Dëshmitari i cilësuar si kyc nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në gjyqin ndaj Arben Frrokut, identiteti real i të cilit është zbuluar tashmë, Fatmir Vladi, ka munguar për të 9 herë radhazi në sallën e gjyqit.
Ndryshe nga seancat e kaluara, të cilat në mungesë të tij janë shtyrë, këtë radhë nën masa të rrepta sigurie dhe pa praninë e mediave në sallën e gjyqit, seanca ndaj të pandehurit për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj një vit më parë, ka zgjatur rreth 3 orë.
Avokati Genc Gjokutaj në përfundim të seancës tha për mediat se ka konstatuar shkelje të rënda të Kodit të Procedurës. Sipas tij, dëshmia e Vladit nga organi i akuzës është marrë me shkelje ligjore e për këtë shkak sipas tij, Prokuroria nuk mund ta përdorë si provë.
Fatmir Vladi, dëshmitari i mbrojtur nga drejtësia, pretendon se ka parë biznesmenin në vendin ku u vra Lamaj. Vetëm dy javë me parë, ai u bë pre e një atentati të mbetur në tentativë, kur zbuloi se në makinën e tij i ishte vendosur nje sasi eksplozivi.
Të pranishëm në ambientet e Gjykatës kanë qëndruar dhe familjarë të Arben Frrokut si dhe të policit të vrarë Dritan Lamaj, teksa për gjykatën seanca tjetër do të zhvillohet të Mërkurën e ardhshme më 8 tetor.
“Kemi konstatuar shkelje të rënda procedurale, dhe në këtë rast procesi hyn në rrugë pa krye. Ata e kanë një dëshmitarë që thonë. Ai ka tre katër seanca që nuk po vjen dhe është shkelur ligji që garanton pyetjen e një dëshmitari…”, u shpreh avokati i Arben Frrokut, Genci Gjokutaj, në përfundim të seancës ndaj të pandehurit Arben Frroku.
sigurisht qe mungon, arben froku para 2 ditesh i vuri bombe ne makine ketij deshmitarit. a keni kerkuar ne makine se mos ishte gje brenda?