Shpërthim në një fabrikë bitumi në Bultice. Nuk raportohet ende për viktima

2 Tetor 2014, 19:22Kronika TEMA
Shpërthim në një fabrikë bitumi në Bultice. Nuk

Foto arkiv

 Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak çaste më parë në një fabrikë bitumi në fshatin Bulticë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 18:50, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur shpërthimi, apo nëse ka pasur persona të lënduar.

Forcat zjarrfikëse dhe forca të Policisë së Shtetit janë nisur drejt vendngjarjes.

Fabrika ku ka ndodhur shpërthimi përpunon naftat bituminoze dhe ndodhet në komunën e Vaqarrit. Ndërkohë arsyet e shpërthimit do të përcaktohen nga akti i ekspertimit

1 komente në “Shpërthim në një fabrikë bitumi në Bultice. Nuk raportohet ende për viktima”

  1. tigri says:

    Shpresoj mos te kete viktima

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje