Partia Demokratike, ka publikuar të dielën në faqen e saj zyrtare, vizitën që deputeti gjerman i CDU, Thorsten Frei ka bërë në Partinë Demokratike, ku është pritur nga deputetët, Genc Pollo dhe Gerti Bogdani.
Gjatë takimit u fol për bashkëpunimin mes dy forcave politike të qendrës së djathtë që i përkasin Partisë Popullore Europiane, gjendjen politike në Shqipëri si dhe perspektivën europiane të vendit. Deputeti i CDU-së, Frei shprehu dëshirën për mbajtjen e zhvillimin e kontakteve dypalëshe në të ardhmen.
Ndërsa, deputeti i PD-së, Pollo pasi falenderoi deputetin gjerman për përkrahjen në dhënien e statusit kandidat dhe duke shpresuar se “do të vijojë hapja e negociatave në kohën më të afërt të mundshme”.
Sipas deputetëve demokratë, pengesë për këtë janë, cënimi i shtetit ligjor, i konsensusit politik, zaptimi i pushteteve të pavarura dhe joqeveritare si KLD, ILDKP, AMA, AMF, kompetencat e Presidentit, destabilizimi i administratës publike dhe emërimi në poste kyçe i personave të dënuar për krime të rënda dhe depërtimi i tyre edhe në Kuvend, siç e dëften incidenti i deputetit socialist Arben Ndoka.
Partia Demokratike mbetet forcë politike proevropiane që do të përkrahë në Kuvend çdo reformë që i shërben integrimit europian, u shpreh Pollo.
Deputeti gjerman Frei, shoqërohej nga ambasadori gjerman Hoffman dhe shefi zyrës së fondacionit Adenauer në Tiranë Dr. Schrappel.
Basha duhet te jete me pushime se punon 365 ditet e vitit..Gjynah i shkreti, hap gropa per kanalizime, shtron kabuj, ne shi, bore, diell.. U sfilit me punet e Bashkise duke ulur taksat e leshit, dhe duke ngritur taksat e nje markatoje ku detyron shitesit te zhvendosen..I cojne ne filifistun nje levizje pa llogjike pervec atij te interesit..I duhen pushimet se te punosh si kryetar bashkie sfilitesh duke bere fotografi kompjuterike dhe ca skica (“ne kohen kot”) lidhje katroresh ne kompjuter (kur je i lodhur nga loja solitare sigurisht) dhe ja prezanton popullit si lidhje tramvajesh.. Dhe le 2 kllouna ta prezantojne dhe vijne 4-er veta..Domethene, ka me shume prezantues me shume se ata qe erdhen ne tavoline se mikpritesi ne seline e tij..Nuk ka as edhe nje perfaqesues te PD-se ne tavoline te shkruaj si bicim procesverbali se per c’fare behet muhabet..Njeri me kokebosh se tjetri..
Kete Gjermanin do e kete derguar ajo Deputetja Gjermane qe eshte si burre, me emrin Pallosh apo dicka e tille.
Pordhon e paska piketuar Salih Ram Gerdeci per n/kryetar! ?
lulin e keni me dasho alikon ne hollande per lazaratin
Çfare titulli!!! Çfare lajmi!!!!! Keni harruar te shtoni ne lajm qe fajin e ka Berisha.
Lajm bombastik,,,,,,,,,