Nishani i kthen Kuvendit ligjin për autoritetet e komandimit të FA

18 Korrik 2014, 21:11Politika TEMA

Presidenti  Bujar Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të Ligjit 64/2014 ‘Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Sipas një njoftimi zyrtar në faqen e Presidencës, dekreti është në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës.

Ligji u miratua në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita dhe Kreu i Shtetit gjatë debateve në Kuvend e kanë cilësuar draftin si marrje kompetencash të Kreut të Shtetit, i cili njëkohësisht është edhe Komandant i Forcave të Armatosura.

Arsyet e kthimit të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”

Të nderuar deputetë,

Në seancën plenare të datës 26 qershor 2014, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Ky ligj është paraqitur për shpallje më datë 30 qershor 2014. Në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës kam vlerësuar se ky ligj i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit mbështetur në arsyet dhe argumentet e mëposhtme.

Analiza e kompetencave të Presidentit të Republikës së Shqipërisë konfirmon karakterin e paanshëm që hartuesit e Kushtetutës kanë dashur t’i japin funksioneve të tij duke dalë qartë roli i rëndësishëm dhe i veçantë i Presidentit si dorëzanës i balancës ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Ligji nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është në përputhje të plotë me kushtetutën dhe është hartuar në konsultim me strukturat e NATO-s. Shfuqizimi apo ndryshimi i tij, si i çdo ligji tjetër, duhet të arsyetohet dhe justifikohet. Në rastin konkret përveç mungesës së arsyetimit nuk kemi të bëjmë as me një ndryshim apo domosdoshmëri reale për çështjet në diskutim.

Në relacionin e ligjit pretendohet se “Ligji nr. 8671/2000 që është akoma në fuqi është miratuar para 14 vjetësh dhe nevojat për rishikimin e një sërë çështjesh janë imediate”, por pa u shprehur se çfarë ka ndryshuar, cilat janë çështjet imediate dhe përse ka dalë si nevojë heqja e kompetencave të Presidentit të Republikës lidhur me Forcat e Armatosura.

Ky ligj, sjell ndryshime të cilat kanë pasoja kritike në ushtrimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit, si dhe në balancën e ndarjes së pushteteve midis Kuvendit, Presidentit, Kryeministrit, si dhe autoriteteve të tjerë të përcaktuara në ligj. Përqendrimi i pushtetit, duke parashikuar kalimin e shumicës së kompetencave brenda ekzekutivit (qeverisë), përben një qasje jo vetëm të gabuar por edhe të rrezikshme.

Kushtetuta, ndër të tjera, i ka dhënë Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Kryetarit të Shteti, Përfaqësuesit të Unitetit të Popullit, edhe postin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura duke pasur si qëllim të sigurojë komandimin dhe drejtimin e Forcave të Armatosura nga një organ i pavarur dhe garant të balancimit të pushteteve.

Hartuesit e Kushtetutës, duke njohur dhe vlerësuar rëndësinë e madhe të Forcave të Armatosur për mbarëvajtjen e sigurisë së një shteti, ia kanë njohur Presidentit të Republikës mbajtjen e postit më të lartë drejtues. Ky fakt tregon qartë frymën e Kushtetutës lidhur me zinxhirin e komandim/drejtimit të tyre.

Kushtetuta, në nenin 169 pika 4, parashikon se: “Kompetencat e Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe ato të Komandantit të Forcave të Armatosura dhe varësia e tyre nga organet kushtetuese, caktohen me ligj”, duke i lejuar pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ të parashikojnë në mënyrë më të detajuar mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Forcave të Armatosura, por kjo nuk mund të shërbejë, në asnjë mënyrë, si një mundësi e këtyre pushteteve për të minimizuar kompetencat e Presidentit të Republikës në një nga detyrat kryesore që i njeh Kushtetuta.

Në analizë të detajuar të dispozitave të këtij ligji vërejmë:

Së pari, një nga ndryshimet kryesore është kalimi i kompetencave për miratimin e strukturës organizative dhe planit të përhapjes dhe vendosjes të Forcave të Armatosura nga Presidenti tek Kryeministri.

Ky ndryshim mbrohet nga propozuesit e ligjit me arsyetimin se: “përcaktimi i strukturës së FA-ve, ashtu dhe përcaktimi i planit të përhapjes, që ka të bëjë me administrimin e pronave të FA-ve, janë më tepër çështje të ekzekutivit sesa të Presidencës. De facto dhe de jure, buxhetin e shtetit, punonjësit e administratës shtetërore (ku përfshihen dhe Forcat e Armatosura) si dhe pronat e shtetit i menaxhon Këshilli i Ministrave drejtpërdrejt, si dhe nëpërmjet ministrive apo strukturave të veçanta në varësi të tij”.  “duke qenë se planifikimi i një strukture dhe i një plani përhapjeje kërkon të mbahen parasysh elemente të tilla si numri limit i punonjësve buxhetorë, shpenzimet financiare që kërkohen si dhe pronat e asetet e ndryshme në dispozicion, është menduar se zgjidhja më e drejtë dhe efektive është kalimi i kësaj kompetence te Kryeministri”.

Ky arsyetim nuk mund të qëndrojë pasi Kushtetuta shprehet qartë në nenin 169 pika 1, se “Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes”. Drejtimi i Forcave të Armatosura nënkupton, përveç të tjerash, mundësinë e përcaktimit të strukturës së FA dhe planit të përhapjes së tyre. Nëse kjo kompetencë ushtrohet nga Kryeministri, në çfarë mënyre do të ushtronte drejtimin e Forcave të Armatosura, Presidenti i Republikës?

Për sa më sipër, parashikimet e nenit 12 pika d dhe dh të ligjit nr. 64/2014 nuk janë në përputhje me Kushtetutën.

Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes mund të rezervojnë të drejtën e propozimit të strukturës së FA apo planit të përhapjes së tyre por kurrsesi nuk mund të ushtrojnë kompetenca tej atyre që parashikon Kushtetuta.

Së dyti, kufizimi i kompetencave të Presidentit të Republikës lidhur me emërimet, lirimet e ushtarakëve me grada madhore (gjeneralët) nuk është i justifikuar.

Në relacionin e projektligjit, pretendohet se kalimi i kompetencave lidhur me emërimet apo shkarkimet e oficerëve me grada madhore, të cilat i përkasin Presidentit të Republikës, do të sjellë  “më shumë frytshmëri në menaxhimin e karrierës së gjeneralëve, si dhe do të rritë demokratizimin e këtij procesi sa delikat aq dhe të rëndësishëm të drejtimit të FA-ve”. Ky pretendim është i pabazuar pasi procesi deri më tani ka qenë shumë transparent dhe demokratik duke filluar nga propozimi i Ministrit të Mbrojtjes dhe miratimi i Presidentit të Republikës.

Kalimi i këtyre kompetencave tek Kryeministri nuk i shërben demokratizimit të procesit dhe është në kundërshtim me parimin e kontroll-balancës, duke marrë në konsideratë varësinë e Ministrit të Mbrojtjes nga Kryeministri.

Së treti, vihet re se ligji i ri ka suprimuar disa parashikime ligjore lidhur me kompetencat e Presidentit të Republikës për të:

–    Urdhëruar fillimin e veprimeve luftarake, kur shkelet integriteti i hapësirave tokësore, ajrore e detare të Republikës së Shqipërisë;
–    Urdhëruar vendosjen e shkallëve të ndryshme të gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura, në kushtet e masave të jashtëzakonshme;
–    Urdhëruar lëvizjen, rivendosjen dhe përdorimin e Forcave të Armatosura, në kushtet e masave të jashtëzakonshme.

Mungesa e këtyre parashikimeve krijon vakum ligjor për veprimtarinë e Forcave të Armatosura kur shkelet integriteti i Republikës së Shqipërisë apo në kushtet e masave të jashtëzakonshme.

Së fundmi, ky ligj përveçse kufizon ndjeshëm kompetencat e Presidentit si Komandant i FA, nuk parashikon shprehimisht detyrimin e Kryeministrit dhe të Ministrit të Mbrojtjes që të jenë përgjegjës para Kuvendit dhe Presidentit të Republikës për drejtimin dhe gjendjen e FA në kohë paqeje.

Për sa më sipër, ndryshimet ligjore që sjell ky ligj, nuk janë aspak të justifikuara dhe shkelin parimin e sigurisë juridike në një shtet demokratik.

31 komente në “Nishani i kthen Kuvendit ligjin për autoritetet e komandimit të FA”

  1. tourkofagos says:

    hahahaha,nje turkoshak i tredhur,tallet me nje kuvend te tere……!!!

    1. E verteta says:

      Vari kkkkkkk….Janulles dava korraku,tallet e tere dynjaja me dylberin.

    2. adrin says:

      Nuk ka rruge tjeter vetem shkarkimi nga detyra i ketij presidenti. ky po tregon dita dites qe jo vetem qe nuk eshte president i te gjithe shqipetareve por nje sherbetor politik i berishes. ai po vepron dhe punon si te ishte kryetar i grupit parlamentar te pd se
      Ai duhet shkarkuar menjehere nga detyra.

    3. begsi says:

      Fenomeni i Virusit “Sali” te Nishani,eshte problemi,
      pasi ka prekur cdo qelize ne Trupin te tij.
      Sherimi eshte jashte cdo imagjinate.

  2. erjon says:

    Ktheja o kapterr Nishani ktheja, se ty te
    takon, se te kemi edhe president me mustaqe,
    sepse keshtu si eshte katandisur rilindja,
    qe Ramen nuk po e pyet as nje gjykates fshati
    dhe jo me ti goxha president.

  3. Haxhidajaku says:

    Po dhenja e Shqup-it PD me firmen tende si komandant i FA,kujt i sherbeu? Cilat kopetenca shkele,sikur te ishte prona qe ta kish lene ytate.Do pergjigjesh nje dite se me duket se po te vjen fundi.U bone ti te kthesh pr.ligjet mbrapsh,zoti kapter.Firmose te thashe,mos e zgjat.!

  4. Boll u tallet me kte popull nen emrin “Demokrati” ,
    boll u pasuruat nen kurrizin e ktij populli ,
    boll i shkaterruat jeten te ardhmen ktij populli ,
    boll luajtet me jeten e fatet e te tjerve o
    plehra ,te pafytyre , qe beni rolin e politikanit.

    Kush e mban akoma ne ate post kte viktim ,kte kerm poltike ,
    kte cop muti i cili kurr smundet ti besoshe asgje ,sepse s’eshte i afte per asgje .
    Qe nji kerm si ky te vazhdoje te jet akoma president dhe te pretendoj qe ti jepen fati i nji shteti ne dore , ktu marrezia do zgerdhihej se qesh .
    Deri kur do mbaroj kjo maskarade shekullore o plehrat e njerezimit.

  5. shiaksi says:

    do largohesh ,se ti nuk je president i shqiptareve

  6. gjeramadhi says:

    o rama na onjte bre burre do tja dhjec mustaqet apo jo nishanlliut se nuk durojme me do te bej vetevrasje

  7. Limi says:

    Ne hall ke rene o Nishan ,kujt tja prishesh !!!! apo te ndreqesh punen ….. nuk eshte vone shiko punen tende me qetesi me mire se ske lindur per salinjt.

  8. Atdhetari says:

    Ska problem Jaro vazhdo hidhi poshte ti se i aprovon Parlamenti pastaj…

  9. vlora.aj says:

    O president Shuraku.

  10. misteri says:

    OFICERI NE KARIER VETEM NJE COP IDJOTI SPIUN SE PER USHTARAK SE KAM MARE NJERI SERIOZISHT KAPTER E PEDERAST SI GJYSHI I TIJ DHE KAPTER SHITESI PIZAVE TE FLUTURES TEK KOMUNA E PARISIT BUJAR MEHMET HAXHIAJ(SAKATI)Ik o rot kari o ish kandidat i pppsh qe ja merje ne goje ish shefit te sigurimit tek akademija ushtarake e oficeret talnin bythen me ty.ik o ndero bibilinat

  11. . says:

    =====================================================

    Edhe kuvendi t’a votoje perseri dhe

    mos te presi me Presidentin-Sakat Shqiptar qe

    punon kunder qeveris dhe shtetit Shqiptar.

    =====================================================

  12. agostin says:

    Ky derdimen President, eshte si personazhi “Ushtari i mire SHvejk” ,te ben per te qeshur sa here del si President.

  13. Mal Tropoja says:

    Kur nuk e shkarkojne mire jua ben.Te bejne nje ligj te ri me zgjedhje te drejtperdrejta per Presidentin vitin tjeter 2015.

  14. Treviso says:

    Bravo zoti President. Ka burra ketu apo ska? Burre dhe me mustaqe. O pika qe ste kara akoma!
    Presidences ka ka kohe qe i vjen era hale.

  15. kushtrimi says:

    ne Referendum popullor per shkarkimin e nishanit.

  16. once more says:

    Ore Nishan si je bere nishan:
    http://link.limo/33g

  17. demi says:

    …prap jari i teftes…prap hajduti, handikapat fizik dhe mendor…
    Deri kur do ta shohim kete felliqesire???

  18. Kreshnik Arberi says:

    Esht apo nuk e ka miratuar K U V E N D I:
    Pamvarsisht kush esht ai esht komanadat i forcave te armatosura
    Kryetar i kshillit drejtsise.
    Neser ndofta PS ndyshon gjith kushtetuten
    Por pa referendum nuk ka te drejte
    Edhe Prof.Berisha kur qe president i kishte gjith te drejtat.
    (mua nuk ma ka afruar dy here i bera leter personale per disa ligje me rendesi kombetare Jo per pune personale me gjithse me hoqi nga puna).Nuk me ktheu asnje here pergjigje por pra nuk i them President ase kryeminister ase kryetar PD por prof. Po).
    kur u be kryeministe e anash kaloj(-presidentin dr.Alfred Moisiun).Si Vinin delagacionet merrte garden prej Tirane e ajroporte se e paguant ai.
    Bante derak e darka ne Pallatin e brogadave presidenti pas dere.
    Ne cdo mbledhje e metig e parjashtoj nuk e ftonte
    nuk e permban Portokolli.
    Pak e respektoj Topoj vitin e I
    vitin e me vonshme e skualifikoje
    Vetem kur vendi hyri ne NATO s pati cfare te bente se nuk ishte vetem shqiperia por 3-4 shtet-presidenta dhe ate ceremoni e organizonte NATO E BE:
    Berisha gjthnje rrinte ne radhe te pare.
    po kur erdh puna diploma e antarsimit ju dha Presidetit
    te dgjith shtet kalaun 2 e nga 3 President e K.minister Krah per Krah.
    Berish gjoja u nadlua dhe priste tek kufiri Barishen per ti dhen doren Kancelarja e gjermanise Dr.Ms Angela Markel.
    Pra ne jemi e i kemi zgjedh mos me bere si kan bere ata qe nuk u votuan nga POPULLI.
    Ne vuajm nga Veta e PARE UNE UNA:
    Ne fakt Prof Berisha ka meritat e veta,si dhe per Naton.
    por protololli kerkonte Kreun e vendit TOPIN:
    Edhe ne vizita shoqerore deri tek pragu i shtepise ecin sipas deshires
    Atje ndalet ai i pari dhe shikon kush esht me i vjteri e thote
    Hajde Baca-mixhXhaxhi,babush etj etj.
    respekt kortez per POPULLIN qe u vuri atje
    populli ju peshen me peshore analitike.
    mos harrin premtimet qe i dhte popullit
    Mirqenje
    prodhime
    pune
    paga
    Tani kerkoeh REZULTATI jo fjal pa buke e pa funde.

  19. Teodor says:

    Ku eshte gjetur ky shumtaraq president qe na mori fytyren gjithe si komb, ik o kadaver se te kan vene aty te qelbesh gjithe Shqiperine, mos i gezofsh ato dite qe te kane mbetur. Ne enderr te dalte Edi Rame pernate deri sa ta mori dhe ate cik shpirt qe te ka mbetur.

  20. petrit zela says:

    Z President.Duhet te jeni me serioz ne zgjidhjen e problemeve te
    shtetit. Dhe nuk keni as nje te drejte morale,te luani me fatet e sovranit popull..A mund te jeni ne gjendje,te beni nje krahasim,per
    punen qe po ben qeverija e te sotmes me te djeshmes?? Jam me se I bindur,se nuk do te jeni ne gjendje, te dalloni te zezen nga e bardha,se ju keni mbetur si gozhda e Nastradinit te Buharas,ku sot ish
    qeveritaret e djeshem,shpresojn shum tek ajo Gozhda e djeshme,qe ngulen
    ne kolltukun e Presidences….

  21. koqo koqedhima says:

    jari eshte trim jo shaka …

  22. jar_kingu_president says:

    …o jar musteqja ku ke msu nga kto gjojna ti mer sakat? ke kafja …?
    ncncncncncnc

  23. latifond says:

    Sa vota duhen ne parlament per ta hequr edhe kete vemje?

  24. Az.GJ.SE says:

    Shqiperia tani veq eshte kandidate per BE, duhet te kete mjafte kujdes ne
    marrjene e vendimeve pa kompromis me te gjitha forcat politike, pra duhet
    ti iket vendimeve te muskujve.
    Si duket harroni se jeni ne monitrim te cdo veprimi,harroni se vendet moni
    truese kan sherbime te specializuara te nivelit te larte dhe te gjitha
    mekanizmat per te sjelle vetepergjegjesine ne vendim marrje.
    Nuk kuptoj pse shqipetaret gjerave sekundare ju japin hapsire aq te madhe
    ne te gjitha rrafshet.
    Kur do kuptojme se shtet i qendruashem eshte vetem shteti i konsiliduar eko
    nomikisht.Pse nuk punohet ne kete rrafsh shume me teper pasi egzistojne
    kondidat per kete veprim, nuk vend per shtet qergagjinjesh ne Europe!!

  25. kirro says:

    akoma merreni me ket donkeyn e sali serbit…

  26. b says:

    Z Nishani. Ti je president I pd dhe jo I Shqiptareve. Me mire largohu me deshire se sa te shkarkohesh nga parlamenti.
    Bej zgjedhjen e duhur, ik me nder se sa I turperuar (shkarkuar).

  27. veterani says:

    Referendum per te ndryshuar kushtetuten.Presidenti te zgjidhet nga populli,kanidatet te propozohen nga shoqeria civile dhe partit politike,njekohesisht me referendum te shkarkohet ky aktuali se nuk perfaqson shumicen dhe po behet penges per integrimin e shpejt te vendit.

  28. fisheku says:

    nje gje pozitive ka ketu pasi ai mundohet te shpjegoje arsyet e kthimit te ligjit dhe jo firmosjen.kjo eshte drejta e tij. sa per arsyet dhe justifikimin ma merr mendja se mazhoranca eshte ne gjendje dhe do te ja parashtroje zoterise -P-resi-D-ent te pavarur, sa per kompetenca keto jane dhe kane qene gjithmone ne levizje edhe kur ishte ky mustaqe-miu ne pushtet me sali-protapapen.
    ky duhet te shohe a jane ligjet ne pajtim me kushtetuten(jo me PD-ne dhe salulin)dhe mundet ta coje ne gjykaten kushtetuese per verifikim dhe te ktheje ligjin per permiresim tek mazhoranca e zgjedhur nga shumica e popullit, te cilet nese e shohin te arsyeshme dhe te justifikueshme mundet te ndryshojne edhe ate pjese te kushtetutes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje