Rreziku i rikthimit të vizave/ Fajon: Është rritur numri i azilkërkuesve, qeveria të marrë masa

19 Prill 2014, 10:30Politika TEMA

Eurodeputetja Tanja Fajon deklaron se nuk përbën rrezik rikthimi i vizave në zonën Schengen, por rritja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë sipas saj ka krijuar probleme shqetësuese. Ndaj Fajon kërkon nga qeveria që të marrë masa.

 

A përbëjnë shqiptarët me të vërtetë rrezik për azil në Schengen, në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit?

Nuk do të thosha se përbën rrezik sot, por ajo që dimë me siguri janë të dhënat e reja për azilkërkuesit shqiptarë në zonën Schengen, të ardhur më së shumti në Gjermani, që kanë pësuar rritje shqetësuese. Këtë vit po shohim një rritje që është domethënëse, ndaj do të doja të lajmëroja autoritetet vendase që shpresoj se po punojnë për të bërë gjithçka në mënyrë që mos të përballemi me situatën kur një vend anëtar kërkon pezullim të përkohshëm të regjimit të lirë, pa viza. Në Shkurt pamë një rritje prej më shumë se 100% krahasuar me Janarin. Sigurisht, po të shohim numrat e azilkërkuesve, nuk janë shifra kaq të mëdha, por janë shqetësuese. Shqiptarët më së shumti po kërkojnë azil në Gjermani, në Zvicër ose Britani të Madhe dhe tashmë në Bashkimin Europian, ne kemi një mekanizëm që do t’u mundësojë vendeve anëtare të rivendosin vizat. E unë nuk dua të shoh që të ndodhë kështu.

Kur bazohemi në raportin javor të vendeve anëtare ndaj FRONTEX, shohim dhe krahasime në mijra përqind. A mjafton kjo për Gjermaninë që t’i kërkojë Komisionit të zbatojë këtë mekanizëm pezullues me Shqipërinë?

Çdo vend anëtar mund të kërkojë rivendosjen e vizave për këdo nga vendet që përfiton sot nga regjimi i lirë. Kështu që ky rrezik ekziston, por nuk do të lëshoja alarmin. E rëndësishme është që Tirana, politikanët dhe autoritetet përgjegjëse, të punojë ngushtë me Brukselin dhe të bëjë vërtet gjithçka çfarë është e nevojshme në mënyrë që njerëzit të jenë në dijeni se ata nuk duhet udhëtojnë e të abuzojnë me rregullat. Ata nuk mund të kërkojnë punë. Sigurisht ka një numër njerëzish, të cilëve u justifikohet azili. Por në shumicën e rasteve, njerëzit kthehen forcërisht në atdhe e humbasin të drejtën e udhëtimit, duke vënë në rrezik të gjithë vendin. Për këtë arsye është e rëndësishme të parandalohen këto abuzime, dhe të sigurohemi të gjithë sepse ajo që shohim sot është dhe rritja e numrit të emigrantëve ilegal që dalin nga Shqipëria, dhe kjo kërkon vëmendje. Ajo që është e domosdoshme është që Tirana po bën gjithçka në bashkëpunim me Brukselin, sipas autoriteteve respektive, për të garantuar kufijtë, sigurinë e dokumentave e që të mos shohim se njerëzit abuzojnë me rregullat. Siç e thashë, ne jemi në një situatë të vështirë në Europë dhe e kemi këtë mekanizëm që vende si Gjermania do mund të kërkonin të hynte në fuqi. Por, e reja është se Gjermania javën e kaluar konfirmoi se do të listojë  Ballkanin tek grupi i vendeve me origjinë të sigurt. Kjo do të shkurtojë kohën për procedurat e azilit, me shpresën se do të çojë drejt një situate ku më pak njerëz do të thyenin rregullat, apo më pak persona do të tentonin të abuzonin me sistemin.

Me ndryshimet në rregullore, çfarë procedure ndiqet më pas nëse përdoret ky mekanizëm?

Kur një apo disa vende anëtare vërejnë se ka probleme, një rritje të menjëhershme të azilkërkuesve, ata njoftojnë Komisionin dhe mund të kërkojnë për vlerësim. Sigurisht që Komisioni do të dërgojë ekspertët për të bërë vlerësimin dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, ata mund të arrijnë konsensusin, pa ndryshuar legjislacionin e pa e diskutuar fare me Parlamentin Europian, që brenda pak javësh të rivendosen vizat për Shqipërinë, apo këdo tjetër vend. Kjo është e mundur dhe tjetra që dua të përmend është se e gjithë paketa për regjimin e lirë të vizave dhe reciprocitetin është para Gjykatës së Drejtësisë së BE. Komisioni vendosi ta sfidojë para gjykatës këtë paketë për shkak të pjesës së reciprocitetit dhe abuzimit me aktet ligjore. Gjithsesi, ky mekanizm është në fuqi, edhe pse nuk kemi një vendim të prerë nga Gjykata.

Përgatiti Arta Tozaj 

15 komente në “Rreziku i rikthimit të vizave/ Fajon: Është rritur numri i azilkërkuesve, qeveria të marrë masa”

  1. iliria shqiptare says:

    U bene shqiptaret si nga afrika.Mos u jepni azil por te bohen dinjitoz ne vendin e tyre.

    1. ketri says:

      po punohet per nje shtet me te mire por eshte e veshtire te punosh me kete qe kemi marre ne n trashgimi!

    2. Vlora says:

      Me cfare do te behen Shqiptaret dinjitoz ne vendin e tyre? Me breket e grisura, me politiken korruptive, apo me rrogen 2000 Leke ne muaj, e cila nuk ju del as per te paguar dritat? Mos fol kot, sepse varferia dhe maskaralleku qe e kane zaptuar kete vend si rrjedhoje e nje klase te degjeneruar dhe politikave te mbrapshta, nuk ofron shume opsione.

      1. burreli says:

        OVlora pershendetje.Me te gjitha ato qe thoni juve jam dakort por me lejo te ju them juve dhe atyre qe do te kene mundesi ta lexojne kete koment;Perveçse moshes mbi 80 vjeç dhe te pa afteve fizikisht qe nuk ke çfar te ju kerkosh per shtresat e tjera do te thonja se i ka zene “rehatlleku”.Proferojne ta kalojne diten neper kafe duke bere politike dhe duke marre neper goje te tjeret pa asnje lloje te drejte.Te gjithe hapin syte nga ndo nje e ardhur qe mund te ju vije nga jashte.Jo vetem shtresat e pasura por dhe ata me te rrenuarit nuk e pine kafen 500 lekshe ne ndo nje lokal te klasit dyte apo te trete por shkojn tek blloku sepse atje ka lezet ke çte shikosh(te pasmet e femrave)I lene tokat pa punuar me motivin se nuk fitojne shum dhe sja vlen.Nga te aferm te mij me jan shprehur ; per 2 miljon te vjetra ne vit nuk ja vlen.Por harrojne se keto nuk jan 2 por 4miljon ne vlere absolute.Per ta kuptuar kete do te thonja ,ne qofte se e punojn fitojne 2 d.mth.plus 2 por kur nuk e punon shkon minus 2 sepse do te mi marre mua borxh.Pra minus 2 dhe plus 2 ne vlere absolute bejne 4.Koncepti i fjales pune mendoj se ka humbur.

  2. iliria shqiptare says:

    Njeriu mund te shkoje te punoje diku por jo te kerkoje azil se na e flliqen emrin.

  3. shpetim says:

    EURODEPUTETJA TANJA FAJON, GEZON RESPEKTIN E TE GJITHE POPULLIT SHQIPTAR.

    KONTRIBUTI I SAJ NE FAVOR TE SHQIPERISE PRANE BE,ESHTE ME I MADH SE I TERE POLITIKANEVE TE VENDIT TONE.

    NQSE NUK DUAM QE TE RIVENDOSEN VIZAT, KLASA POLITIKE E VENDIT TONE DUHET TE DEGJOJE ME VEMENDJE SHQETESIMET E NGRITURA PREJ SAJ, DHE
    TE MARRE MASAT E DUHURA.

    RESPEKTE ZNJ.FAJON

    1. Wendy-B says:

      Politikanet dhe familjet e tyre se vrasin sh mendjen, vizat e tyre i kane te siguruara. Mjere ky popull nga kush pret.

  4. Vlora says:

    Vizat nuk do te rikthehen me per Shqiperine! Ka pasur nje projekt te qarte per Ballkanin Perendimor nga BE-ja per te hequr vizat. Fajon ishte thjesht transmetuesi (tellalli) i ketij vendimi nepermjet Parlamentit Europian, i cili ishte marre vite me pare dhe ishte vendosur nga shtetet e medhaja te BE-se. Shqiperia ishte vendi i fundit qe perfitoi nga ky vendim, per arsyen e vonesave ne dixhitalizimin te gjendjes civile te shtetasve, nga Qeveria Shqiptare.

    1. salah says:

      të drejtë! Nuk ka kthim prapa

  5. bobi says:

    Kush eshte ai qe jep nje mendim se si mund te parandalohet kerkimi i azilkerkuesve ne europe,nga shqiptaret,ku ata mund te shkojne lirisht deri ne vendin e azilkerkuesit,si Gjermani France etej.
    Te japin nje mendim ata qe merren me kete pune se si strukturat perkatese te shtetit ta parandalojne ate.

  6. Gjykata e strasburgut says:

    Genjen Fajon…me ardhjen e PPSH ne pushtet, gjerat po ndryshojn

  7. zeqiri says:

    na flliqen bre hajnat eshqiperis

  8. 1 milion qelbesira says:

    TANJA FAJON MOS GENJE ME ARDHJEN E PARTIS SE PUNES NE PUSHTET RAMA KA NDRYSHUAR PER TE MIRE TRITOLI ESHTE ZBULUAR;DROGA SHITET ME THASE DHE TONELATA KRIMI ESHTE TREFISHUAR PRA BANORET E SHQIPERIS PO PASUROHEN

  9. Ilir says:

    Pasi kane lene djerre nje pauri kombetare ne rrethet etjera e ne fshatra, me pare ju qeper ne dhe percudnuan Tiranen dhe qytete e medha. jane po keta mostra qe kerkojne azil e na sherfyturojne ne syte e botes. njoh me qindra njerez qe ende skane shkuar jashte se skan mundesi e nuk i bie puna. si mund te penalizohen te gjithe me kokrrat e katunareve?

  10. babi says:

    Azilkerkusit duhet mi rreh dhe jo mi strehu se krejt hajna pisa shumica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje