Gjermania: Taksë të huajve që përdorin autostradat tona

7 Korrik 2014, 18:21Lifestyle TEMA

Gjermania bëri të ditur se ka në plan që të taksojë miliona të huaj që përdorin rrugët e saj.

Plani do vihet në jetë nga viti 2016 e në vazhdim.

Ministri i Transporteve, Alexander Dobrindt tha se nga taksa do mblidhen rreth 2.5 miliardë euro për katër vite.

Mjetet e huaja do pajisen me një kartë, e cila do kushtojë mes 10 eurove për 10 ditë ose rreth 100 euro për një leje njëvjeçare.

Sipas BBC, kritikët thonë se një taksë e tillë është kundër ligjeve anti- diskriminim të BE.

Edhe makinat e regjistruara në Gjermani do paguajnë këtë detyrim, por pronarët do kompensohen nga një reduktim ekuivalent në një taksë tjetër për makinat.

Austria dhe Holanda janë ankuar për këtë taksë.

Por Dobrint ka insistuar se ligji, që pritet të miratohet këtë vit, nuk dhunon rregullat e BE kundër diskriminimit.

Partia e Dobrint, Unioni Kristian Social ka bërë fushatë për vendosjen e kësaj takse.

Baza e kësaj partie është në Bavari, ku banorët janë ankuar prej kohësh se duhet të paguajnë për përdorimin e rrugëve në Austri dhe Zvicër, kurse ata nuk paguajnë asgjë kur vijnë në Gjermani.

9 komente në “Gjermania: Taksë të huajve që përdorin autostradat tona”

  1. hagjinastu says:

    bravo o tema qe i ardhet ne ndihme qeverise sone rilindase, se me thene te drejten pati reagime te forta per taksen 10 euro per kalim qe do vendoset ne durres kukes.

  2. Faton Schweiz says:

    Duhet me pagu diqka per me perdor kto superrruge qe n’ Kosov s’ do ket as pas 1000 vitesh.

    1. Diare says:

      Fazon schweiz. Kosova e ka autostraden me moderne ne ballkan por ti me sa duket ende je dikune ne ndonje biruce te zvicrres pasi te kan kape ne ndonje banhofe tu shite miell e nuk e dine.

  3. United Kingdom says:

    Shume mire e Kane. Rruget I kan ndertuar dhe I mirmbajn vete.

    Ne slloveni eshte taksa diku te 30 euro per 15 dite. Po ashtu dhe ne Italy apo France rruget jan me leke. Ne kronaci paguet autostrada diku te 45 euro. Kam 2 vjet pa kaluar, dhe tarifat mund te ken ndryshkur

    1. RR says:

      Edhe ne Gjermani , paguhet taksa e autostradave dhe eshte diku tek 0.2 euro per 1 km .Gjithashtu edhe taksa e qendrimit (flas te pakten per mjetet e tonazhit te larte ) qe eshte 7 € /dita .Ose artikulli eshte per ndonje takse tjeter , ose kjo do te rritet per mjetet e huaja .

    2. Albogentivlora says:

      Ne Slloveni mos paguaj hic, vec jepi drejt. Une nuk kam paguar asnjehere.

  4. turgofagos says:

    na myten te huajt neve pfff: http://goo.gl/fFa8Fz

  5. paul says:

    pse jo austria,slovenia, kroacia i kane me pagese, biles ne gjermani mund te ecesh sa te duash, nuk ka shpejtesi te kufizuar

  6. the boss says:

    Pak jane.ne itali paguhen 10€ per 100km, turpi i botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje