Operacioni “Laguna e Vilunit” shkatërron bandën shqiptare, arrestohen 7 persona

10 Tetor 2014, 12:34Kronika TEMA

Një bashkëpunim mes policisë shqiptare, italiane dhe Malit të Zi ka bërë të mundur arrestimin e 7 shqiptarëve dhe sekuestrimin e 804 kg marjuanë.

Të arrestuarit dyshohen të jenë pjesë e organizatës kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Të ndaluarit po transportonin drogë me skaf nga Shqipëria drejt Italisë .

Policia ka bllokuar gjithashtu dhe 12 mijë euro, 4 makina,  370 fishekë dhe 16 celularë.

Të arrestuarit janë :

Mikel Hoxha , 38-vjeç

Leonidha Dhimojani 48-vjeç

Indrit Raja ,34-vjeç

Mirjan Vitaj , 26-vjeç

Alfred Syli , 22-vjeç

Kristin. C , 18-vjeç

Policia bën me dije se hetimi ka nisur një vit më parë dhe të ndaluarit janë pjesë e organizatës kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje