Një 49-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës në një aksident rrugor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën e ish-Kënetës, ku këmbësorja Nazmije Haspoci ka tentuar të kalojë rrugën dhe është përplasur nga një maiknë tip “Ford”.
Policia ka arrestuar menjëherë drejtuesin e mjetit Donald Cirangun, 19-vjeç. Nga të dhënat e para mësohet se këmbësorja i ka prerë rrugën automjetit.
Policia bën me dije se në këtë segment rrugor mungon sinjalistika dhe vijat e bardha, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
fajn eka salihu