Policia ka vënë në pranga ish-drejtorin e një banke të nivelit të dytë në qytetin e Pogradecit. Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Spartak Tupe 32 vjeç i cili akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën
Tupe ishte dënuar nga gjykata për vjedhje dhe shpëdorim të detyrës. Ndërsa kallëzimi për Spartak Tupën është bërë nga drejtues të bankës.
Sipas Prokurorisë nga hetimi ka rezultuar se, duke shfrytëzuar pozicionin e tij në këtë bankë, personi i dyshuar ka kryer transaksione nëpërmjet llogarive bankare të personave të ndryshëm, me qarkullim monetar rreth 600 mijë euro.
Nga këto lëvizje, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se shtetasi Tupe ka përvetësuar mbi 100 mijë euro. Hetimi ka nisur në bazë të kallëzimit të depozituar nga drejtuesit ekzekutiv të Bankës.
Ish-drejtori i bankës u pushua nga puna, 6 muaj më parë dhe pas disa muaj hetimësh u bë i mundur arrestimi i tij.
Ky hajduti i bankes se nivelit te dyte ne Pogradec , tash me i rene nen prangat e shtetit , a mos ka gje lidhje me Maksi Velosin ? Pasi nuk me rezulton te jete nga ato zona per te cilat Veloja ka debulese .
He,he,he m,paska ngja mue he,he,he . (Sal Ram Birisha ose shkurt SRB i