Prokuroria e Tiranës bëri të ditur arrestimin e një ish-specialisteje kredie në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë nën akuzat e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimit të dokumentave nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre”.
Shtetesja A. Aliaj, deri para pak kohësh specialiste kredie e një banke të nivelit të dytë në Kamëz, kishte arritur të përvetësonte rreth 200 mijë euro përmes një skeme që shfrytëzonte llogaritë bankare të klientëve.
Nga hetimet e prokurorisë rezulton se kjo shtetase i mashtronte klientët duke u marrë atyre shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë bankare ose duke u hapur, pa dijeni, llogari kredie, të cilat më pas i tërhiqte vetë.
Skema ka vijuar deri në një moment kur klientët ishin ankuar tek drejtuesit e bankës, këta e kishin shkarkuar dhe më pas kanë bërë denoncimin në polici.
“Sipas hetimit të prokurorisë, shtetasja A. Aliaj, me detyrë specialiste krediti në filialin e një banke në Kamëz, nëpërmjet veprimeve të kundërligjshme, ka arritur të mashtrojë një numër të madh klientësh, duke u marrë atyre shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë bankare ose duke u hapur, pa dijeninë e shtetasve llogari kredie, të cilat më pas i tërhiqte vetë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Prokuroria e Tiranës nisi hetimin, bazuar në kallëzimin e dorëzuar nga drejtuesit e bankës ku ushtronte funksionet shtetasja A. Aliaj, pas shqetësimeve që shumë klientë kishin paraqitur.
Ndërkohë, po vijon hetimi për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personave të tjerë, të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar shtetasen nën hetim për të realizuar qëllimet e saj.
Kure do behet njere drejtesi ne kete shqiperi Te mallkuare , ku disa bejne pasuri me droge edhe disa me prostuticion ,
Hajt me kembe te mbare ky procesi penal, ndoshta i sherben kesaj vajzes te FILLOJE PUNE NE ADMINISTRATE, sipas praktikave me te mira RILINDASE.
Ashtu sikurse baballaret e kombit vjedhin xhepat e shqiptareve edhe kjo punonjesja e bankes ka vjedhur babllaret e kombit sepse bankat jane te qeveritareve.
Keta tipa jane kaq te shumte ne Shqiperi, sa qe duhen disa burgje te medha per ti “strehuar”, por kush do e beje, te vdekurit?
200 MIJE EURO NUK JANE TE BARABARTA ME 300 MILION QE VODHI VETEM BASHA NGA RRUGA ,,,,, DHE PO HEDH VALLE NE BASHKI ,,,,, PO TALLET AKOMA ME POPULLIN DUKE THENE SE JAM I PA PREKSHEM NGA LIGJI BASHEN PO NA E RUAJNE SI UJTE E PAKET PAMVARESISHT SE VRAU DHE VODHI MILIARDA BASHKE ME SALI BERISHEN ,,,,,,
Kete marifet,dhe te tjera si keto, i bejne te gjithe shefat e degeve te bankave.Kontrollojini dhe do ngeleni te manhitur se si vjedhin.
Po te shohesh si pastrohen parate e pamundur te mos tundohesh.
Tek ky vend qe ka shku per lesh ,cfare nuk degjon.