Durrës/ Sekuestrohen 100 kg marijuanë, në pranga 2 të rinj

4 Tetor 2014, 13:34Kronika TEMA

Agjentët e antidrogës në Durrës kishin vënë në përgjim dhe mbanin nën vëzhgim një rrjet kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

Ata kanë ndërhyrë sot në mëngjes duke finalizuar operacionin e koduar “Këneta”.

Në pranga kanë rënë 2 të rinj:
– Erjon Gjinlija, 31 vjeç, lindur në Shkodër e banues në Durrës
– Bekim Demaliaj, 22 vjeç, lindur në Tropojë e banues ne Durrës.

Ndërsa është shpallur në kërkim Sokol Hajdinaj, i dyshuar si shitës i lëndës narkotike.

Dy të arrestuarit u kapën në flagrancë në vendin  e quajtur “Ura e Gjolës” në Fushë Krujë, me një automjet të markës Opel me targa AA318 GL, me të cilin po transportonin një sasi prej 100 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje