Nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka deklaruar se megjithëse terrorizmi nuk përbën shqetësim për Shqipërinë, lufta ndaj këtij fenomeni mbetet prioritet për policinë shqiptare, kjo në kuadër të luftës kundër ISIS dhe terrorizmit ndërkomëtar.
Ai shton se është propozuar ngritja e një Drejtorie Antiterrori brenda Policisë.
Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” ai ka thënë se shqiptarët luftojnë në Siri për lekë dhe jo për ideologji.
“Në rastin tonë janë evindetuar raste sporadike, të cilët janë evindetuar si persona që luftojnë në Siri, por në këtë rast më shumë bëhet nevojë për rekrutime, për shkak të vështirësive ekonomike, sesa për ideologji dhe mentalitet shqiptarëve për të luftuar në Siri. Pjesa më e madhe e shqiptarëve të rekrutuar janë nga Maqedoni dhe Kosova, dhe është shumë larg të përfshihet Shqipëria në këtë fenomen” është shprehur Çako për “Gazetën Shqiptare”.
Përsa i përket punës së Departamentit të Hetimeve të Krimeve, ajo do të fokusohet në luftën kundër krimit të organizuar si lufta kundër trafikimeve, narkortikëve, krimit ekonomik dhe financiar dhe luftës kundër korrupsionit. Prioritet është dhe lufta kundër terrorizmit , kjo në kuadër të luftës kundër ISIS, dhe terrorizmit ndërkombëtar.
Për vrasjen e bankierit Santo, Nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka thënë se kemi të bëjmë me një krim të mirëorganizuar dhe të paramenduar. Ai ka bërë me dije se është ngritur një grup hetimor dhe po punon intesivisht nën drejtimin e Prokurorisë .
Nuk ka se si me kene rrezik per Skipper-ine terrorrizmi islamik, se terrorrizmin islamik ajo asht tuj e eksportue ne Siri e Irak. Te shpresojme se ata qi jane nise per “mercenare” te mos kthehen(konvertohen) si “xhihadista” ne vendin e tyne.