipfoles jane shumica ne Shqiperi dhe kjo nuk ka per te ndryshuar prandaj Shqiperia gjithmone do ngelet femija e perkedhelur e Turqise.

    Ju uroj gjithe Evropianeve qe jetojne ne Shqiperi, Gezuar Pashket Kristiane!

  24. Luan says:

    Turqia eshte nje fuqi e madhe ekonomike rajonale e njohur dhe e pranuar boterisht. Jo vetem kac por ka edhe stabilitet ekonomik dhe standart te larte jetese . Qeveria jone dhe lideret e saj Rama-Meta e kan shume drejt qe e vleresojne kete bashkepunim frytdhnes. Nuk e kuptoj cfare jane keta budallice fetare. Marrdhenjet ne mes feve i bejne komunitet, keto jane marrdhenje ne mes shteteve laike qe rregullohen nga ligje dhe te drejta te tjera nderkombetare. Sa per ata qe thone e vrava mendjen te gjej se cfar investon Turqia, nuk eshte faj i tyre se futen ne pune te huaj. Ne si popull nuk jemi ne gjendje te mendojme ac gjate. Ne mendojme sa per familjet e punet tona. Ne kemi zgjedhur nje qeveri 4 vjecare qe skan pune pune tjeter ata, merren me strategjite . Por ata qe nuk e dine , turqit ne shqiperi kan investime ne enrgjitike, ne minjera, ne telekom , ke ne tregjet me te medha qe jane mallrat turke. Nuk e di si e duan keta njerez ndryshe investimin turk.

  25. Une jam, ti je. says:

    Meta me siguri ka bere ndonje pazar mafioz me turkun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje