Seksioni i Operacioneve Speciale në Policinë e Tiranës arrestoi personin e shpallur në kërkim Nirgen Ymeri, i dënuar me 18 vjet për vrasje të mbetur në tentativë.
Operacioni u krye rreth orës 15:30, në vendin e quajtur “Pallati me shigjeta”, në kryeqytet.
I kërkuari, në datë 16 Shtator 2014, rreth orës 11.00’, ka mundur t’i largohet grupit të shoqërimit, përgjatë kohës së trasportimit me automjet, nga dhomat e paraburgimit në drejtim të vendit të vuajtjes së dënimit Fushë–Krujë.
Për këtë ngjarje, nga Strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, u arrestuan dy punonjësit e policisë, të cilët nuk kanë respektuar proçedurat standarte të shoqërimit, duke mos zbatuar rregullat e sigurimit të personave të kërkuar.
Po me Saliun,c’behet?
Duket qe ky pallati, shigjetat nuk i paska kot.