Jay Z, Beyonce dhe motra e saj, Solange, kanë thyer heshtjen pas publikimit të videos së famshme më 5 maj.
Në një deklaratë të përbashkët, ata thonë se motivet e sherrit mes Jay Z dhe Solange nuk janë ato që përmenden në media.
Jay Z dhe Solange i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit, vijon deklarata, e cila thotë se çdo familje ka problemet e veta.
“Si rezultat i shfaqjes publike të xhirimit nga kamerat e sigurisë, të hënën, 5 maj, janë bërë shumë spekulime për arsyen e incidentit të pafat. Më e rëndësishmja është se familja jonë tashmë e ka tejkaluar atë. Jay dhe Solange kanë marrë përgjegjësinë për atë që ndodhi. Të dy janë të vetëdijshëm për rolin në këtë çështje private që ka dalë në publik. Ata i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit dhe ne kemi vazhduar më tutje si një familje e bashkuar.
Njoftimet se Solange ka qenë nën ndikim e drogës, ose ka treguar sjellje të çrregullt gjatë gjithë mbrëmjes, janë tërësisht të pavërteta. Fundja, familjet kanë probleme dhe ne nuk dallojmë nga të tjerët. E duam njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha, jemi familje. E kemi lënë këtë pas vetes dhe shpresojmë që të gjithë të tjerët do ta bëjnë të njëjtën”, thuhet në deklaratë.
Qamet i shumtut o ky ziu, bah bah si ka lon gjo majmunit hirko…