Femrat në mbarë Turqinë kanë nisur të postojnë në rrjetet sociale foto të tyre duke qeshur apo duke buzëqeshur.
Femrat nuk duhet të qeshin në publik.
Kështu tha zëvendëskryeministri turk, Bulenc Arinc në një fjalim të hënën në lidhje me korrupsionin moral.
“Dëlirësia është kaq e rëndësishme. Ajo nuk qesh në publik,” tha ai.
Komentet e tij kanë shkaktuar shumë zemërim tek femrat në Turqi.
Sipas BBC, mijëra mesazhe janë shkruar në Twitter dhe kjo ka nxitur një fushatë me termin “kahkaha” (qesh në turqisht).
Shumë prej komentuesve thonë se qeveria duhet të fokusohet në çështje të tilla si përdhunimi, dhuna në familje dhe martesa e vajzave në moshë të re- në vend që të merret me të qeshurën e femrave në publik.
Edhe meshkujt i janë bashkuar kësaj fushate.
“Oh Zot, shpresoj që të jetë vetëm shaka,” tha Fatih Portakal, një prezantues i njohur.
“Nëse femrat nuk duhet të qeshin në publik, as meshkujt nuk duhet të qajnë në publik,” ironizoi ai me faktin se zëvendëskryeministri e derdh ndonjë lot kur dëgjon fjalimet e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.
Deliresia eshte kaq e rendesishme http://bit.do/politikane-kurva
Qeshin laraskat ne Stamboll, por kukumjackat ne Anadoll i thone “aferim” Bulenc-efendiut. Dhe ne fund, Erdogani behet president me votat e anadollakeve. Noli i madh e ka thene per shqiptaret, por ka me shume vlere sot per turqit:
Sec u shport xhuhumrieti
Sec u rehatos mileti
Se sulltanin prape e gjeti
Se qekur e humbi s’fjeti
Eh moj bije, ju qesh e Erdogani ngjesh.
Po qeshin jo vetem femrat e Turqise po edhe mbare dota me budallekun e zv.Kryemistrit Turk. Ketyre Islamisteve ju ka pjerdhur truri fare dhe po habisin rruzullin me gjithfaresoj idiotesish.
Po pra por ka qe nga viti 2002 qe njeh vetem rritje ne ekonomi. Dhe modeli me i mire eshte Turkish Airline qe jane number 1 sot per sot ne bot. Po me vjen mire qe shqiptaret edhe pse jemi dhi e zgjebosur e mbajm bishtin perpejts…
Qeshni vajza qeshni .Diktatori Erdogan shpresoj ti kete ditet e numurume. Edhe pse nuk keni shume ne dore e vrisni dhe me buzeqeshje.
qesh mir kush qesh i fundit
Qeshni per qejfin tuaj vajza. Qejfi juaj eshte dhe inati i zv/kryeministrit. Ne te kundert do ju dalin me shume si ngerdheshje ?