Ish- presidenti dhe kreu i FRD, vazhdon të besojë se vendit i duhet një e djathtë moderne, europiane, si alternativë e së majtës. “300 ditët e qeverisë? Edhe vetë maxhoranca është e pakënaqur”
Intervistoi: Skënder Minxhozi, Marrë nga revista JAVA
Zoti Topi, është mbushur tashmë një vit nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Si e shihni sot, pas nje viti, eksperiencën e FRD në këto zgjedhje? Pse projekti juaj, nuk mori atë që prisnit nga ajo fushatë elektorale?
Pas më shumë se një vit nga zgjedhjet politike, të cilat prodhuan një rotacion të pushtetit tetë vjeçar të Berishës, mund të bëjmë një refleksion më të qartë edhe për rezultatet e projektit politik të Frymës së Re Demokratike. Rezulton, që zgjedhjet ishin produkt i një sistemi të keq zgjedhor, të projektuar në ditën e ndryshimeve kushtetuese që përveç zgjedhjeve, kanë destabilizuar ndjeshëm raportet institucionale në Shqipëri. Ndonëse votat zyrtare ishin të mjaftueshme për t’u përfaqësuar në Parlament, kjo nuk ndodhi, pikërisht për shkak të sistemit, pa marrë në konsideratë mospërfaqësimin në komisionet e administrimit të procesit, gjë që ka dëmtuar shumë. Pavarësisht vlerësimit zyrtar, sipas nesh këto zgjedhje pavarësisht fitores së ndjeshme të mazhorancës së majtë, ishin me probleme dhe nuk pasqyruan sondazhet, që e fusnin FRD-në në Parlament me disa deputetë.
Meqë jemi te një vjeçari i 23 qershorit, si ka qenë ky vit i parë postzgjedhor për politikën shqiptare? Sa ka ndryshuar ajo, sa kanë mbijetuar problemet e vjetra?
Përgjithësisht ka qenë një vit politik me zhvillime kaotike, ku pasqyra është Parlamenti i shndërruar në arenën e përplasjeve të detashmentëve të kazermave politike të kryetarëve të partive, që e kanë problem simbiozën me kulturën demokratike. Më vjen keq të ripohoj, se në këndvështrimin tim, ky Parlament është më i dobëti në historinë e shtetit shqiptar.
Edhe sipas pohimeve reciproke të palëve në Parlament, aty gjen deputetë pa shkollë, e me nivel kulturor mediokër, vrasës, të dezekuilibruar mendërisht; njerëz që kanë patur problem me drejtësinë, njerëz vulgarë në komunikim. Ndjej dëshpërim për situatën në institucionin më të lartë përfaqësues, ku bëhet debati politik, ligjet, emërimet dhe kontrolli kushtetues mbi institucionet e shtetit. Natyrisht problemet e vjetra kanë krijuar një shtrat kronik, që riaktivizohen në mënyrë frekuente, edhe për arsye se disa protagonistë të politikës së keqe, janë aty dhe turbullojnë herë pas here ujrat.
Po opozita si po e shfrytëzon rolin dhe pozitën e re të pas 23 qershorit?
Unë mendoj se opozita institucionale në Parlament nuk ka reflektuar për asnjë çast për humbjen e thellë, rezultat i një politike, që prodhoi paaftësi në drejtim dhe korrupsion në të gjitha nivelet e pushtetit. Nuk dëshiroj të zgjatem tek arsyet e humbjes së opozitës, por është e dukshme, që ajo vazhdon të zhytet në krizë identiteti dhe përfaqësimi, këtë e shikojmë te përplasjet në të gjitha nivelet strukturore, por mbi të gjitha, te mungesa e lirisë së kryetarit të ri, për të bërë projektimin e planeve të tij. Opozita në Parlament ka një fizionomi arkaike, zhurmuese, pa ide dhe mosbashkëpunuese për ligjet, ku ky institucion po çalon më shumë.
Cili është bilanci i 300 ditëve të para të qeverisjes së Edi Ramës?
Besoj se, si çdo qeveri që ndryshon ngjyrë pas tetë vitesh, trashëgon shumë probleme nga paraardhësi. Përpjektjet për riparimin e funksioneve të qeverisjes, që është detyrë, janë shoqëruar me ndryshime të ndjeshme të premtimeve spektakolare. Çfarë mund të them unë sot, kur pakënaqësi ka në vetë rradhët e mazhorancës. Duket sikur ka devijim nga programi elektoral me të cilin fituan zgjedhjet. Kujtoni premtimet për koncensionet, lojrat e fatit, sigurinë publike, punësimin, shëndetësinë etj. etj.
Qeveria duhet të kuptojë se është në fokus të vërejtjeve pasi ky vend ka shumë probleme të trashëguara dhe akute. Gjithçka varet nga stabiliteti i institucioneve dhe ekonomia. Sipas meje, orientimi te bujqësia, blektoria dhe agroindustria është rrugë dalje dhe çelsi i suksesit. Por, për çfarë bujqësie moderne do të flasim, kur prona bujqësore është e copëzuar dhe buxheti është i papërfillshëm. Natyrisht kjo qeveri ka shumë punë përpara. E gjithë administrata duhet të ndjehet e motivuar dhe jo nën stres.
Pas ardhjes së Bashës në krye të partisë, frika kryesore vinte nga dualizmi i tij me Berishën. A pajtoheni se pikërisht ky dualizëm, po dëmton rëndë imazhin dhe performancën e opozitës?
Situata apo ndjeshmëritë në partinë, që sot de jure e drejton z. Basha, tek unë personalisht përcillen me indiferencë pasi prej kohësh jam shprehur dhe kam parashikuar, që ai formacion politik nuk është më në funksion të demokracisë në Shqipëri. Tashmë, e dinë dhe e kuptojnë të gjithë se strukturat politike dhe grupi i saj parlamentar qëndrojnë dhe punojnë si punëtorë me mëditje në “pronën” e Sali Berishës. Janë zgjedhur dhe kanë qenë interpretë mekanikë të kësaj filozofie, që e çoi atë parti, drejt precipitimit në një disfatë elektorale, nga e cila nuk duket se ekziston rrugëdalje.
Kjo opozitë inaçore dhe megallomane, jo vetëm që e ka ulur dukshëm performancën në Parlament, por vazhdon të mos ketë asnjë vizion për rikthimin e së djathtës në pushtet. Shifrat flasin qartë, për më tepër, që protagonizmi në vazhdim i humbësit të madh vazhdon të shtojë rrjedhjen e mëtejshme nga elektorati, që e ka mbështetur tradicionalisht. Përpara se të ëndërrohet rikthimi në pushtet, e djathta në Shqipëri ka nevojë të çlirohet nga pengmarrjet dhe të futet në rrugën e bashkëpunimit, përndryshe, do të kemi një dominim të gjatë të së majtës në Shqipëri.
Si mund të ndërtohet një projekt politik i djathtë, jashtë hijes së rëndë të Berishës?
Unë jam i mendimit, se e djathta politike në Shipëri, duhet të rikthehet mbi bazën e parimeve të forta të traditës dhe kulturës politike evropiane. Ajo sot e ka jetike qarkullimin e elitës dhe veprimin drejt një perspektive pa influenca të aktorëve arkaikë të një politike, që tashmë është vjetëruar. Duhet të ndërtohet një platformë moderne, ku trashëgimia negative të evitohet dhe politika të mos jetë më strehë për t’u mbrojtur nga drejtësia.
Nëse kjo e djathtë do të vazhdojë të kontrollohet në mënyrë diktatoriale nga një individ, shanset për rikthimin e besimit janë të ulta. E djathta, duhet të çlirohet nga njerëzit e kompleksuar nga e kaluara e tyre. Kjo më kujton një thënie të Senekës: “Kush ka dëshiruar shumë gjëra me ambicie, ka përbuzur me mendjemadhësi, ka fituar pa rregull e pa u ndalur, ka mashtruar me babëzi, ka vjedhur me lakmi, ka prishur pa hesap, ky njeri ka frikë nga kujtimet e tij”. Tani, kujtohuni, se cili politikan është shprehur se kurrë nuk do të shkruajë kujtime për të kaluarën e tij dhe do të kuptoni përse!!
Jemi dëshmitarë të një situate të ashpër konfliktuale, që ka në qendër krizën në sistemin e drejtësisë. Cilat janë komentet tuaja për këtë gjendje të krijuar, pas mbrojtjes që KLD po i bën disa gjyqtarëve të akuzuar për fshehje të pasurisë apo akte korrupsioni?
Unë kam mendimin se, ndonëse në pamje të parë, duket si një përplasje institucionale dhe për parimet e drejtësisë apo të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, por në bazamentin e saj, është dhe bëhet për arsye e qëllime politike.
Së pari, vetë KLD është një institucion i komplikuar nga vetë ndërtimi strukturor dhe vetë përbërja, një pjesë e së cilës zgjidhet me vullnet politik, përjashto këtu anëtarë, që vijnë nga Konferenca Gjyqësore.
Së dyti, në vite kemi parë gjyqtarë, që me dëshirë janë deklaruar në mjediset e tyre apo njihen si tifozë të partive politike.
Së treti, çdo maxhorancë e rradhës, ndjehet jo mirë kur shikon që KLD-ja që gjen, dominohet politikisht nga pala tjetër. Nuk besoj, se keni harruar sjelljen e shëmtuar të maxhorancës së kaluar me këtë institucion. Sigurisht që, shoh një përplasje, ku nuk përjashtrohet dhe mobilizimi i anëtarëve të KLD-së për të qenë solidarë me njëri-tjetrin, edhe në kushtet kur u duhet të marrin vendime të vështira për t’u hapur rruga hetimit të gjyqtarëve për korrupsion apo shkelje të tjera.
Për të ardhur së fundmi, te mendimi im për çlirimin nga kjo situatë në KLD, apo në përgjithësi me sistemin e drejtësisë, duhet një reformë tërësore, jo segmentare dhe e çastit, që kërkon ndryshim të Kushtetutës. Për momentin, jam skeptik që kjo të arrihet me këtë klimë në Parlament dhe me këtë përbërje të tij.
A do ta shohim eventualisht FRD, si pjesë të ndonjë formule bashkëqeverisëse me të majtën aktuale?
Fryma e Re Demokrate është një forcë politike e pozicionuar në qendrën e djathtë. Fatkeqësisht e ashtuquajtura e djathtë institucionale ka dështuar plotësisht në misionin politik, duke përçarë elektoratin e djathtë në Shqipëri. Reformimi përbën domosdoshmëri. FRD do të vazhdojë misionin politik për shtetin dhe qytetarët dhe do të bashkëpunojë për reformat e mëdha me cilindo, që ka të njëjtën platformë për shtetin dhe jo për pushtetin. Sot për sot, jemi jashtë të ashtuquajturave blloqe politike, sikurse shumë e shumë qytetarë që po i bashkangjiten filozofisë së re politike. Ka shumë zhgënjim nga kjo politikë, që nuk ofron zgjidhje optimiste për të ardhmen.
Kushtetuta dhe ndryshimi i saj, është një tjetër temë qëndrore e debatit politik. Ju jeni shprehur disa herë për këtë çeshtje. Si duhet nisur një proces normal i ndryshimit të ligjit themeltar të shtetit?
Kushtetuta si akti themelor i shtetit, ka ndryshuar pa problem, kur i është dashur zotërinjve të pushtetit politik, pasojë e së cilës janë përplasjet ndërinstitucionale dhe problemet me shtetin e së drejtës. Natyrisht, në gjendjen që kemi ardhur, mendoj se duhet përgatitur me kujdes ndryshimi i mundshëm i Kushtetutës, për ta bërë shtetin më të fortë dhe më fluid në përmbushjen e detyrimeve për një vend, që aspiron të futet në BE. Sinqerisht, parlamenti aktual, nuk më jep shpresë që do ta realizojë një gjë të tillë. Ata nuk arrijnë të shprehin vullnetin politik për të bashkëpunuar për gjëra madhore. Mesa shikoj, Parlamenti është futur në një situatë kaotike, e duket sikur ka dalë nga agjenda dhe po merret përfundimisht me marrëzitë e disa politikanëve, që për gjëmën që i kanë bërë këtij vendi, kanë frikën se në kushte normale, do të përballeshin me drejtësinë.
Nga ana tjetër, shikoj te maxhoranca aktuale nxitim dhe në disa raste amatorizëm, gjë që nuk po garanton sukses. Kushtetuta mund të ndryshojë me nevojën e përfshirjes në grupin e punës të disa juristëve me formim evropian, pasi nesër do të jemi, duan apo s’duan disa politikanë, pjesë e BE-së.
ate e dime o Tope http://bit.do/pd-nje-parti-me-meditje-tek-berisha
“Parlamenti eshte futur ne nje situate kaotike…. dhe po merret perfundimisht me marrezite e disa politikaneve, qe per gjemen qe i kane bere ketij vendi, kane friken se ne kushte normale, do te perballeshin me drejtesine” – Shprehje shume e vertete, qe spjegon gjithçka ne Shqiperine e ketyre 300 diteve.
PD-ja ka qene me meditje tek brekedhjeri i historise sepse takemi i juaj ishte i lumtur te bente meditesin,qysh prej fillimit.Ja keshtu, me lumturine e meditesit te nje bande gangsteresh,u kolloqithet duke shkely Shqiperine dhe shqiptaret,nen komanden e mortjemadhit doktor.
Keto 23 vjetet e fundit kane renduar dhe shkaktuar aq shume plage ne shpirtin dhe shpinen e shqiptareve,saqe shpresa e tope topit per amnezine e tyre eshte krejt utopike.TUNG.
Tope Berishes.
ti je kokra e legenit o tope , nga ty e kemi peshqesh kete pler kld , ndaj leri farat o tope , je ber me keq se ata gagarelat e rruges o plere.
O BAMIR TOPJA KU ISHE ZOTROTE KUR VRISTE DHE VIDHTE SHQIPETARET SALI BERISHA ME COM.
PER PAK HARROVA TEK KUSH BERBER QETHESH TI MOR BAMIR (TIRONCI )
Topi.Shqipetaret jane turpi shqipetar.Asnje ne shqiperi politican ose gazetar ose shkrimtar nuk po denancon fashizmin(vjedhje+vrasje) e zogut,te enver hoxhes,ramiz alise adil carcanit,fatos nanos,kastriot islamit rexhep meidanit,grupin fashist te PD me sali berishen.BE i dha doren qe nuk e meritonte Shqiperise.Shqipetaret duhet te pastrojne KOMBIN nga plehrat e fashizmit.Plehrat e fashizmit te digjen te gjalle ne muzeumin e zogut dhe hiri i tyre te flaket ne det,ata nuk jane shqipetare.Shqipetaret jane simbol i vecante ne bote i miresise dhe bujarise te NENE TEREZES.Intelektualet e vertete te kombit shqipetar kudo duhet te mblidhen dhe tavleresojne doren e ngrohte te BE qe i dha shqiperise dhe brezave qe do vine.
Foli per ate zot foli.
Kete karagjoz e kemi patur president.
Ky eshte bere nga nje Berish bythputhur ne nje Berishe urrejtes;Ky satrap eshte nje parazit I pavlere per shoqerine shqiptare.Ky nuk I vjen as tek thembra e kembes Heroit Sali berisha sepse ky nuk ka as kapacitet mendore e Inteligjent dhe aq Guzim si indivit.Ky ka qene ne kartriken me te larte te shqiperise dhe jo vetem qe nuk e beri ate detyr me nder qe te rregullonte Drejtesine shqiptare por e shkaterroj ate me keq se sa ishte perpara tij.ky duhet injoruar dhe nuk duhet ti jepet e drejta e televizorit sepse si ky ne shqiperi jane me mijera,eshte nje deshtues shum I keq dhe nuk I duhet shtetit shqiptar apo politikes shqiptare si ky pordhac I paafte.
thjeshte nje tope koqje ideshpruar pere pushtet shan berishen qejahapi syt dhe idha pushtet katunarit tiranes dhe eberi me tetmi metra katrote tok dhe vil lluksoze nje doktorr lopesh edhe vete posillet si kafsh lop hesapi
Per mendimin tim reforma me e madhe duhet te kryhet sic e kam thene e me pare ne zgjedhjen e parlamentareve me zgjedhjen direkte nga zgjedhesit te zones elektorale,konkurenca duhet te behet midis kandidateve te forcave politike apo kandidatit te panvarur ku fitues do te jete ai apo ajo kandidate qe mer minimum 50% te votave + 1 vote.
Parlamenti te kete jo me shume se 101 deputete dhe zgjedhja e presidentit te kryhet te pakten nga jo me pak se 76 deputete te dale nga votat e popullit.Per kete duhet te gjendet rruga dhe menyra duke ndruar pjese te kushtetutes qe anashkalojne kete process.
Keshilli i larte i drejtesise eshte hallka themelore e sistemit gjyqesor qe duhet te jete me njerzit me te perkushtuar per te vendosur drejtesi me atdhetare, me etike e profesionale qe duhet mos influencohen nga politika dhe interesi personal apo njohjes reciproke.
Kam ndjekur nga afer nepermjet kanalit CSpan debatet ne Senatin Amerikan e vecanerisht komisionin e ligjeve. Eshte me se e tepert te bej krahasimin ndermjet kultures dhe etikes profesionale te perfaqsimit te ideve ne keto dy shtete.
Mendoj se permiresimi I ketyre problemeve zgjedhja e perfaqesuesve me te afte dhe me te dedikuar e profesioniste nga forcat politike do ta afronte me shume Shqiperine dhe Shiptaret drejt nje te ardhme ne bashkimin Europian.
Mihallaq Furxhi
Oakland Community College
Michigan USA
Fatkeqesia me madhe ne shqiperi eshte Bashkepunimi Laberise me funderrinat e Janullatos (Ortodoksit e pabese dhe antishqiptare) Sikur Leberit e uritur per pushtet te braktisin bashkepunimin e tyre me Antishqiptaret dhe ti bashkohen shqiptareve te vertet shqiperia do te ishte shum here me mire dhe do te ishte shum here me me unitet e zhvillim.Ky eshte mendimi im
Ik o Bamke ha ato melcite e ferguara qe i ke kismet dhe mos u merr me me politike.