Gardisti i “21 Janarit” në krye të PD-së Mat, me urdhër të Bashës

20 Qershor 2014, 14:04Politika TEMA
Gardisti i “21 Janarit” në krye të PD-së Mat, me

Alfred Ahmetcenaj

Demokratët e Matit: “I pafsh hajrin zoti Basha çorbës që gatove në Mat!”

Nga Albi Lala

 

Ka funksionuar për mrekulli urdhri i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për të caktuar në krye të degës lokale të Partisë Demokratike Mat, gardistin e 21 janarit, Alfred Ahmetcenaj.  “Votimet” e kryera një ditë më parë treguan se të gjithë skenarët funksionuan mjaft mirë.

Për të ulur tensionet e shfaqura, presionet e sherret fizike me ish- kryetarin e PD-së të këtij rrethi, Bedri Hoxha, njëkohësisht deputet i Qarkut Dibër, Basha luajti mjaft bukur.  Ai vendosi që të gjithë kandidatët e propozuar nga seksionet e grupseksionet e PD-së të kandidonin, duke u shprehur se “kjo është demokratike dhe demonstrim vlerash”.

Në fakt, synimi ishte që votat e 250 delegatëve të shpërndaheshin dhe në garë të mbetej ish- vartësi i tij, gardisti Alfred Ahmetcenaj.

Dhe ashtu ndodhi.

Mes 14 kandidaturave, Ahmetcenaj mori 20 % të votave të delegatëve të pranishëm në raundin e parë, falë mbështetjes së kryetarit Basha, deputetëve Bedri Hoxha, Roland Keta, Sherefedin Shehu dhe gardistëve që aktualisht janë atashuar pranë SHQUP-it.  Nëse në kuvendin e zhvilluar në prani të Bashës delegatët e Matit i thanë të gjitha për deputetin Hoxha dhe humbjen drastike në zgjedhjet e fundit lokale e politike, në rivotimin farsë askush nuk foli, por mendoi se do ta ndëshkonte çiftin Basha-Hoxha me votë.

Pas përfundimit të balotazhit, të gjithë e kuptuan se ishin futur në kurth.

Më mirë nga të gjithë e kuptuan 40 delegatët e Bashkisë së Klosit, të cilët kishin menduar se deputeti Bedri Hoxha do të mbështeste kandidaturën e tyre, Basir Çupa, duke gjykuar se pikërisht nga këto delegatë ishte zgjedhur kryetar bashkie dhe deputet.

Humbja e ekonomistit Çupi ka tronditur keq dhe delegatët e qytetit të Burrelit.

Shumica u lodh që gardisti Ahmetcenaj të mos merrte drejtimin e PD-së në këtë rreth.

Pati delegatë që e deklaruan hapur: “Është turp për ne të zgjedhim në krye të partisë një gardist, aq më tepër që ai hetohet për vrasjet e 21 janarit 2011”.

Burime të sigurta pranë degës lokale të PD-së Mat bënë me dije se Bedri Hoxha u kishte telefonuar të gjithë delegatëve dhe u kishte përcjellë mesazhin e Bashës dhe të tijin se në krye të PD-së duhet të zgjidhej Alfred Ahmetcenaj, pavarësisht se në opinionin e matjanëve është një figurë totalisht e papranueshme.  Hoxha u ka përmendur delegatëve nderet që u ka bërë gjatë dy mandateve si deputet, duke u kërkuar votat për Ahmetcenajt.  Postkuvendi i PD-së nxori në dritë divergjencat e mëdha mes njerëzve të ndershëm të PD-së së këtij rrethi dhe drejtuesve e deputetëve të këtij subjekti politik.

Shumë prej tyre janë betuar se nuk do të jenë më “kamikazë” të Bedri Hoxhës duke e akuzuar se me veprimin e fundit, duke mbështetur një person me preçedent penal, i ka vënë kazmën Partisë Demokratike në rrethin e Matit.

“Bedri Hoxha më në fund e shkatërroi PD-në e këtij rrethi. Ai i ka sjellë shumë dëme partisë ndër vite, tani i vuri vulën e damkosjes si një parti që mbron e promovon persona me rrezikshmëri për shoqërinë”, u shprehën dje demokratë të Matit, të cilët thonë se po mendojnë braktisjen e kësaj partie që nuk mbron interesat e tyre.

Anëtarët e rinj të kryesisë së PD Mat, i janë drejtuar me një letër kreut të PDSH-së Basha dhe i thonë se ai duhet të anulojë procesin e zgjedhjes së kryetarit të PD Mat, pasi kjo do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tyre, asnjë demokrat i kësaj krahine nuk mund të vihet në mbështetje të një personi që ka probleme serioze me drejtësinë shqiptare.

Po ashtu ata i kanë kërkuar që cikli politik i deputetit Bedri Hoxha të mbyllet me këtë mandat.

Ata shkojnë më tej kur thonë se deputeti i tyre është përgatitur për të aderuar në një formacion tjetër politik.

Asnjëherë më shumë se këtë vit dega lokale e PD-së Mat nuk ka patur kaq shumë probleme, përplasje, mllefe, krizë.

Të gjitha këto janë peshqesh i Lulzim Bashës dhe vartësve të tij nga Tirana deri në Burrel.

Në anët tona ka një shprehje të artë të popullit: “I pafsh hajrin zoti Basha çorbës që gatove në Mat!”

9 komente në “Gardisti i “21 Janarit” në krye të PD-së Mat, me urdhër të Bashës”

  1. rrofte pd me Komunistin sali,posht PP says:

    Pershendetje Demokrateve te vertete te Matit e Burrelit,distancohuni sa me pare nga mashtrimet e kryetarit formal te PDse,lulzim basha dhe deputetit mashtrus b.hoxha. Mos pranoni te bini vitktima te mashtrimeve te ketyre personave.

  2. Iremila says:

    BRAVO LULI PARTI GARDISTESH.TE NDERUAN APO TE TURPERUAN NE 21 JENAR KETA FELLIQESIRA!.EDHE TI LULI JE NJE FELLIQESIRE.

  3. toni says:

    po ate llupon ku do ta emeroni,sikurse edhe dregzen e saleshit ndre prendin,tashme eshte mese e qarte vidhni-vrisni e prisni vetem e vetem qe te qeverise nje skizo-psiqik nje i semure mendor saleshi plaku i SHQUP-it,,SHPK-kriminale pede-ja …

  4. Agushi says:

    Me “urdhër” të Bashës ,por miratimin të Birishës.
    Llogoren e “21 janarit” Birisha e Basha u duhet t’a mbrojmë si llogoren e Lazaratit.

  5. TARRASI says:

    Kure funksion vota fiunksionon demokracia te tera te tjerat jane pallavra. Shikoni ketej nga Kryetari juaj nje cike nje vit pa mandat se ka frike nga vota. tung

  6. debian says:

    te dale laura ne konference shtypi tani dhe te beje denoncimin e rradhes

  7. rrofte pd me Komunistin sali,posht PP says:

    Oooo TARRASI!tu ta kan rrase keq mer lale ne akoma spo e kutpon? sic duket ta kon ly me voj para se me ta rras qe te mos e nish dhimjen,mer lal,ani ska gjo e mafsh me shnet.Mo i qaj hallin atij kryetarit tjeter,se kur i mori votat ne ate kohe,tashti as nuk diskutohen,ja mund te ket dhe ndonje kunder si puna e b.blushit,po nuk prish nonji qeder te modh jo mer lala mos u boj marak.

  8. thegreatness says:

    normalisht do shperblehet gjithsecili qe ka dhene kontribut per shkaterrimin e ketij vendi: http://goo.gl/6oBnQ3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje