Bashkëpunimi me diasporën shqiptare, ishte në qendër të takimit që Presidenti Bujar Nishani zhvilloi me rrjetin e profesionistëve dhe sipërmarrësve shqiptarë në SHBA.
Në formën e një bashkëbisedimi të hapur lidhur me zhvillimet në Shqipëri dhe perspektivën e integrimit, Nishani theksoi gjatë takimit domosdoshmërinë e kontributit të tyre për Shqipërinë dhe Kosovën.
“Shqipëria është anëtare e NATO-s – dhe pas zhvillimeve dramatike në Ukrainë, të gjithë e kuptuan menjëherë rëndësinë strategjike të kësaj arritje të madhe të Shqipërisë. Ndërkohë, Shqipërisë iu dha statusi i vendit kandidat në BE disa muaj më parë dhe ajo është më afër se kurrë me BE-në. Pikërisht për arsyen se jemi në rrugën e një zhvillimi dinamik, me qëllime ambicioze, dhe duke u përballur, si çdo vend, me atë që e ardhmja parashikon për ne, ne kemi nevojë edhe për më shumë miq, më shumë lidhje, më shumë njohje, dhe më shumë mundësi.
Prandaj, një organizim më i mirë, bashkëpunim edhe më i afërt për të maksimizuar ndikimin në shoqërinë në të cilën ne jemi të integruar, është ndoshta mbështetja më e madhe dhe cilësore që mund të jepet për Shqipërinë, për Kosovën, për botën shqiptare, si pjesë e pandarë e botës perëndimore.
Në një vend si SHBA, ku organizimi i komunitetit është jo vetëm një e drejtë, por një mënyrë e funksionimit të shoqërisë, aftësia për të bashkuar kontributet personale është një garanci për sukses. Kështu, unë do të doja t’ju inkurajoj që të ofroni praninë e aktivitetit tuaj në këtë vend në të gjitha dimensionet e mundshme të suksesit dhe prosperitetit për ju dhe familjet tuaja, por edhe për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë”, theksoi ai.
Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për komunitetin shqiptar në Amerikë, duke nënvizuar se suskesi i tyre në vendin ku jetojnë ka legjitimuar gjithmonë krenarinë e vendit mëmë.
“Është një e vërtetë e padiskutueshme se rreth 1.2 milion shqiptarë – më shumë se një e treta e popullsisë në vend sot – të cilët e kanë bërë zgjedhjen, gjatë dy dekadave të fundit, të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, japin një kontribut të çmuar dhe të mirëpritur në mënyra dhe forma të ndryshme, madje edhe kur ai nuk është drejtpërdrejt i dukshëm. U deshën disa vite për të kuptuar një gjë të thjeshtë: mungesa e shqiptarëve në tribunat e nderit, në altarët e vlerësimit apo tribunat e shkëlqimit nuk kishte të bënte me ndonjë lloj pamundësie të qenies tonë.
Kjo kishte të bënte me sistemin që nuk i jepte atyre një mundësi për të qenë të realizuar. Artistë, aktorë, këngëtarë, atletë, gazetarë, studentë të shkëlqyer në universitete të famshme, sipërmarrës të rinj dhe të suksesshëm në fusha të ndryshme, me pak fjalë, ju që jeni sot këtu jeni një dëshmi e vlerave të fshehura, aftësive të pashfrytëzuara dhe rezultateve të munguara.
Me suksesin tuaj, ju i keni dhënë vetes dhe familjes tuaj, por edhe Shqipërisë një krenari të ligjshme dhe ju meritoni mirënjohjen tonë. Jeta dhe interesat tuaja këtu, në këtë shoqëri, por unë ju inkurajoj që të vazhdoni të jeni të interesuar dhe të lidhur me Shqipërinë, me zhvillimet atje, sepse përvoja të tjera, këshilla dhe kontributet kurrë nuk do të jenë të tepërta apo të panevojshme”, u shpreh Kreu i Shtetit.
Presidenti Nishani ishte gjithashtu i ftuar edhe nga Organizata “Rrënjët Shqiptare”, një organizatë që punon për promovimin e trashëgimisë kultuore shqiptare, për të kremtuar pesëvjetorin e themelimit të saj.
Duhet vertet nje studim i mire per deshtimin e marredhenjeve Diaspore Atdhe,gjate ketyre 23 vjete. Nese dje shqiptaret e diaspores i bashkonte deshira per çlinrimin e shqiperise nga diktatura komuniste,edhe pas 90 suit,deshira per te ndihmuar Atdheun,sot kemi nje zhgenim aq te madhe,sa shume prej nesh as nuk duan me me degjuar vjet per shqiperine! Edhe lidhjet familjare mbasi vdejkes se brezit te vjeter nuk po konsolidohen ne menyre te shendosh..sepse sistemi i vlerave te diaspores e vlerave te shqiperise Jane gati opozite’njera pale ruan me fanatisme traditate shqiptare,tjera pale veçdo me u ‘zhvesh’ nga cdo gje shqiptare!…
Sa per investi me,sicili qe ka deshiruar me investuar ne shqiperi ka dall me probleme te pafund nme ate investim.Tash te gjithe ne diaspore e Kane kuptuar se nuk Jane te mireseardhur atje,as me investi as me gain brain!
Edi Rama do bashkoje shqiptaret kudo qe jane.
Deri sot Berisha ishte percaresi i cdo krahine, por sot po kuptojme qe Himara, Lazarati kane vetem nje Qeveri: Qeverine Shqiptare.
Kane shire dhe kane pasur ministra Greket keto 23 vjet ne cdo Qeveri Shqiptare : JO Me Ministra Greke.
Janulles po i vjen fundi. Njerezit do e gjuajne me veze e domate, ta ndjekin Kapterrin e Asfalise Greke, qe e aprovoi Berisha.
po pate ndonje takim me ata te podestes ku shkoj sekseri byberaj mbete vetem ke nevj per shok e miq ne amerik po takoje bajram nezen a fatbardha degen se te bejne derman tregoju per meritat e tua se ata nuk kuptojne politikat e tua jepu leksione
pse mer halldup,nuk ke miq ti Turkye,Gana,Boznia,Iraq,Iran,Lybia etj…