Vjedhja e Thesarit/ Gjykata i komunikon akuzën 7 inventarizuesve të BSH

9 Tetor 2014, 12:27Kronika TEMA

Gjykata u ka komunikuar sot akuzën 7 inventarizuesve të Bankës së Shqipërisë. Mbi ta rëndon akuza për shpërdorim detyre pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në BSH. 

Gjykata i ka komunikuar akuzën Emiliano Lamçes, Bahri Allushit, Ilir Dedjës, Gentian Jahjës, Mehdi Markut, Mehdi Mollës dhe Fatbardha Gurthit.

Gjashtë nga inventarizuesit janë në masë arrest shtëpi ndërsa Emiliano Lamçe ka masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. 

Ndërkohë Prokuroria në rekursin drejtuar Gjykatës së Lartë kërkon vendosjen e masës së sigurisë arrest me burg për ish-Guvernatorin Ardian Fullani dhe për të gjithë personat e tjerë të vënë nën hetim nga prokuroria të cilët ndodhen me masa sigurie arrest shtëpie apo detyim paraqitjeje.

Gjithashtu Gjykatës së Lartë i është drejtuar edhe ish-Guvernatori Fullani, i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe kërkon lirimin. Gjykatës i është drejtuar edhe ish-Inspektorja e Përgjithshme Elivar Golemi, e cila ndodhet në burgun 313 dhe kërkon  ndryshimin e masës së sigurisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje