PERGJIMI/ "E rrëzuan ata kozakët avionin…"

18 Korrik 2014, 19:40Politika TEMA

Më poshtë një transkript i nje bisede telefonike mes separatistëve pro- rusë menjëherë pas rrëzimit të avionit. Përgjimi është kryer nga shërbimet e fshehtë ukrainas dhe është publikuar nga portali online Kyiv Post.

Igor Bezler: Sapo rrëzuam një avion. Grupi Minera. U rrëzua përtej Yenakievos (Donetsk Oblast).

Vasili Geranin: Po pilotët, ku janë pilotët?

IB: Kanë shkuar të kërkojnë dhe fotografojnë avionin. Po del tym.

VG: Sa minuta më parë?

IB: Afro 30 minuta më parë.

Komenti: Pasi ekzaminojnë vendin e ngjarjes terroristët arrijnë në konkluzionin se kanë rrëzuar një avion civil. Pjesa tjetër e bisedës ndodhi 40 minuta më vonë.

“Major”: Janë Chernukhin ata që rrëzuan avionin. Nga postblloku i Chernukhin. Janë ata kozakët me bazë në Chernukhino.

“Greek”: Po, Major.

“Major”: Avioni u shpërbë në ajër. Në zonën e minierës së Petropavlovskayas. Kemi zbuluar se janë “200” (kodi për persona të vdekur). Ishte civil.

“Greek”: Çfarë keni ju aty?

“Major”: Shkurt, ishte 100 përqind një avion pasagjerësh.

“Greek”: A ka shumë njerëz aty?

“Major”: Ta marrë dreqi! Copat e avionët ranë në oborre.

“Greek”: Çfarë lloj avioni?

“Major”: Nuk jam i sigurtë. Po shikoj vetëm skenën ku ranë trupat e parë. Ka copa sediljesh dhe trupash.

“Greek”: A ka mbetje të armës?

“Major”: Absolutisht asgjë. Tesha civilësh, gjëra mjekësore, peshqirë, letra higjenike.

“Greek”: A ka dokumenta?

“Major”: Po, të një studenti indonezian. Nga një universitet në Tompson.

Militanti: Në lidhje me avionin e rrëzuar në Snizhne-Torez. Eshtë civil. Ra pranë Grabovos. Ka shumë trupa grash dhe fëmijësh. Kozakët kanë dalë duke kërkuar. Në televizion thonë se është një avion transporti An-26, por thonë se shkruan Malaysia Airlines. Çfarë kërkonte në territor ukrainas?

Nikolay Kozitsin: Kjo do të thotë se transportonin spiunë. Nuk duhej të fluturonin këtu. Këtu ka luftë.

22 komente në “PERGJIMI/ “E rrëzuan ata kozakët avionin…””

  1. fieraku4u says:

    AHHH ZOTI I MADH, NUK KA GJE ME TE TRISHT SE KUR VDESIN FEMIJET. KETA KAFSHET E EGERTA, QE GJITH JETEN MJERIM I SJELLIN NJERZIMIT.

  2. vostok says:

    Wowww keta njifkan edhe emrat e separtistve ne terren qe flasin me telefon ?

    Edhe po te jete e vertete kuptohet qarte nga biseda qe ka qene e paqellimshme.

    1. sync says:

      Mos ki frike vostok ,se edhe kesaj rradhe lideri jot i dashur i mashtrimit dhe propagandes putin hundegjati ,do ta mohoje si gjithmone ,dhe ne fund problem i madh dhe i pa kapercyeshem eshte,,,,,,,,,,,, te zbulosh se kush jane kelyshet e moskes qe veprojne ne ato zona ???

    2. demokrat says:

      Te qeshet me nje tragjedi te tille, zaten spritet as meshire dhe as ndjese, as nga ti as nga padronet e tu.Nje per nje ka per ti paguar Rusia, 298 te pafajshem.

  3. sel dushku says:

    Po armet e Sadamit a i gjeten

    1. vostok says:

      Jo, nuk kishin kohe te mjaftushme ti kerkonin ne 9 vjet pushtim.

    2. jimmy says:

      Armet ishin tek avjonet qe sulmuan Twin Towers ,por u shkrine nga nxetesia.

  4. kopi says:

    ngushellime per familjaret .dhe ne paqe u prefshin martiret.
    po shikon cpasoja ka lufta, vetem vdekje .prandaj bjerini tytkes te
    promovojm vetem paqe o qenie njerzore.

  5. Dini says:

    Edhe sikur te provohet se e rezuan separatistet kjo nuk do ta ndaloje Rusine te mbroje interesat e veta ne ate rajon. Ne cdo lufte vrasjet e civileve jane pjese e pashmangshme e saj. Eshte e trishtueshme por eshte fakt.

    1. Lisen says:

      Dini. Po pra nena jote russia duhet te mbroje interesat e saja pyyyyy rrace e kece. Kshtu ju ka msue aje kurva plak janullafuci

  6. dyshuesi says:

    Ka nje pyetje ne fund te telefonates “Cfar kerkonte ne teritor Ukrainas? Nuk duhej te fluturonin ketu ketu ka lufte. Perpara se te fajsohen palet te perfshira ne luftim i duhet dhene pergjigje pyetjes. Fajtori kryesor, piloti, se bashku me fajin ka mare dhe denimin. Te vjen keq per ata te shkrete qe ka mare pas vetes, gjynah.

    1. Andon says:

      Shpreh keqardhje dhe ngushellime per viktimat, vecanerisht femijet, dhe familjet e tyre.

      Gjithashtu, uroj qe si Ukrainasit ashtu edhe Ruset, te mbledhin veten sa me shpejt, dhe te vazhdojne luften per liri. Mundesisht, velai greku te dergoje vullnetare per te furnizuar me trupa te fresket radhet e te dy paleve. Te njejten gje te bejne edhe vellezerit e tyre serbe… pa tjeter, se nga Ukraina Greqia, Bullgaria dhe Rusia u kane vajtur vullnetare ne ndihme te serbeve, per te vrare shqiptaret ne Kosove. Hajde pra, e mira shperblehet me te mire

      Zyrtarisht, Ukraina eshte duke luftuar terroristet. Terroristet nuk mund te diktojne se cfare behet ne hapesiren e nje shteti, qofte kjo ajrore, tokesore, apo detare.

    2. Andon says:

      Shpreh keqardhje dhe ngushellime per viktimat, vecanerisht femijet, dhe familjet e tyre.

      Gjithashtu, uroj qe si Ukrainasit ashtu edhe Ruset, te mbledhin veten sa me shpejt, dhe te vazhdojne luften per liri. Mundesisht, velai greku te dergoje vullnetare per te furnizuar me trupa te fresket radhet e te dy paleve. Te njejten gje te bejne edhe vellezerit e tyre serbe… pa tjeter, se nga Ukraina Greqia, Bullgaria dhe Rusia u kane vajtur vullnetare ne ndihme te serbeve, per te vrare shqiptaret ne Kosove. Hajde pra, e mira shperblehet me te mire. Vostok, shko pra…

      Zyrtarisht, Ukraina eshte duke luftuar terroristet. Terroristet nuk mund te diktojne se cfare behet ne hapesiren e nje shteti, qofte kjo ajrore, tokesore, apo detare.

    3. Andon says:

      Shpreh keqardhje dhe ngushellime per viktimat, vecanerisht femijet, dhe familjet e tyre.

      Gjithashtu, uroj qe si Ukrainasit ashtu edhe Ruset, te mbledhin veten sa me shpejt, dhe te vazhdojne luften per liri. Mundesisht, velai greku te dergoje vullnetare per te furnizuar me trupa te fresket radhet e te dy paleve. Te njejten gje te bejne edhe vellezerit e tyre serbe… pa tjeter, se nga Ukraina Greqia, Bullgaria dhe Rusia u kane vajtur vullnetare ne ndihme te serbeve, per te vrare shqiptaret ne Kosove. Hajde pra, e mira shperblehet me te mire. Vostok, bashkohu edhe ti me ta.

      Zyrtarisht, Ukraina eshte duke luftuar terroristet. Terroristet nuk mund te diktojne se cfare behet ne hapesiren e nje shteti, qofte kjo ajrore, tokesore, apo detare.

    4. Rel says:

      Shume i zgjute qenke. Fajin e ka piloti? Pse me piloti e zgjedh rrugen e avionit. Perpara se te komentosh mendohu nje here. Eshte fatkeqsi!!! Eshte krim!! Edhe au piloti qe sipas teje mori denimin ka lene nje familje mbrapa.

    5. x says:

      Po hajduti qe e vodhi lopen, nuk ka faj ?

  7. Hajni says:

    Amerikanet morren vete fajin persiper kur thane qe ishin ne dijeni se kishin hyre mjete anti-ajrore ne territorin ukrainas

  8. E mire o mire says:

    Ky legeni i ambasades ruse qe komenton ketu nen pseudonime te ndryshme ma shpif.
    O ndyresire qe perpiqesh te relativizosh situaten e ta zbusesh: vrate 290 njerez te pafajshem!
    Je i neveritshem

  9. once more says:

    legenat e Rusise e kane rrezuar http://bit.do/camet-perfshihen

  10. Mark Gjonaj says:

    Edhe une jam me mendimin se pilotet duhet te jene te instruktuar mire, kur fluturojne, ne kohe lufte dhe pikerishte ne ate teritor ku ne mes seperatisteve rus dhe ukrahinas ka lufte vellavrasje dhe asnjera pale e shteteve nuk mbajne pergjegjesi. Dy variantet, i pari per te vrare Putinin ne fluturim dhe urdheri i dhene nga Obama, jane spekullime! Por, mendja te thote, se te asgjesosh nje avion pasagjeresh 21.000 mije fit lart, tregon se ato jane te armatosur me teknologji precizioni! Ja pra cdo te thote kur nje qeveri, president, nuk eshte ne gjendje te justifikojne votbesimin, ac me keq, kur ate e shkelin me korrupsion dhe lejon opoziten te beje rremuja dhe kaus dhe nje dite prej diteve ja krisen e iken ne Rusi! Ai nuk iku, por e detyruan perkrahesit e perendimit! Le te notojne ne gjakun e popullit qe po vritet cdo dite vellai me vellane dhe per cfare, per politike! Ka rrezik qe ne shenje hakmarrje dhe per te nxitur konfliktin, te asgjesojne avione pasagjeresh ruse dhe kete duhet ta mendojne agjensite e fluturimeve. Por ruset para 35-36 vjetve mos gabofsha kane goditur me rakete mespermes nje avion pasagjeresh, qe po shkonte nga verilindja e kadishullit Kamcatka dhe aludoheshe se ne udhtim ishte nje spiun! Une mendoj se me Rusine do te kete shume probleme, nese Perendimi nuk e zbut qendrimin dhe sanksionet ekonomike jane nje acarim! Nuk duhet te jete e tera kjo pune seperatistesh rus, se po te ishte keshtu, do te vepronin dhe seperatistet e Mitrovices serbe dhe te perkraheshin nga Beugradi! Megjithate, ne e kemi te lehte me shkrime te vrasim miza per hava! Ndonse me vonese e kane kuptuar ruset, por tani jane te vendosur, nuk e lejojne NATO-n te pozicionohet ne gjithe kufijte e saje Perendimore dhe kjo do te pjelle seperatiste lindore ne te gjitha shtetet kufizuese ne Perendim!

  11. zeni says:

    Ishalla ju qe i dilni ne mrojtje nje akti barbar, e provofshi tek fmijet e juaj,injorat rrac e ndyr kafsh

  12. Korce Berat says:

    Ukrainasit devijuan rrugen e avioni nga veriu per ne jug ne zonen e luftes. Pse?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje