Tre persona kanë mbetur të plagosur, dy nga të cilët në gjendje të rëndë, pas një sherri në një nga lokalet e Roskovecit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe sipas policisë të plagosurit janë goditur me thikë dhe ndodhen në sallën e reaminacionit.
I plagosur ka mbetur 53-vjeçari Shkëlqim Çepele i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka marrë goditje thikë në gjoks dhe në bark, po kështu sipas policisë i plagosur ka mbetur dhe 30-vjeçari Ladi Kola.
Dyshohet se autor i kësaj ngjarje është Haziz Çepele 55-vjeç, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur me mjete të forta gjatë sherrit në lokal.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes si dhe në spitalin rajonal të Fierit ku ndodhen të plagosurit dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Disa orë pas ngjarjes, policia ka mundur të arrestojë edhe autorin Haziz Çepele.