SHBA: Shqipëria, përparime të rëndësishme për eliminimin e punës së fëmijëve dhe identifikimin e viktimave

8 Tetor 2014, 14:33Kronika TEMA

Departamenti i Punës së Shteteve të Bashkuara, përmes Raportit Ndërkombëtar për Format më të Këqija të Punës së Fëmijëve vlerësoi hapat që qeveritë e 143 shteteve kanë ndërmarrë për eliminimin e formave më të këqija të punës së fëmijëve.

Ndryshe nga viti 2012, ku Shqipëria renditet ndër vendet që bënin përpjekje “të pakta” për eliminimin e punës së fëmijëve, sot ne renditemi ndër 13 vendet, nga 143 që janë vlerësuar për “përparime të rëndësishme” në përpjekjet për eliminimin e formave më të këqija të punës së fëmijëve, si dhe për adresimin e trafikimit të fëmijëve, si një prej këtyre formave.

Raporti klasifikon vlerësimin për përpjekjet që shtetet kanë bërë në të rëndësishme, të moderuara, minimale dhe pa asnjë përparim.

Sipas raportit, një rol të rëndësishëm në identifikimin e viktimave të trafikimit të shfrytëzuara për punë ka luajtur edhe trajnimi i 37 prokurorëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të policisë në lidhje me këto çështje.

Policia e Shtetit, gjatë periudhës së raportimit ka referuar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda 11 raste të trafikimit të fëmijëve.

Raporti vlerëson punën e bërë nga Koordinatori Kombëtar Antitrafik, për rivitalizimin e mekanizmave koordinues për adresimin dhe referimin e rasteve të trafikimit të fëmijëve.

Nga tetori 2013, Koordinatori Kombëtar Antitrafik siguroi trajnimin e anëtarëve të 12 Komiteteve Rajonale, nëpunësve të institucioneve kryesore shtetërore, si dhe të 245 mësuesve e 50 inspektorëve të punës mbi identifikimin, referimin dhe asistimin e viktimave të trafikimit.

Në një koment të saj në rrjetin social në fb, Ministria e Brendshme theksoi se kjo është një arritje e rëndësishme, por vetëm një pikënisje për të shtuar përpjekjen në luftën kundër këtij fenomeni.

 

1 komente në “SHBA: Shqipëria, përparime të rëndësishme për eliminimin e punës së fëmijëve dhe identifikimin e viktimave”

  1. MERITONI says:

    hahahahahhahahhhaha,turkofagosi,i ka qite femijet te kerkojne lemoshe,kurse ketu njerzit lujne koqe me te!

    GABEL MO,ket pune din me bo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje