Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, bën te ditur se dy persona janë arrestuar nga ana e policisë pasi janë kapur ne flagrance duke vjedhur energjinë elektrike.
Pas kontrolleve të ushtruara në terren nga punonjësit e OSHEE të Njësisë Tirana 1 është evidentuar një pallat i lidhur në mënyrë të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes, tek Unaza e re, i ndërtuar nga firma “Durbaku”.
Për këtë objekt figuronte një kontrate e pronarit të tokës, edhe ajo debitore. Pas konstatimit në terren të shkeljeve të njëpasnjëshme dhe vjedhjes në kushte flagrance të energjisë elektrike u padit në organet e rendit, Reni Bilbili.
Një tjetër arrestim për vjedhje të energjisë elektrike në kushtet e flagrancës ka ndodhur në Tragjas të Vlorës.
Në orën 16:00 të ditës se djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative në Tragjas u kap në flagrance pronari i ujit “Tragjas”, i cili vidhte energji elektrike.
Këtij subjekti, i ishte prerë energjia elektrike si debitor nga grupet e punës së njësisë Vlorë, por ai e kishte rilidhur përsëri linjën e tij në kabinën aty pranë.
Në momentin e mbërritjes së grupit të punës, pronari i këtij biznesi ka ikur me shpejtësi, duke tentuar t’i shmanget përgjegjësisë. Por në koordinim me forcat e rendit në Vlorë u bë i mundur ndalimi i tij dhe më pas kallëzimi në polici për vjedhje të energjisë elektrike.
Ndërkohë strukturat e Njesisë Tirana 3 në OSHEE kanë dorëzuar dokumentacionin për lidhje te paligjshme te energjisë elektrike për 39 raste në zonën e Kasharit, të cilat do të ndiqen nga Prokuroria.
OSHEE i bën thirrje te gjitha abonentëve që të shlyejnë detyrimet pranë kompanisë dhe të heqin dorë nga vjedhja e energjisë elektrike pasi në të kundërt do të penalizohen.
Nuk na interesojne humbjet dhe vjedhja e energjise ,
Ajo eshte problem i kompanise qe e shet energjine.
Popullit i intereson qe te paguaje ne baze te te ardhurave mujore .
Energjia eshte bere problem , sepse eshte i vetmi burim kryesor ku shteti kerkon te mjeli LOPEN POPULL.
çMIMI I energjise eshte i pa perballushem edhe sikur te ngrihet nje leke.
Taksimi i popullit ne kete menyre , tregon se sa kerkojne ta varferojne kete popull qe vetem kockat i kane ngelur.
Te fillojne te ULIN rrogat e deputeteve .
O Asllan, qeke nji kokrra debilit ti. Te ka mbet ora ne komunizem. Pse kur shko ble buken ti ne dyqan, ty ta japin me lire Sepse je I varfer !!!
Rritja e cmimit te energjise elektrike nuk justifikohet.Heqja e 300KV dhe vendosja e cmimit mesatar ,rendon shumicen e qytetareve dhe lehteson ata qe sduan te ja dine per para.Per vjedhesit e energjise elektrike,apo per mos paguessit ka ligje ,per zbatuesit e ligjit shqiptaret paguajne,ne rast se nuk jane te zot ruajtesit,te thyejne qafen dhe politika le t’i mbaje po te doje afer.
Po vjedhjet 20-vjecare qe u jane Shqiptareve, si konsumatorit familjar ashtu edhe bizneseve, me kufizimet pa kriter, me difektet, me gjeneratoret me karburantin per ta, me humbjet e punes dhe fitimit per bizneset te cilat shkojne ne miliarda Euro, kush do ti paguaj? Juve do tu rruani trapin njerezve me ate burgun tuaj. Fusni ne burg ata qe i kini ne parlament duke filluar qe nga Ilir Meta i pari, dhe mos shikoni popullin, se borxhet qe i keni ju plehra ketij populli, nuk lahen dot as ne boten tjeter! Po nuk keni faj ju, se nuk rreagim civil dhe protesta ne Shqiperi, por vetem mitingje partish dhe protesta nga OJQ te telekomanduara politikisht nga plehrat e politikes Shqiptare!
cmimi energjise elektrike shume i larte ka nje diference te madhe midis kostos se prodhimit dhe cmimit te shitjes plus t.v,sh. ndermarja ja faturon klientit.qeveri e re te pastroje qelbesirat qe ka lene berisha qe e detyroi popullin te jetonte me te vjedhur.