Klosi: Berisha nuk ka ndonjë kontribut për t’u përgëzuar në luftën e Kosovës

19 Prill 2014, 16:38Politika TEMA

Ish- kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, thotë në një intervistë për gazetën Mapo se Sali Berisha nuk ka ndonjë kontribut për t’u përgëzuar në luftën e Kosovës.

Klosi komentoi kështu ceremoninë e organizuar për 15- vjetorin e eksodit të shqiptarëve.

“Kjo ceremoni ishte një ceremoni përkujtimore për një ngjarje të shënuar në historinë moderne të popullit shqiptar, ngjarje që evidentoi solidaritetin e natyrshëm të dy pjesëve të kombit shqiptar që për shumë vite kishin jetuar në dy shtete të ndryshme. Nga ana tjetër, kjo ceremoni kërkonte të evidentonte dhe solidaritetin reciprok që kërkohet të forcohet midis qytetarëve të dy shteteve shqiptare dhe të dy qeverive, që mesa duket kanë plane dhe programe të rëndësishme për bashkëpunimin midis dy vendeve në të gjitha fushat. Në këtë kuadër, kjo ceremoni e kapërcen kontekstin historik dhe synon të evidentojë më shumë të ardhmen që pritet”.

“Edhe mirënjohja e shprehur ndaj Berishës besoj se ishte në këtë kuadër, jo aq për meritat e tij për ngjarjen apo kohën e saj, por më shumë për të kërkuar njëfarë mirëkuptimi dhe solidariteti për realizimin e planeve të bashkëpunimit midis dy shteteve shqiptare. Përpos kësaj ishte dhe një mesazh për zbutjen e klimës së brendshme politike. Kontributin e vërtetë të Berishës në ngjarjet që çuan në pavarësinë e Kosovës e dinë të tërë dhe besoj se nuk ka asnjë element për të cilin mund të përgëzohet”.

36 komente në “Klosi: Berisha nuk ka ndonjë kontribut për t’u përgëzuar në luftën e Kosovës”

  1. Andon says:

    Ishte gafa e rradhes e Piktorit te panxene, qe shqiptaret nuk mund te kene luksin ta kene Kryeminister!

    1. Spartak Mezini says:

      Merita kryesore nacional- patriotike e Sal Berishes
      eshte qe ka marr grun malazeze ?
      P.S.

      pastaj vazhdon vazhdimi “nje luge corbe e prishur” dhe ka vjelle tere jeten e vet te ndyre!
      http://goo.gl/JuCj5o

      1. gjergji says:

        po beni sikur me gruan e skenderbeut(vojsava nga familja e tribaldeve ) po shqiptare me pashaporte jugosllave ka ne kroaci bosnje serbi maqedoni turqi itali greqi -po kur ka gjake shqiptari nuk quhet mallazes por shqiptare qe posedon pashapoerten e nje vendi tjeter ah harrova per enveristet keta jane tradhetar jo shqiptare por turqe greke serbe italiane –

    2. nd-ih-ma says:

      Harruat anen tjeter te medaljes e per te cilen ka merite apsolute Saliu.Sa kosovare duke ikur prej serbit kane rene ne duart e qeqeneve shqiptare.Pse nuk kerkohet falje per te gjithe ato kosovare qe jan grabitur e masakruar sidomos ne zonat e Saliut.Keshtu eshte ngritur e djathta ne shqiperi,duke plaqkitur,vjedhur vrare e pastaj duke blere diploma nga plepat tek Kristali.Kjo eshte merita e satrapit Sali.

  2. Neorealizmi says:

    Po grupimin paralel te Bukoshit kur e mbeshteste?

  3. drinni nga Kosova says:

    Koment mjafte e drejte, ndoshta per me shume duhet ta pyesim Damir Fazliqin dhe Lul Fazliqin, sepse edhe SALIU ISHTE NJE Fazliq sa i perket Kosoves, me vjen mire qe injorantet e mi Kosovare me ne fund e kane kuptuar kush ishte Sali Fazliqi

  4. guarin says:

    po absolutisht qe jo, i shit naften serbit ore tallemi tani? kaq shpejt e harruam?!!!!!

    1. Diversioni says:

      Pse kena memorje te shurten ndaj edhe jena kombi me per te ardhun keq n’europe.

  5. Billy says:

    Si nuk duhet pergezuar Berisha? Kush ishe i pari qe tha, se UCK eshte nje organizate terroriste, marksiste-leniniste? Kush ishte i pari qe denoncoi UCK se po kryen krime ndaj popullsise te pafajshme serbe? Iahte Berisha dhe Lul Basha. Dhe koha vertetoi theniet e tyre.

  6. turi says:

    Po shqiptaret e dine,po sa kalon 1 dite haroin prape. Sali berisha do litarin jo falanderime a sa populle i pa afte qe jemi ne,mos te na vi keq fare te tille jemi,deri sa kemi sali qenin 23 vjete,qe ka vrare e ka prere dhe prape u be rape se gjeti gje. Ishalla zoti vonon po nuk haron

  7. Prendushi says:

    Salihi jo vetem nuk duhet pergezuar por perkundrazi duhet demaskuar rande. Ky krueministri i tanishem me duket se ka harrue bemat e Salihit ose ka qene andej nga Prisi duke bere “art” surealist.

  8. futja kot says:

    Rama Gaboj, nuk di ta mendoj arsyen.

    1. Sulo says:

      Rama jo “gaboi”,por dha nje sinjal te qarte ,qe sado i ndotur me krime dhe korrupsione,te jete ,une(Rama)nuk e prek…Turp per Ramen!

    2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

      RAMA nuk gaboi kur e permendi SALIUN por ka treguar nje Super-inteligjence duke e lene Topin ne FUSHE -KOSOVE qe prej Kulle -PEJE -ROZHAJ deri ne MITROVICE dhe ne UREN mbi lumin IBER .
      Si mund ta fitosh ti perkrahjen e pjeses me te madhe te KOSOVES kur ata kane qene Jane dhe do te jene edhe per 50 vjet Shtet dhe popull Patrirkal.
      Tek shumica e tyre Njeshi u jep vlere zerove pese-shifrore !

  9. Fadili ,Malesi e Madhe says:

    nuk eshte nevoja te levdosh Berishen ne prani te kosovareve,o Edi, mbasi ata e njohin mjaft mire tani dhe i dine ato qe ka thene e ka bere ne dem te tyre. A thua e kane harruar naften qe i dergoi Serbise per ti vrare vellezerit tane kosovare ?! Vetem ti nuk i paske marre vesh krimet e tij. Po na zhgenjen ,o Edi. Ne te votuam per ta pare ate vrases duke dhene llogari per krimet e tij e jo ta levdosh ne sy te te gjithe shqiptareve. Ai mbetet nje gjarper qe sa me shume ti leshosh pe,aq me i eger behet.Ai eshte nje antinjeri qe nuk do meshire per te gjitha te zezat qe i ka bere Shqiperise e Kosoves.

  10. ari says:

    merre me mende flet klosheri klosi-ai ju shiste uqk arme qe nuk shkrepnin kurse nano e majko ju konfiskonin raketat stingere dhe armet moderne qe vinin nga perendimi.ne portin e durresit te gjitha armet moderne jane konfiskuar nga klosi na jepeshin arme te te vitit 1933 qe deri sa e mbushje tre shoke tu plagoseshine.serbet hynin ne kufuirin shqiptare sa her donin aty nuk kishte anji ushtare i mejdanit,nanos ose majkos.luftonin ne mbrojtje vetem fshataret me patika dhe trenerka(kosovarqe VESHJE SPORTIVE)ushtaret e nanos vidhnin ndihmat.

  11. Majakovski says:

    Ishin me fat shqiptaret e Kosoves qe ne qeverisje ishte e majta me kryeministrin 30 vjecar Pandeli Majko se per erishen do kishin pare klonin me tela ne kufi.

  12. Per ne qe skuptojm ! says:

    Te gjith jemi prej kohesh ne pritje se spo marim vesh se ku po e con “qeren” ky kryeminister i ri ! Spo dim cfar note ti japim e spo dim nese mbas fitores qe i dha ky popull a do respektoj deshiren e tij per te pastruar nga llumi ku zhyti shqiperin paraardhesi i tij duke ja cuar drejtesis per gjykim! Presim dhe shpresojm se nuk do jet aq i paftyr si paraardhesit ,por ky falenderim e “mirnjohje” per kosovaret qe i beri kolegut kam frik se po ja cjerr masken!Qenka nje qen qe leh dhe nuk kafshon ! Qenka nje i tredhur si ata qe i trodhi koha ! Qenka nje pazarxhi oportunist i pacip qe batutat e mbakan gjall! Edhe ky klysh i dal nga e njejta cerdhe me synim te perqesh ata qe i besuan!Nese “haleanca”ti ka mberthyer ko…,me mir behu burr e fol hapur se do mbetesh i nderuar e jo nje pasardhes i felliqur me peshen e tradhtis ne ate gjatesi qe te fali geni !

  13. denis says:

    eshte e vertet qe saliu nuk ka ndonje kontribut ne luften e kosoves por ama ti ke shume kontribut si drejtore i shish ne ate kohe ke te drejten dhe detyrimin ne te njejten kohe qe te sqarosh se kush e vrau Ahmet Krasniqin ne mes te tiranes ne kohen tende sqarohu trego te verteten se vetem ti e dine kete te vertet ti e din se kush e kreu krimin dhe leri pislleqet

  14. Australiani says:

    Eshte mese e vertete

  15. askushi says:

    Kush i di te gjitha. As mos tju shkoje mendja se Edi e do Berishin. Mos i nxitoni, ai eshte politikan, ndoshta ashtu ja donte puna.
    Por Klosi eshte karte e djegur, ai ngateron dynjane dhe nuk po i rri bytha rehat. Njehere me probleme fetare, njehere me politike dhe asnjehere per ato qe di si drejtor i shikut.
    Per mua nuk eshte e nevojshme te flasi, sa per gazetaret qe duan lajm, le ta gjemojne dhe tja regjistrojne te gjitha, fjalet, pordhat, mor te gjitha pa perjashtim.

  16. teodori says:

    Z. Klosi, je plotesisht I sakte.Berisha pervec kontributit qe ka pasur ne ndihme te Serbise ne luftrat e saj ne rajon dhe Kosove asgje tjeter nuk e lidh me Kosoven.Nuk e di se per se e kishte fjalen Rama per ate falenderim qe I bente Berishes.Rama po vazhdoi keshtu ne lidhje me mardheniet me Berishen do te behet sozia e Nanos.Qendrimi qe do te mbaje Rama ndaj Berishes dhe klaneve te tij, qe vodhen dhe shkatruan gjithcka gjate viteve te sundimit te tyre ne Shqiperi,do te jete treguesi baze I vleresimit te tij nga ata qe I dhane voten me 23 Qershor.

  17. beci says:

    O piktor palla meqe falenderove Saliun falendero edhe serbet se u ngelet hatri

  18. mustafa says:

    o ti mjakakovski maqedon at pune beri edeh makedoni po erdhi klintoni ne shkup dhe ja qau bythen maqedonit po edeh socalistat e shqipersi e ben nga dhuna dhe lakmia per ushqim qe merrnin ne emer te refugjatve kosovare ne shqiperi hahahah deh tjetra naften ne luft nuk isht kryeministre berisha po majko

  19. Emigranti 1 says:

    Kur diplomacia I kalon kufijt ,ajo kthehet ne akrobaci ,gje qe populli shqiptar nuk e honeps dot.Sali berisha nuk mund ta mbaje dot as nje top balte ne dore si merite per sa I perket qendrimit per cestjen kosovare.Saliu she gjarpri jane te nje familje ne natyren e tyre,Aq sa mbahet mik gjarperi ,I cili ne cdo kohe te kafshon pa meshoire,aq eshte I gateshem, e dhe Sali Berisha te beje ate kafshim ,ne shenje hakmarrje per cka I ndodhi me 23 qershor 2013.Ne kete konteks Rama ka gabuar dhe ka vene ne dyshim shume socialiste qe presin cdo dite e me shume te realizojne aspiratat e tyre per forcimin e demokracise qe Saliu e shkeli me kembe per 23 vjet rrjesht ne cdo pozicion qe eshte ndodhur.Respekte z.klosi >Ne te tilla raste edhe pambuku godet sa edhe guri.

  20. Arben says:

    PER SALI BERISHEN NUK FLAS DOT, SE C’MUND TE BENTE AI NE FUND TE FUNDIT NE ATO MOMENTE, KUR ISHTE NE OPOZITE,

    POR NJE FALENDERIM U TAKON PERKRAHESVE TE PD-SE DHE TE DJATHTEVE NE PERGJITHESI QE ME SHUMICE I HAPEN DYERT PER TE MIKEPRITUR, SHQIPETARET E KOSOVES TE DEBUAR NGA SERBI.

  21. Nika says:

    Çthotë Edi për Berishën më shumë flet se çështë Edi se për Berishën e dinë të gjithë

  22. iliria shqiptare says:

    Dihet nga te gjithe qe S.B.ska kurrfare merite per lirine e Kosoves.

  23. Ilir says:

    Nuk eshte e drejte qe ky njeri spekulone me gjasme infon qe ka patur ne pozicionin e shefit te SHIK. Cduhet te bejne atA QE ZOTEROJNE INFO ME PESHE E GJERA TE RENDESISHME? duhet te zbatojne ligjin e jo te spekulojne sukur ta kishin pronen e babait. sherbimet sekrete jane organizma te rendesishem e jo subekte informacioni te llafazaneve patologjike dhe intrigantve. duhet te kete njeligj qe i ndalon keta tipa te bejne terrorrizma tetilla. pavarsisht se mund te jete e vertete qe berisha keshtu apo ashtu…

  24. kol says:

    Sa fatkeqesi të merren me fajelë boshe një popull i tërë, nga ai që flet se e di – si ky shoku Klosi – e deri te me i vogli shoku popull rrampallë… sigurisht që Sali BERISHA KA NDJEKUR POLITIKENE DUHUR NE ATE KOHÊ,… sigurisht që ishte nje politike e dirigjuar nga nga fillimi ne fund nga Nato et Amerike, sigurisht që për hir të çeshtjes kombetare duheshin bere sakrifica…. Rrote populli!!!!

  25. Shume i sakt spjegimi i zotit Klosi qe i bene fjales se zotit Rama ne takimin me ….me 16 prill ne Kukes mes dy qeverive shqiptare . Shpresojme qe Edi Rama te mos e tproje me shashka te tilla , ne zbutje te konfliktit me te dhe permiresimin e imazhit te keq qe kane shqiptaret per Salistanin Berishe ne kohen e embarges se naftes ndaj Milloshevicit .

  26. VPTR says:

    Mendoj se Edi duhet te ishte me i kujdesshem ne fjalen e tij. Ai ishte nje moment qe nuk duheshin harruar kontribuesit kryesore gjate eksodit te shqiptareve dhe luftes se Kosoves. Presidenti Meidani ka nje merite te jashtezakonshme, qe fatkeqesisht Edi, ose driteshkurter ose inatci, ose te dyja se bashku, e la ne harrese. Turp. Po keshtu Klosi ka nje merite te madhe se ishte ai njeriu qe merrej me furnizimin me arme te UCK-se edhe pse ndonje nga ata qe permendi Edi, me shume rendesi ne vendimmarrje, u shpreh kunder. Ishte vendosmeria dhe qartesia e Meidanit ne krye te Shtetit dhe me autoritetin e tij qe mori persiper kete veprim. Dhe ky duhet te ishte permendur, si dhe shume te tjere.

    Sa pr Saliun e dime te gjithe tashma. Ai vetem veproi per te sabotuar ato qe beri NATO dhe qeveria shqiptare. Ai ia futi mbas shpine shpaten e helmte Kosoves, qe nga thyerja e embargos se naftes dhe furnizimi i makinerise vrastare te miloshevicit ne shfarosjen e shqiptareve, ne thirrjen per mos firmosjen e Rambujese, ne aktivizimin e militareve te Bukoshes si kunderpeshe e UCk-se, ne kerkesn per te kthyer luften e NATO-s me Serbine ne nje konflikt midis Serbise e Shqiperise, duke kerkuar qe Shqiperia te hynte ne lufte me serbine me thirrjet qe forcat tona duhet t’u pergjigjeshin provokimeve te ushtrise serbe e shume e shume te tjera.

    Prandj Edi, te cilit i kane dhene voten socialistet shqiptare, nuk duhet te lere ne hije njerez largpames e patriote qe kane kontribuar realisht me staturen dhe detyren qe kane patur. Turp qe Meidani, Klosi te tjere aktore e faktore te kesaj beteje te lavdishme te mos ftoheshin ne kete ngjarje.

  27. Jimi says:

    “Kontribut i te marrit per krizen e Kosoves”!?
    DO te pranoja te isha i marre qe s arita te kuptoje Edi Ramen, ne raste se kjo qe tha per Saliun do te kishte brenda alegorine apo ironine e holle dhe therese.
    Uroj te jete keshtu.

  28. merobaze says:

    TRESHJA FAMOZE NANO-BERISHA-THACI E PERDOREN LUFTEN E KOSOVES PER TE BERE KONTRABANDE ME ARMET E ENVERIT NE VENDET TERRORISTE TE BOTES SE TRETE ME NDIHMEN E PROFESIONISTEVE TE ISH JUGOSLLAVISE DHE SERBISE.

    Kjo eshte e VERTETA dhe zoti Klosi ben mire te flase hapur me ne fund per kete histori kriminale te BOSAVE te politikes shqyptare, qe vazhdoi edhe me vone me Majkon, MEIKON dhe Imamet nga pas.

    Kjo treshe e BOSAVE kriminele me vule ne balle te cilet qellimin e tyre kryesor e kishin pasurimin personal dhe aspak ceshtjet kombetare te Vatanit e treguan me vepra dhe fakte reale se mund te vrsinin njerez si zogj pule kur i kercenohej pushteti i tyre mafioz dhe Drejtesia shqyptare ishte gjithmone e pafuqishme per t’i ndeshkuar. Fatos Nano vrau nje kalimtar ne rruge dhe e hodhi ne kanal me gjithe Blendi Klosin si nje qen duke u larguar ne terrin e nates si frikacake. Sali Berishes dhe djalit te tij i rendojne shume jete njerezish: Remzi Hoxha, Kosta Trebicka, Gerdeci, 21 janari dhe shume krime te tjera, Hashimi Thacit i rendon ne kurriz Klinika Frankenshtjan MEDICUS per trafikim te organeve njerezore si nje deshmi e pakundershtueshme per ekzistencen me pare te Klinikes tjeter te VDEKJES ne Shtepine e Verdhe ne Burrel te Shqypnise.

    Prandaj edhe zoti Klosi ka te drejte: Pse Edi Rama e falenderon Sali Vrastarin dhe Sali Kusarin qe ka mbushur lumenj me gjak njeriu gjate pushtetit te tij mafioz?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje