Legalizimet/ Rama shpërndan certifikatat e pronësisë në Korçë

19 Prill 2014, 16:05Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv.Kryeministri Niko Peleshi, ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni dhe Kreu i ALUIZN-it Artan Lame, shpërndau certifikatat e pronësisë për ndërtimet informale në qytetin e Korçës.

Në të njëjtin qytet ku do të festojë edhe Pashkët, Rama ka premtuar legalizimin falas dhe pa vonesa, me përjashtim të kohës që duhet për dokumentacionin. Duke sqaruar edhe njëherë procedurat, Kryeministri  theksoi se nuk do të jenë qytetarët që do të shkojnë në zyrat e ALUIZN-it sikurse keni bërë deri dje, por do të bëhet e kundërta, punonjësit e institucionit do të vijnë dhe do të përgatisin të gjitha dokumentet.

“Nëse dje i gjithë dokumentacioni që ju kushtonte një djall e gjysëm, sot do plotësohet falas dhe nuk do merret asnjë qindrakë në momentin që ai dorëzohet. Kush ka ndërtuar në tokën e tij kuptohet që s’ka asnjë detyrim dhe do marrë menjëhërë në dorë dokumentin e pronësisë. Kush ka ndërtuar në tokën e ish-pronarëve duhet të kontribuojë me qëllim që me atë fond  të shlyhen ata dhe të mos ketë asnjë konfilkt, apo që nesër mos tju trokasë askush në derë”, sqaroi Kreu i Qeverisë.

Në këtë kuadër ai shtoi që kundrejt kësaj pagese që është fare simbolike krahasuar me çmimin real të tokës, ky konflikt të mos jetë më një rrezik real dhe familja t’i thotë kujtdo se e kam mbyllur këtë çështje me shtetin.

Duke risqaruar lehtësirat që parashikon ligji për pagesat në rastet kur toka që është bërë ndërtimi nuk është e atij që ka ndërtuar, Rama tha se në rastin kur pagesa kryehet menjëherë  atëherë bëhet një ulje prej 20% nga çmimi, që është në fakt shumë më i ulët në të vërtetë dhe 50% të tjera mund t’i paguajë me letra me vlerë.

“Në rast se nuk paguan menjëherë, por një vit më vonë, nuk përfiton nga ulja 20% e shumës, por përfiton sërisht nga pagesa me letra me vlerë. Nëse nuk paguan dot edhe pas 1 viti, atëherë sigurisht që nuk përfiton më ulje”, theksoi Rama.

Në vijim Kreu i Qeverisë shtoi se pavarësisht se një familje mund të thotë se nuk ka mundësi për të paguar, procesi i legalizimit do të realizohet, por banesa do të ketë një barrë hipotekore, që do të thotë se personi mund ta shesë shtëpinë, por ai që e ble ka një detyrim për të shlyer.

“Ne këtu mbyllim procesin dhe hapim sfidën e urbanizimit të të gjithë këtyre zonave. Nëse gjithë këto vite u legalizuan vetëm 5%, por realisht vetëm  1% me hipotekë, ne do të bëjmë që e kundërta të ndodhë dhe në fund të katër viteve shifrat të jenë të përmbysura dhe pjesa dërrmuese të jetë de fakto, pronare legjitime e asaj shtëpie dhe atij trualli, pra e gjithë pronës”, premtoi Rama. 

Zv/Kryeministri Niko Peleshi se legalizmi i zonave informale i hap rrugë urbanizimit të vendit. Duke i uruar qytetarët për festën e Pashkëve, Peleshi tha se kjo është dhurata më e bukur që qeveria shqiptare i ka bërë qyetarëve të saj.

“Legalizimi i zonave informale është tejet i rëndësishëm. Faledenroj Z. Lame për punën e bërë, pasi ne po ju japim mundësi të gjithëve ju të merrni çerfitikaën e pronësisë. Misioni jonë, tha Peleshi është integrimi i zonës ku ju jetoni me qytetin apo komunën ku bëni pjesë, pra, shtoi ai, ne duam që çdo banor i kësaj zone të jetë dhe të ketë mundësi të barabarta me personat që jetojnë në zonat formale”, tha Peleshi duke kujtuar se këto çertifikata duhet të ishin shpërndar prej kohësh, por keqmenaxhimi i qeverisë së shkuar na sjellë sot këtu.

Ai i garantoi banorëve të zonave informale në emër të qeverisë shqiptare, por edhe në emër të drejtuesve vendor të qytetit të Korçës që sëbashku do të punojnë për të kthyër zonat formale në zona qytetare.

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni në fjalën e saj theksoi se kjo vepër e qeverisë shqiptare dëshmon se qeveria mban premtimet e saj.

“Ne mbajmë premtimet tona. Jam shumë e lumtur që jemi këtu të bëjmë realitet atë që ju kërkoni prej kohësh, por që politika e la në hije. Urbanizimi i këtyre zonave është hap kyç në zhvillimin e vendit, prandaj ju ftoj të këni besimin se qeveria është në krahun tuaj, përkudjesi ndaj jush është kryefjala jonë. Ne jemi praën gjithësecilit prej jush, jemi pranë familjeve në nevoj ekonomike, jemi pranë familjeve me statuts të veçantë, ku pjesë e tyre ka persona me probleme shëndetësore, tretraplegjik..etj, prandaj dhe formula jonë është legalizime falas. Pra, qasja jonë është luftë korrupsionit dhe aleancë me qytetrarin. Kjo qeveri po krijon një model europian të udhëhequri”, u shpreh Gjermeni.

Drejtori i Aluizmit, Artan Lame vuri në dukje mosbesimin që qytetarët kanë treguar ndaj qeverisë në nisje të punës së saj.

“Teksa inspektorët vinin për të vlerësuar pronat tuaja, ju ishit mosbesues, në sytë tuaj kishte mosbesim dhe kjo për shkak të shijes së hidhur që qeveria shkuar ju dhuroi, por ne jemi ndryshe.”, tha Lame. Sipas Kreut të Aluizmit ky process duhej të ishte mbyllur me kohë. “Pas 24 vitesh demokraci jemi ende duke folur për çerfitikatat e pronësisë dhe kjo nuk është e drejtë për ju, prandaj ne po ju ofrojmë një formulë si kurrë më parë, legalzimi falas dhe me pagesat e tjera në varësi të mundësisë”, theksoi Lame, i cili i siguroi banorët se tashmë do të jetë Aluizmi që do të shkoj tek qytetarët dhe jo anasjelltas.

31 komente në “Legalizimet/ Rama shpërndan certifikatat e pronësisë në Korçë”

  1. lini says:

    Bravo kryeministrit

    1. guarin says:

      kjo eshte nje plage e shoqerise qe po zgjidhet me ne fund pas 23 vitesh! duhet te marri fund pergjithmone! keshtu qe bravo qeveria.

      1. boli says:

        Po ja dhe nje premtim i mbajtur nga kryeministri i shqipetareve, kisha shume shpresa te ty dhe nuk u gabova, je fiks ashtu sic te prisja.

        1. pjeshka says:

          Po shendetesin falas po e ben, po legalizimet falas po i ben, po taksen e sheshte e bere, po reforma ne arsim i bere, ca i ngelen ketij kryeministri pa bere ngfa premtimet qe dha???
          Skeni ca thoni ktu se te gjitha i ka bere, me sakt i ka nisur ndryshe nga gjithe te tjeret qe dilnin per fushate e benin sikur punonin e 4 vjet vetem vidhnin.

          1. limoni says:

            Po lum si ne qe e kemi kete kryeminister, ca ka thene ka bere, jo si ata te tjeret qe vetem vidhnin e prishnin shqiperine. Ishte zgjedhje e duhur kjo e shqiperise per edi ramen.

            1. rf says:

              faleminderit nga KORCA!

      2. besnik says:

        Ky eshte nje premtim i mbajtur nga ana e qeverise. Legalizimet eshte nje nga problemet qe kjo qeveri po i jep zgjidhje ne mmenyren e duhur.

        Bravo

        1. Alesia says:

          Shpresoj qe kjo ndarje e tapive te mos jete vetem nje show mediatik, por te vazhdoje deri ne zgjidhjen e plote te problemit te tapive. ‘

          Jam shume e gezuar per vullnetin qe po tregon qeveria por duhet pritur deri ne fund.

    2. lorina says:

      Bravo Rama premtim i mbajtur nga kryeministri.

    3. lorina says:

      Me ne fund qeveria Rama po i jep zgjidhje situatave qe nuk jane marre fare parasysh ga qeverite e mepareshme. Bravo qeverise.

    4. jona says:

      Fantastike nga ana e kryeministrit, bravo per premtimet e mbajtura.

  2. sonja says:

    Shume vleresime per kryeministrin, bravo per punen dhe premtimet e mbajtura.

    1. klei says:

      Pune fanastike, bravo kryeministrit per premtimet e mbajtura deri me tani.

  3. Luan says:

    I lumte Qeverise dhe Z. Rama si Kryeminister i shkelqyer , qe po shperndan tapite dhe po likujdon pronaret ! Ju urojme suksese ! Ka nje qerek shekulli qe shqiptaret nuk kane tapite e tyre. Mreti Zog per 10 vjet shtet arriti ti beje fshataret e Shqiperise se mesme dhe te nje pjese te jugut me tapi, ti beje pronare te tokes qe punonin ( kete fakt nuk e permend njeri se ju pelqen te thone token qe ka pas ble baba me flori!!) ; se me pare token e kishin bejleret dhe agallaret. Qeveria socialiste po punon qe ti jepet fund informalitetit si me ndertimet ashtu dhe me tokat qe ne shume rrethe jane djerre se duhet nje barre dokumenta per nje kalim pronesie ose per nje marrje toke me qera. Jo vetem se ligjet e kaluara te qeverive Nano-Berisha jane te ngaterruara se tepermi, qe e lane vendin ne kete situate mjerane, por nuk jane zbatuar plotesisht asnjehere, jane zbatuar vetem me klientelizem.

  4. tanush says:

    Ne Shqiperi kush vjedh behet pronare. Po pronaret e vertete qe i blene pronat flori kur do i marrin. Apo duhet te vjedhim qe te na legalizohen.

  5. nasi says:

    Bravo qeverija Sa TURP pO SI PO E ZGJIDH QEVERIJA DUKE CUAR PRONEN TEK I ZOTI APO DUKE LEGALIZUAR ZAPTUESIT E PRONES DHE JU O KOMENTUES THONI BRAVO

  6. kris says:

    Rrofh o komandanti yne doli fjala jote..Vazhdo ,shpernda e legalizo o Napoleon i dyte se pronaret do ti demshpermblejme te gjithe dhe do paguajne ata qe skane marre asgje
    Kjo eshte rilindje prej verteti jo ajo e Naimit!

  7. Xhepi says:

    Ne shqipni te mesme, ne nje pjese te jugut , ne fush te Lezhe e nje pjese Shkodre tokat kan qene e bejve e agallareve deri mkohe te Zogut. Ene te huajt qe kan shkru per shipnine ne udhtimet e tyne thone tokat ne kto vene i kishin pronaret. Ene qeveria e Zogut va dha bujqeve. Ka dokomente per kete po njerzit nuk e dine. Kjo reforme e qenrushme se u pelqeu fshatarve te vorfen, e tani thone e kena ble me flori. E ku i paten florite keta te shkrete. Reforma e Enverit nuk qenroi gjat se u ba ferme e kooperative simas planit sovjetik. Erdhi demokracia dhe filloj shperndarja me ligjin 7501 qe a reforme se i mretit Zog per ate si e punoj token per 50 vjet. Kush nuk e pranon te hapen dokumentet qi mkohe te Austrise e kenena e shifet se kush del pronar. Masnaj vet qytetaret moren pallatin falas se nuk moren toke si fshatari. Ai si don toke te kthej paret e apartamentit qe mori nga shteti se ato ka pas pjese ene fshatari. Po kjo o pune e natrrume pranaj qeveria te mos merret me rrenat e te blemeve me flori por te hapi letrat kur e mori ket prone se po pagun poplli kot si per pronar qe jan nji pjes e madhe falls si per te persekutum si ni pjese jane me hak te denum. Shteti a shtet ai nuk hec simas rrenve te hajdutve po ka dokumente. Po te gjitha kto dame ma shume i bani Saliu duke marre me tmire si ato si thojshin imi pronar si ato si thojshin imi te persekutum. Po ti thojte dikush se kam shku me hane e votoj PD meniher merrte shperblim nga pd. Nuk duhet te kete gjith jeten lutje e dallavere mor zotni s shteti a shtet me ligje jo me dallvere.Bahet niher ligji e ma ska jo po kne e jo anej.

  8. Piktori eshte i vetmi individ ne bote qe qesh me genjeshtrat e veta.

  9. Edvini do te heqi vemendjen e popullit nga skandali droga qe i ka plasur ne dore dhe ben populizma te tilla. Ne vend qe te shperndaje tapi t’ju thote shqipetareve se c’fare ka ndoshur mengjezin e 21 Dhjetorit ne rrugen Kardhiq-Gjirokaster dhe perse policia pasi u lajmerua nga fshatares as mori mundimin te shkonte ne vendngjarje.

  10. Na kujtoi Hoxhen e vitit 1946 qe ju shperndante tapi fshatareve te Krutjes. C’fare ngjashmerie.

  11. Tapi Fallco says:

    Mos i besoni piktorit se ju ka dhene tapi fallco.

  12. greqofagos says:

    ky palle derisa arriti te mbarse te shoqen cdo premtim mban, vetem kthimin e pronave pronareve te ligjshem i mutin,sepse eshte boleshevik me katunaret dhe maloket e ka jeten e partise,rroft populli hajdut qe ne mes te dites vjedh pronat e tjetrit ,Rrofte edvin palla se me ne fund bisexuali e boni nji femije ne vitro, dhe gramozi u bo gjysh

  13. frensi says:

    Bravo kryeministrit per premtimet e mbajtura.

  14. Lisi says:

    Kryeminister,E.Rama,sigurisht ju po i shperbleni korçaret ne kete menyre per veprat antishqiptare dhe pro-greke qe i kane bere dhe jane ne vazhden e tyre,rrenuan shtepine e Flamurit(shtepine e Th.G.),te cilen vete qytetaret antishqiptare dhe pro-grek e rrenuan,vidhen ikonat me natyre dhe pune te shqiptarve etj.Ne nje gazete e lexova lajmin se,Rama e ka perurur nje lagje ne greqisht me emrin e perçarsit te shqiptarve ne baza kombetare dhe fetare,te uzurpatorit te KOASH,A.Janullatosi.Pra,kryeminister nuk te kemi zgjedhur si pro-grek.Gjithsesi,te gjithe ortodoksve shqiptare ua uroj Festen e Pashkeve!

  15. gent says:

    Kjo u bo si puna e Pinokut që skosh vjedhur i shkreti dhe ishte në burg, por kur pa se hajdutët po liroheshin kur pranonin fajin tha edhe ai që Kam vjedhur dhe unë ore , posi, më lironi edhe mua.
    Turp e faqja e zezë!
    Edhe mund ti legalizosh, po jo ti shkosh e ti japësh letrat si kryeministër. E neveritshme. A thua kanë bërë ndonjë mirësi për vendin. Fletë gjobe ti japësh, jo legalizimet.

  16. Treviso says:

    Ajde palle ajde……zoti Rama ti je kryeministri me mire( ashtu me i dhire qe ka pasur atdheu une!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje