Dështon seanca në Apel ndaj Dritan Dajtit

8 Tetor 2014, 14:07Kronika TEMA

Dështon seanca në Apel ndaj të dënuarit me burgim të përjetshëm Dritan Dajti, i cili ka apeluar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që i ka dhënë katër dënime të përjetshme, por seanca e sotme në Apel ka dështuar.  

Mësohet se seanca ka dështuar pasi janë konsumuar gjyqtarët. 

Dritan Dajti, i cilësuar si autor i masakrës së Durrësit, pasi ekzekutoi katër efektivë të skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan t’i vinin pranga pas shtatë vitesh në arrati, u dënua me burgim të përjetshëm. 

Procesi ndaj Dajtit zgjati plot katër vite dhe përgjatë javëve të fundit u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi kryesuesi i trupës gjyqësore, Idriz Mulkurti u mor në mbrojtje, sepse në një nga seancat u kërcënua nga i pandehuri Dajti me fotot e një të afërmi të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje