Kapet edhe i dyshuari kryesor për vrasjen e dy të moshuarave në Durrës.
Ai është Indrit Shaqje.
Ai u kap në Barcelonë të Spanjës dhe dyshohet si autori kryesor i vjedhjes më dhunë kryer në bashkëpunim, me pasojë vdekjen e dy grave të moshura në Durrës, ngjarja e e ndodhur në 2 shtator.
41-vjeçari është nga Shijaku. Për të ka një vendim të gjykatës, që e ka lënë me masën “Arrest me burg” për vjedhje me pasojë vdekje e kryer në bashkëpunim.
Në orët e para të mëngjesit të 2 shtatorit, Indrit Shaqja në bashkëpunim me Velson Elmazin, kanë hyrë me forcë në banesën e shtetaseve Gjenovefa dhe Elsa Vava.
Pasi i kanë lidhur dy të moshuarat, kanë marrë lekët, si dhe dyshohet të kenë marrë monedha floriri. Si pasojë e dhunës së ushtruar, të dyja gratë e moshuara kanë gjetur vdekjen.
keto jane problemet e Shqiperise,gyzelet kriminele e jihadiste[148] e jo trepikeshi me Serbine…………..
Keta njerez qe vrasin duhet te denohen me vdekje,shqiperia e ka hequr ligjin e denimit me vdekje edhe per ata qe vrasin dhe u marrin jeten te tjereve .Nuk duhet te hiqesh ligji per denimin me vdekje deri sa ky popull te kuptoje se po te vrasesh do te vritesh .Kjo do te bente te mundur paksimin e vrasjeve .Jeten cdo kush e ka te shtrenjte dhe nuk mund ti merret qofte edhe per ti marre parate sic ka ndodhur ne kete rast.Turp i atyre qe e kane kryer kete krim makaber dhe familjeve te tyre per ate edukim qe i kane dhene femijve te tyre .Drejtesia ti jape denimin me te madh per to pa asnje hezitim, deri ne burgim te perjetshem te vuajne denimin per vepren qe kane kryer.