Reforma e pensioneve/ Berisha: Mosha nuk duhej rritur, ndëshkohen shqiptarët

19 Korrik 2014, 15:17Politika TEMA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reguar përmes një komenti në Facebook në lidhje me reformën e pensioneve, të cilën e cilëson si fytyra e vërtetë e Edi Ramës!

“Rritet në 63 vjet mosha e pensionit për gratë dhe në 67 vjet për burrat. Dy ditë më parë Edi Rama ju deklaroi shqiptarëve se në 300 ditë bëmë atë që nuk e bëri asnjë qeveri në 20 vjet;  reformën e pensioneve. Kjo është e vërtetë. Të paktën Qeveria e PD në 8 vjet nuk pranoi të kalojë një ligj që rrit moshën e pensionit 3 vjet për gratë dhe 2 vjet për burrat, pasi ky do ishte ndëshkim për qytetarët e këtij vendi që, përveç bllokmenëve, përjetuan për dekada skamjen ekstreme, dhe që vetëm 22 vjet me parë renditeshin si qytetaret e tretë më të varfër të planetit. Të mburrësh se po vendos moshë të njëjtë pensioni midis shqiptareve dhe austriakëve apo britanikëve, me te cilët sipas studimeve 22 vjet më parë ke patur një diferencë në të ardhura prej 250 vjetësh, krahason të pakrahasueshmet dhe kryen një akt të papërgjegjshëm, cinik, të bazuar fund e krye në padije dhe pashpirtësi”, komenton Berisha.

Në vijim ai shton “këtu duhet të theksoj se reforma e pensioneve është shumë e rëndësishme dhe ka një seri aspektesh që duhej adresuar, por pa rritur moshën në maksimumin e vendeve më të zhvilluara”.

“Mosha e pensionit në Shqipëri është në mesataren e vendeve të botës. Une mendoj se jo rritja arbitrare e saj por indeksimi me rritjen e jetëgjatësisë ishte përgjigja e vetme e ndershme dhe më maksimale që mund t’i jepej problemit të moshës së pensionit, dhe ky indeksim duhet të ishte vullnetar së paku për 20 vitet që vijnë. Të mburresh se po voton një ligj që të tjerët e mbajtën në sirtar sepse ndëshkonte të moshuarit e vendit tënd do të thotë se ke defiçit të madh, si të njohurive ashtu dhe ndjenjave njerezore ndaj qytetarëve shqiptarë”, shkruan Berisha në komentin e tij në rrjetin social.

8 komente në “Reforma e pensioneve/ Berisha: Mosha nuk duhej rritur, ndëshkohen shqiptarët”

  1. tigri says:

    yh plak gomar.. Nuk rritet asnje dite o qofte.. Ata qe dalin ne 2032 ju rritet pak mosha o plak hajvan

    1. Nona says:

      Nuk rritet mosha per ata qe dalin ne pension tani.. Reforma prek ata qe dalin ne pension ne vitin 2032..

      Boll me me genjeshtra sali, sti ha njeri me gjepurat e tua

  2. andromaqi says:

    Sikur s’ishte ky vetë që dikur donte t’a rriste moshën e daljes në pension.

  3. Teodor says:

    Aman o Zot, foli ky specialisti. E ke qare deri tani sic e sheh ndrin Shqiperia jone nga mendje te ndritura si puna jote dhe e shokeve te tu.

  4. dandaramanda says:

    Berisha,ti i duhesh opozites.Bravo.Nese kto qe jane nuk punojne mire,prap ti do ta marresh qeverisjen.

  5. england says:

    Ik o plak i rrjedhur se nuk ta ve veshin me askush,iku koha kur i perdorje shqiptaret,ti vete je nje pensionist por per ty pensioni eshte si leke xhepi,e ke vjedhur dhe grabitur ate vend,por parate qe ke perfituar,do ja paguash avokateve te te nxjerrin nga burgu.

  6. shqipetaret e vertete says:

    Ky fashist duhet djegur i gjalle ne muzeumin e zogut.Te pastrohet kombi nga plehrat e sali berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje