PD: Sukseset e Ramës, imagjinare

20 Korrik 2014, 12:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama mashtroi shqiptarët me premtimin e bërë gjatë fushatës elektorale për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës. Kështu u shpreh Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi, duke akuzuar Kreun e Qeverisë se ka mbushur dhunshëm rrugët e vendit me reklama që tregojnë suksese imagjinare.

 “Pasi nuk ia doli të mbulonte dështimin e 300 ditëve me propagandë me regji qendrore, Edi Rama tani ka mbushur dhunshëm rrugët e vendit me reklama që flasin për sukseset imagjinare që ndodhin vetëm në kokën e kryeministrit. Duke abuzuar me taksat e qytetarëve, Edi Rama po synon të shtrembërojë realitetin që është krejt e kundërta e propagandës së tij. As tabelat, as reklamat, as regjia qendrore nuk e ndihmojnë Edi Ramën të fshehë mashtrimet e tij për 300 mijë vende pune, legalizim falas, shëndetësi falas, e dhjetra gënjeshtra të tjera të fushatës së tij”, deklarojë Vorpsi.

Sipas PD-së, reklamat që i paguajnë qytetarët shqiptarë nuk krijojnë asnjë vend të ri pune dhe nuk sjellin asnjë përmirësim e mirëqenie.

“Kjo fushatë irracionale dhe e kushtueshme e Edi Ramës, nuk i fsheh dot humbjen e mbi 30 mijë vendeve të punës këto 300 ditë, përkeqësimin e të gjithë treguesve të rendit e sigurisë, rënien e ekonomisë, mungesën e investimeve dhe goditjen e rëndë që ka marrë shpresa dhe besimi tek e ardhmja me Edi Ramën dhe ekipin e tij të propagandës boshe e punës zero”, theksoi Vorpsi.

6 komente në “PD: Sukseset e Ramës, imagjinare”

  1. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    MIRE PER 300 DITET E RAMES PO PER 300 MILIONET QE VODHI KRYETARI CFARE COMENTI KA PARTIA ?
    PARTIA JUAJ E SIGURTE ESHTE PER TU LAVDERUAR PER MEHILLIN 100 % SUCSES PER TY SI KA VENDOSUR APO JO NE KETE PERIUDHE ,,,,,,.?SE KUSH DO NA E QEROJE PESHKUN PO U MBARSEN TE GJITHA ,,,,,,
    TE RROJE PARTIA ZEDHENESE VORPSI

    1. ta-ci says:

      Or Burra: Eshte per te vene kujen me keta te PD.
      Edhe Burrin keta e bejne shtatezene!!!…Turp.

  2. Lomi pri Baldushku says:

    300 ditshi i Ramës osht baraz me 8 vjetshin e Salës tat. Hajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.

  3. Teodor says:

    Po ik moj sharrabajke se na e shpifet, o cipe plasur qe su ben pershtypje asgje ne kete jete. Ptttuuuu fare e keqe, qe u shofshi o zot.

  4. petrit zela says:

    E nderuara Zonjush Laura;..Njerzit apo politikane qe i kane te mbeshtetura mir dy komet ne tabanin kombetar,nuk jetojn me imagjinata
    por me vepra rreale,ashtu sic e duan interesat e atdheut,dhe mbare
    popujt e shqiptarizmit.Ju e dini,me mir se kushdo,se me imagjinaten
    jetojn vetem te pa aftit..Duhesh te jesh e bindur,se kjo qeveri eshte
    me simpatikja e shekullit,e drejtuar nga zoti Rama,po i afrojn popullit,vetem premtimet e realizuara..Duke pasur parasysh se ju jeni
    e shkolluar dhe si zedhenese e PD-es do jete mire per ju dhe vete PD-en
    qe te deklaroni 70% te verteten dhe 30%-qindshin e transformoni ashtu sic e duan interesat e Klanit te PD-es..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje