Ndryshimet në Policinë e Shtetit, reagon Sindikata: Nuk respektohen të drejtat e punonjësve

20 Korrik 2014, 13:59Politika TEMA

Sindikata e punonjësve të policisë ka reaguar sot në lidhje me projektligjin “Për Policinë e Shtetit”. Sipas Sindikatës, ndryshimet në ligjin për policinë, bien ndesh me të drejtat. 

Më tej Sindikata e Policisë ka theksuar se nuk ka qenë pjesë e grupeve që do të ishin pjesë e hartimit të draftit.

Me anë të një deklaratë drejtuar mediave, Sindikata shprehet “sindikata e punonjësve të policisë, prej disa kohësh po përpiqet të bindë drejtuesit e policisë dhe të Ministrisë së Brendshme për të komunikuar në rrugë institucionale për përmbushjen e detyrimeve të veta në bazë të Statutit dhe Kontratës Kolektive të Punës. Për të realizuar këto detyrime të punëdhënësit, Sindikata i është drejtuar në të gjitha rastet me kërkesa Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ministrit të Brendshëm, por deri më sot, të gjitha këto kanë rënë në vesh të shurdhër. Fakti që këto probleme janë ngritur deri në nivel të strukturave sindikaliste europiane e bën urgjent reagimin e institucioneve përkatëse që kanë detyrime ligjore që të bashkëpunojnë për të gjitha problemet e ngritura nga sindikata.”. 

Përveç shqetësimeve që lidhen me largimet dhe transferimet nga puna të efektive të policisë, veprimi i fundit më flagrant i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, sipas Sindikatës është shkëputja e marrëdhënieve me këtë të fundit duke nxjerrë një urdhër të paligjshëm për heqjen e zyrave në përdorim të Sindikatës, pa negociuar për ambiente të tjera pune, siç parashikohet në urdhrin e mëparshëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë prej më shumë se katër vitesh. 

“Në këto kushte, punonjësi i policisë “mbrohet” vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili mban përgjegjësi për të gjithë veprimet e lartpërmendura. Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, duke qenë pjesë e Sindikatës Europiane të Policisë, ka kërkuar nga të gjitha sindikatat simotra dhe përfaqësuesit e tjerë në Këshillin Europian mbështetje për të ndryshuar situatën në favor të punonjësve të policisë. Fakti që ne si Sindikatë nuk na është dhënë e drejta të marrim pjesë me përfaqësuesit tanë në grupet për hartimin e draftit të ligjit për Policinë e Shtetit si dhe largimin dhe transferimin nga detyra të disa drejtuesve të sindikatës, tregon se këto veprime nuk janë të rastësishme. Vetë ndryshimet që i janë bërë ligjit të Policisë së Shtetit, në kapitullin për marrëdhëniet e punëdhënësit me sindikatat, bie ndesh me të drejtat që kanë qenë të fituara me ligjin e mëparshëm dhe në këto kushte kemi të bëjmë me një hap prapa për të drejtat e punonjësve të policisë dhe organizimit sindikal.”-theksohet në deklaratën e Sadetin Fishtës, kreut të kësaj Sindikate. 

Më tej Sindikata e Policisë thekson se dy strukturat ndërkombëtare, që janë të atashuara pranë Policisë së Shtetit, PAMECA IV dhe ICITAP, nuk duhet të kishin dhënë pëlqimin e tyre për ligjin e ri të policisë, pa u konsultuar me Sindikatën.

“Këtyre dy strukturave u lutemi gjithashtu që të këshillojnë drejtuesit e policisë dhe të Ministrisë së Brendshme për t’i rikthyer ambientet e punës Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit, me ato kushte siç kanë ambientet e veta (PAMECA IV, ICITAP dhe OSBE), pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Lidhur me shqetësimin tonë ka reaguar edhe Nënkryetari i OJF-ve pranë Këshillit të Europës, Gerard GRENERON, i cili njëkohësisht është sekretar i përgjithshëm i Sindikatës Europiane të Policisë (CESP), duke kërkuar reagimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Ministrit të Brendshëm. Ai u është drejtuar me një letër Z. Tahiri dhe Z. Didi, prej të cilëve kërkon zgjidhje për situatën e krijuar me sindikatën e policisë (bashkëngjitur do të gjeni dy letrat e tij origjinale). Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit është e përgatitur të mbrojë të drejtat e veta dhe të anëtarëve të saj me të gjitha mjetet demokratike që parashikon ligji dhe Kushtetuta.”, deklaroi Sadetin Fishta, kryetari i Sindikatës së Policisë. 

6 komente në “Ndryshimet në Policinë e Shtetit, reagon Sindikata: Nuk respektohen të drejtat e punonjësve”

  1. beso says:

    kush i ka krijuar keta sindikata ????????

  2. byli says:

    O Sado, po ku ishe 8 vjet more burre ? Si nuk fole asnjehere ne kohen e Sali Shpellarit ? Tani te ra ndermend per punonjesit e policise ?

    Keni ndonje udhetim turistik me kreret e sindikates ( Kryetaret dhe N/Kryetaret ne qarqe ) per ne Kroaci, sic i cuat vitin e kaluar ?

  3. luani londer says:

    Pse ka sindikata ne shqiperi kush i paguan ?I bofsha m,,,,n,,sindikatave hajduteve e mashtrueseve keshtu kane qene gjithmone sahanlepires.

  4. rrnoft Pi Di,ja says:

    Keta trimat e Sindikates,deri dje qe ishte saliu ne pushtet sja u degjuam ndonjehere zerin,a thua se gjerat shkonin vaj ne polici,ndersa tani ju eshte hapur llapa.

  5. Analisti says:

    A dini gje se kush i ka zgjedhur keta?! Jane si te gjitha mostrat sindikata qe jane krijuar, me te njejtet njerez te perjetshem qe nuk perfaqesojne askend vec interesave te tyre.

  6. Polici says:

    Kurvë e Shoqërisë Civile.
    Sillu gjithë kohën nëpër konferenca dhe sympoziume me një laptop në krah. Në kohën që do teprojë nga sympoziumet, ulu bëj kalkulime si t’i vjedhësh të gjitha paret. Në pamundësi 80 %.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje