VIDEO/ A është kjo prova se avioni u rrëzua nga separatistët?

18 Korrik 2014, 18:22Politika TEMA
VIDEO/ A është kjo prova se avioni u rrëzua nga

Ekspertët besojnë se avioni i Malaysia Airlines u rrëzua nga një raketë që u qëllua nga Torez në lindje të Ukrainës, një zonë e kontrolluar nga rebelët pro- rusë.

Avioni u qëllua nga një kundërajror i tipit BUK, që ishte parë në qytet vetëm dy orë përpara rrëzimit, duke shtuar spekulimet se është përdorur për të rrëzuar avionin.

Jo vetëm kaq, por shërbimet e inteligjencës ukrainase kanë publikuar edhe një video ku shihet se raketahedhësja nxirret jashtë territorit ukrainas me një kamion, në drejtim të Rusisë.

Pamjet janë marrë pas ngjarjes së rëndë, ndërkohë që në raketahedhëse mungojnë dy raketa.

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme në Ukrainë tha se është e lehtë që ta kuptosh se ku kanë shkuar raketat.

9 komente në “VIDEO/ A është kjo prova se avioni u rrëzua nga separatistët?”

  1. enter says:

    Kjo eshte nje loje e ndyre qe po luhet. Mjere njerezit.

    1. vostok says:

      Heu bre. E paskan ditur tamam edhe se nga cila lagje do kalonte, pas goditjes.

      Qesharake ?

  2. Dini says:

    Mbrapa cdo lufte jane interesat ekonomike te korporatave te fuqishme te cilat perdorin qeverite e tyre per te realizuar objektivat e tyre financiare. Nje pjese e vogel e ketij busnesi eshte dhe fenomeni me kompanite ajrore Malajziane te cilat dikush or disa grupe interesi duan ti nxjerre jashte businesit ne tregut boteror te transportit ajror.

    Kush do te guxoje tani te fluturoje me linjat ajrore te Malajzise.

    1. Be-X says:

      ke te drejte”Dini”, loja per para do te dominoje edhe ne te ardhmen.

  3. sync says:

    FREE UKRAINE !!!! jashte kelyshet dhe fashistet e moskes bashke me mercenaret e paguar te kaukazit

  4. bep says:

    Po mire,ju per budallenj na merrni?

  5. shvejk says:

    Vostok : shum aktiv po me dukesh, por te siguroj qe ktu nuk ka asgje qesharake. Pse nuk shkon te komentosh te “Pravda”?

  6. E mire o mire says:

    O vostoku i ambasades ruse, ironiku madh medemek!!!
    Si guxon dhe ben bythen e zgjuar, ne nje tentative cinike per te hedhur gjasme dyshime mbi lajmin, nderkohe qe s’ka njeri me dy pare mend ne bote qe nuk e di se avionin e pasagjereve e rezuan separatistet ruse. Vrane 290 te pafajshem, ndersa ti surratqen ben humor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje