Të tradhtosh gruan? Epo, nëse je një zyrtar i Partisë Komuniste në Kinë, duhet të mendohesh dy herë, ndryshe përballesh me shkarkimin nga posti.
Deri më tani kemi dëgjuar shpesh se presidenti i ri dhe Partia Komuniste kanë forcuar masat në luftën kundër korrupsionit.
Por sipas BBC, komunistët e Kinës kanë vendosur që të luftojnë edhe korrupsionin moral.
Sipas një shkrimi në China Daily, tradhtia bashkëshortore është e ndaluar për anëtarët e partisë.
Gazeta shkruan se anëtarët e partisë janë paralajmëruar në qershor se duhet t’i përmbahen standardeve morale më të larta se ato të publikut.
Në shkrim thuhet se gjashtë zyrtarë janë zbuluar se kanë bërë tradhti bashkëshortore deri më tani, por nuk thuhet se çfarë ndëshkimi kanë marrë.
Por nëse mendoni se partia po mban një qëndrim puritan, gazeta thotë se autoritetet më përpara i kishin akuzuar zyrtarët për korrupsion moral nëse ata kishin më shumë se tre dashnore.
Në sytë e publikut, dashnoret janë kthyer në simbolin më të fundit të korrupsionit.
Supozohet gjerësisht se asnjë zyrtar nuk mund të blejë makina apo shtëpi për dashnoret pa marrë para nga fondet publike.
Sipas një raporti qeveritar të vitit 2007, plot 90 përqind e zyrtarëve të lartë, të rrëzuar nga skandalet korruptive, kishin një dashnore- dhe në shumë raste më shumë se një.
Por shumë njerëz thonë se kur PK predikon për moralin, kjo duket vetëm si propagandë.
Kur një nga drejtuesit e lartë të partisë, Bo Xilai, u akuzua për korrupsion, prokurorët thanë se ai kishte marrëdhënie seksuale të papërshtatshme me shumë gra.
Akuzat mund të jenë të vërteta, por duke i vendosur ato në procesverbal synohej të nxihej emri i një politikani ende pa nisur gjyqi.
Partia shpresonte se publiku do përqendrohej më shumë tek dështimi moral i tij se tek shkeljet ligjore.
shume mire edhe ne Shqiperi duhet te ndalohet tradhtia se tradhtia po shkatrron familjet shqiptare: http://bit.do/The-helicopter-falling-down
Po saliut tone qe ka gjithe ato dashnore si tja bejme? Ka aq shume sa sja numerojme dot,hahahahaha.
Ketu behet fjale per anetaret e PS-s e jo te PD-s
PD e Saliut eshte e lire ne kete drejtim..