Një meksikan, që dikur ishte shpallur njeriu më i shëndoshë në botë, ndërroi jetë të hënën në moshën 48- vjeçare.
Manuel Uribe ishte dobësuar deri në 390 kilogramë kur ndërroi jetë.
Në vitin 2006, kur edhe vendosi rekordin botëror, ai peshonte 550 kilogramë.
Uribe jetonte prej vitesh vetëm në krevat, pasi nuk lëvizte dot.
Ai ishte dërguar në spital më 2 maj, pasi kishte probleme me zemrën.
Mjekët thonë se u transportua me një vinç.
Ai mendohet se përveç zemrës, kishte edhe probleme me mëlçinë.
Uribe ishte martuar me Claudia Solis në vitin 2008.
Ai u transportua në ceremoni me një kamion dhe sërish nuk u ngrit dot nga krevati.
I punonte ketij ?
Vdes ish-njeriu!!! Nuk po i duroja dot ketij titulli kaq te goditur gazitaresk. Urime.