Reforma në drejtësi/ Llalla: Pavarësi institucioneve ligjzbatuese

6 Tetor 2014, 13:00Kronika TEMA

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla  theksoi se reforma në drejtësi kërkon përfshirjen e të gjitha institucioneve.

“Reforma në drejtësi është një moment kyç për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri, e cila duhet të realizohet me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve”, tha Kryeprokurori Llalla, i pranishëm në tryezën për reformën në drejtësi.

“Për prokurorinë, reforma do të thotë pavarësi e institucioneve ligjzbatuese. Në këndvështrimin e prokurorisë reforma në sistemin e drejtësisë duhet të shoqërohet me ndryshimet e nevojshme në ligje”, tha Lalla.

Sipas tij, Prokuroria ka paraqitur disa propozime për përmirësimin e kuadrit ligjor në këtë drejtim. Ai shtoi se “Prokuroria synon përmirësimin e disa aspekteve teknike të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në efektivitetin e punës tonë”.

“Sot jemi këtu për të deklaruar me përgjegjshmëri se reformën në drejtësi duhet ta realizojmë të gjithë së bashku”, deklaroi prokurori i Përgjithshëm.

Sipas tij, “reforma në drejtësi duhet të shoqërohet me reformën proceduriale. Takimi sotëm është forma duhur për të shprehur interesin për reformën në drejtësi”.

2 komente në “Reforma në drejtësi/ Llalla: Pavarësi institucioneve ligjzbatuese”

  1. Pellazg 100% says:

    Super lajm!
    Në takimin e presidentit për reformën në drejtësi, të ftuar special, Gjin Gjoni (i pandehur) dhe Llalla (i grushtave).
    Unë jam për këtë:
    Të gjithë në sulm, përpara, të qërojmë presidentin koqe, që tall bythën me Shqiptarët.

  2. Christ says:

    Reforma ne drejtesi duhet filluar nga ty,
    Lalla,
    duke te hequr ty qe nuk vlen as per nje noter
    e jo me Prokuror Republike.
    Injorant!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje