PD: Qeveria ka bllokuar prej 1 viti punimet në aksin Kamëz-Fushë Krujë

19 Korrik 2014, 12:29Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Qeverinë se po zvarrit punimet në rikonstruksionin e rrugës Kamëz-Fushë Krujë, duke krijuar vështrësi jo vetëm për banorët e zonës, por për gjithë veriun e vendit.

Koordinatori i Partisë Demokratike për Ndihmë Ligjore dhe Denoncimet, Ervin Salianji ishte sot në këtë pjesë të rrugës, bisedoi me qytetarët dhe banorët e zonës, dhe dënoi vonesat e qeverisë që sipas tij kanë në sfond edhe diskrimimin politik.

Ky është një tjetër projekt i kontraktuar dhe i lënë gati, por projekti nuk po avancon,  pavarësisht se Kryeministri thotë se problemet e financimit janë të zgjidhura. Për shkak të paaftësisë, për shkak të diskriminimit politik apo për shkak të neglizhencës deri në papërgjegjshmëri, në këtë rrugë nuk po punohet, dhe është kthyer në një burim aksidentesh. Është kthyer në një shqetësim për banorët dhe qytetarët e Kamzës por edhe për të gjithë qytetarët e veriut të Shqipërisë apo edhe të Kosovës të cilët kalojnë përmes kësaj rruge për të ardhur në Tiranë. Vlerësimi i punës së qeverisë nuk matet nga cilësia e fotove në konferencat propagandistike të sukseseve imagjinare, por vlerësimi i punës së qeverisë, matet nga rritja e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe nga përmirësimi i cilësisë së jetës të tyre”, tha Salianji.

 

8 komente në “PD: Qeveria ka bllokuar prej 1 viti punimet në aksin Kamëz-Fushë Krujë”

  1. Longari says:

    C’te beje e shkreta qeverri kur fondet i perlau dhjeramani pasi mori vesh humbjen e pushtetit. Megjithate, mos u shqetesoni se me sekuestrimet e grabitjeve te PD-isteve, edhe kjo rruge do perfundoje.

  2. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    asht ma se normale ne qeveri jane moçaloret. kultura e injoranca moçalore bie ne kundershtim me kulturen e mentalitetin e veriorve
    tani e kan ne dore moçot e jugut, perparsi kan rruget atje poshte ne moçale

  3. i-- says:

    Ju bllokuat 6 vjet rrugen e tepelenes o plehra. Ju bllokuat cdo rruge te jugut e na qekeni merzit per rruget e new kuksit??

  4. Ladi says:

    Si gjithmone ne kembe per interesat e oborrit te partise

  5. art says:

    Sigurisht, para se te vijojne investimet duhet te mbyllet gropa e korrupsionit dhe e borxheve qe late ju o plehra, o plackites, o Paria e Kaosit e Shqiperise

  6. toni says:

    Ajo rruge ka filluar qe ne 2008.
    Ndoshta atehere ka qene i vogel ky djali pranda nuk e mban mend

  7. ARBER RADOMI says:

    Foli ky qe eshte si ai drejtori i Portokallise! Hahahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje