Urdhri i ri i Didit për Patrullën dhe njësinë “Shqiponja”, policëve u hiqet dreka e darka

20 Korrik 2014, 13:58Politika TEMA

Gjatë tetorëshit të shërbimit asnjë punonjës i Patrullës së Përgjithshme dhe i njësisë “Shqiponja” nuk do të ketë mundësi të konsumojë drekën apo darkën pa mbyllur orarin e punës. 

Një urdhër i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë u ka hequr mundësinë e pushimit prej 45 minutash që efektivët e terrenit kishin të parashikuar në rregullore dhe e shfrytëzonin për t’u ushqyer. Numri një i Policisë, Artan Didi, e ka justifikuar vendimin e tij me masat e programuara për sezonin turistik, ku parashikohet fluks më i madh pune dhe efektivët duhet të jenë çdo minutë në shërbim. 

Për të verifikuar nëse ky urdhër gjen zbatim apo jo, Artan Didi u ka lënë detyrë punonjësve të Drejtorisë së Inspektimit, të cilët mbajnë shënim të gjitha rastet kur konstatojnë ndonjë polic duke ngrënë drekë apo darkë në lokal. 

Siç citon e përditshmja “Panorama”, urdhri i Didit u është shpërndarë të gjithë shefave të komisariateve për patrullat e përgjithshme dhe komandantit të njësisë elitë “Shqiponja”.

31 komente në “Urdhri i ri i Didit për Patrullën dhe njësinë “Shqiponja”, policëve u hiqet dreka e darka”

  1. Ali Senjefi says:

    Po ne nevojtore a i lejohet policit te shkoje gjate orarit punes?

    1. dulla prej momli says:

      tju heqin edhe rrobat,,them une

      1. artani says:

        Ahahshaha kam qeshe me ze !

        1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

          Policat ulun lokalve duke hanger dreka dhe darka ne orar te punes.
          ne cilin vend te botes ndodh kjo gjo??
          Shum mire jua ke bo policave barkmdhenj.
          Te marrin buke me vete qafirat dhe ti bojn hysmet punes.
          Do bejm shtet apo jo??

  2. Karakteri says:

    grosha esht ushqim nr 1 per policet e Ditit,qe i pelqen era e pordhes’polic

  3. Al says:

    Nuk e di sa e vertete eshte ky njoftim , por per mendimin tim ,eshte dicka e gabuar. Efektivat e policise jane njerez e jo makina , e si te gjithe njerzit edhe ata kane nevoje per nje pushim te vogel per dicka per te ngrene a pire apo edhe per nje kafe , pa u shkeputur nga detyra..Nuk ka kuptim !

  4. patllakja says:

    NE qofte se eshte e vertete,ky eshte urdher me idiot qe mund te ipet nga nje drejtor policie

    1. na u qepen idiotet says:

      45 minuti pushin duhet te jete ,sepse nje njeri qe punon duhet te pushoje.
      mos harrojme. NJE PUNOJS QE PUNON,Nuk eshte normal qe nje polic te haje dreken apo darken ne lokal.Sheti duhet te organizoj me mire oraret e punes dhe te pajiset me mense per policet!

  5. beso says:

    shume mire keshtu te mesojn si punohet,dhe jo gjith kohen neper kafe dhe ti shohesh tape,

  6. mirel says:

    Sherbimi I policeve ne kete rast konsiston me regjistrimin e kafshatave qe do hane policet.
    Shume largpames je o Didi.
    Nje profesionist I vertete.

  7. nga larg says:

    edhe une jua mbeshtes mendim shokeve te mi parafoles…pasi e kane kuptuar drejte problemin…..aaaaaaaaaaaa na ke ..na ke posi

  8. kuki says:

    po normale se mos rri vete ne krye te detyres ai, rri e ha e pjerdh ne zyre e restorante vete dhe meqe e ka barkun plot ai do e ken dhe policet e tjere.

    Po ti shiko gjithe policet flen ne kembe me pushime zyrtare lol
    Problemi eshte se me pushim si pa pushime , nje sy gjume policat do e marrim se keshtu e ka zakoni

    ahh kodosh kodosh

  9. Shqiptari says:

    Dallkauk total. Po nuk u ushqye organizmi ne oren biologjike, ska as takat robi me e bere pune sic i kerkohet! Po ti qenke supertutkall!

    1. ed says:

      fjala “supertutkall” i shkon shume mire ketij lajmi!

  10. Te bashkuar says:

    Eshte gabim, eshte shkelje e te drejatave te njeriut. Perseri nje rast pa u mar vesh me te gjite perbersit ??? !!!

  11. iliri says:

    Ah sikur te ishte aq dramatike ata nuk jan 8 or ne intevenime gjte kohes kjr rrin mud te han etj.Cfar ju duhet pauza nur ju kerkohet interveni m urgjrnt.Kur plackitdt baka do intervenojn apo te thon na falni por jemi ne drek.

  12. drejtesia says:

    O analfabete te forumit, lexojeni mire lajmin, urdheri eshte vetem per muajt e veres kur eshte dhe piku i levijes se njerezve.

  13. sync says:

    Sinqerisht me duket nje lajm i rreme dhe pa kuptim ,nje komandant policie qe nuk i le njerezit e tij te hane buke me duket lajm i nje planeti tjeter ,eshte pune tjeter qe ushqimin mund ta konsumosh gjate sherbimit ,por te mos ja lejosh eshte absurditet

    1. iliri says:

      Me duket se jemi te vetmit qe e kuptuam lajmin,sikur policet paskan te ndaluar ushqimin,apo sikur ata 8 ore rresht ne intervenim pra,gjate kohes kur nuk kan intervenim ata mund te drekojn,si cdokund ne bote kur kerkohet intervenimin pauza apo ushqyerja nderpritet.

      1. Dordon says:

        E paskeni kuptuar gabim të gjithë më duket …

        Unë e kuptoj kështu :

        Që nuk mund të shkojnë të ulen në lokal për 45 minuta e të shtrohen për të ngrënë por siç kam parë edhe jashtë ku jetoj, gjatë 8 orarëshit mund të hanë një tost etj për 5 ose 10 minuta në makinë etj…
        ( nuk i ndalon njeri të ushqehen jo …thjesht tre çerek-orëshi iku …) dhe me sa duket është sezonale…

  14. arjan kasapi says:

    e cfare vlere ka ky vendim?

  15. Teli says:

    Policia e shqiperis jan me kotet qe kam pare ndonjeher barkaleca pijaneca jo profesionist te korruptuar etj.

  16. pulici says:

    Me kryesorja eshye qe ti ndaloje te hane fara Turpi me i madh te ndalon polici barkderr shqiptar dhe te flet duke ngrene fara

  17. iliria shqiptare says:

    Po sa polica me bark te madh ka ne SHqiperi o burre i dheut.Qe kur erdhi demokrahperkrahdhia vetem polica te shemtut si me bark derri sheh rrugeve.

  18. ed says:

    Hahahaha, me ne fund Didi u tregua “Polic” barsoletash! Policet duhet te rrine 8 ore pa buke sepse kshu ka thene shefi!!!

    Edhe nese ka police qe hane dreke e darke me ore te tera, kjo pune nuk rregullohet me rregulla idiote si puna e kesaj!
    Po mire, pse ka qejf polici qe 45 minutat e pushimit ti haje ne lokal, ose te marre buke me vete, puna e tij. Po nuk u paraqit ne aksion, puna e vet

    Trapllek me te madh nuk kam degjuar!

  19. Bobi says:

    Shume mire e ka bere…. te ulen çik ne peshe keta barkderrat…

  20. gert says:

    Ne asnje vend te botes Policet ne sherbim nuk ulen tavolinave e te shtrohen me qofte e raki e birra aq sa skane fuqi te ndjekin barkun e ture e jo me hajdutin.

    Nuk behet fjale per nje ndalim te te ushqyerit por nje mase per te evituar qe ne kulmin e amullise verore policet te gjejne “prehje” tek freskia e birres per 45 min.

    Eshte mese e drejte.
    Gjitheandej policet ne sherbim mund te konsumojne vetem uj dhe ndonje toast te shpejt. Ushqim fast food . Dhe jo ti shohesh me te hallakatur duke ngritur dollira neper lokale.

    Quhet disipline dhe rregull. Imazh i korrektesise dhe i pergjegjesise.
    Prezence konstante dhe gadishmeri.

    Per mendimin tim dhe ashtu sic kam pare ne plot vende te tjera ne Europe, vendimi eshte mese i kuptueshem.

  21. AlfaDE says:

    C’ka ketu per te qeshur apo per t’u habitur ?! Policia ashtu si ushtria duhet te jete kurdohere ne gadishmeri !
    Policet e Saliefendiut uleshin ne restaurante hanin e pinin si derrat ,pastaj ja merrnin kenges me cifteli dhe
    rendi rrumpalle dhe me e keqja ishte se iknin pa paguar si dikur zogjt e ballit kombetar e lal-kloset e Zogjit
    te pare !……

  22. goni says:

    ne pune ska kafe e cingare , jo per drek si nuk behet fjale
    ,,bravo Didi

  23. AlfaDE says:

    Policia amerikane e ha buken ,sanwichin, ne makine te shoqeruar me kafe apo koka-kola ! Shikoj komentet
    e shqipove dhe e quajne ”sakrilegj” qe policia per 8 ore te mos haje buke ,te ulet pajdash ne restaurant me
    mish 6e pjekur,raki apo birre dhe pas nje ore t’ja marrin edhe nje kenge me cifteli per t’i thurur hosqna e diti-
    rambe ”yllit te pashuar ” te vicidolit , te kujtojne kohet e ”lumtura” ne ditet e”veshtira ” ku zotnia e tij Didi ua
    paska hequr ”perkohesisht” ngrenjen e drekes rehat-rehat, packa se rendi ka qene e mbetet rrumpalle, gangot
    e hajnat e fillojne ”punen” qe ne oret e mengjezit kur drejtoret e bankave shkojne ne pune ! Mjere populli,
    lum kriminelet per shesh-beshin qe kane gjetur ne Shqiperi !

  24. Plaku i mocem says:

    Policet jane njerez dhe ata duhet te hane dreke,po ashtu dhe darke,por jo te ulen ne local,ata mund te marrin ushqimin ne local te pergatitur dhe e gjene vendin dhe kohen e pershtatshme kur te ushqejne vetveten ne sherbim,jo ulur ne lokal.Ne menyre apsolute u ndalohet pija ne orarin e punes,per me teper kur shoqerohen me civile.Kjo per mendimin tim duhet pasur parasysh kur je veshur me uniforme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje