Ish- diktatori ushtarak i Panamasë ka vendosur që të hedhë në gjyq prodhuesit e lojës së njohur “Call of Duty”, pasi i akuzon se e portretizojnë si rrëmbyes, vrasës dhe armik të shtetit.
Gjenerali Manuel Noriega është në burg që prej vitit 1989, i dënuar për trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash, akuza që u ngritën ndaj tij pasi ra nga pushteti kur vendi u pushtua nga SHBA.
80- vjeçari ka ngritur padi ndaj Activision Blizzard për dëmtim të reputacionit.
Në lojë, ai përshkruhet nga personazhet si një “copë m…”.
Padia është ngritur në një gjykatë në Los Angeles.
Prite kur t’i thote edhe gjykatesi, “You are indeed a piece of shit Mr. Noriega!”