Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin Lezhë – Shkodër, pranë fshatit Mabë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një fëmijë 11 – muajsh, Kingi Fatjon Ndocaj.
Makina “Fiat Punto” me targa AA 418 IS drejtohej nga e ëma e tij, Blerina Ndocaj, 23-vjeçe, e cila kishte vetëm një muaj që kishte marrë patentën, raporton Ora News.
Në një moment, ajo ka dalë jashtë rrugës dhe makina është rrotulluar. Si pasojë, gruaja është plagosur në këmbë, kurse foshnja ka ndërruar jetë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
“Në aksin rrugor Lezhë – Shkodër, sapo kalon komunën e Dajçit, ka dale nga rruga drejtuesja e mjetit “Fiat Punto” me targa AA418IS, Blerina Ndoca e datëlindjes 13.03.1991, Pukë me LD B lëshuar më datë 05.08.2014. Për pasojë, ka dëmtuar këmbën drejtuesja e mjetit dhe ka gjetur vdekjen një fëmijë 11-muajsh i seksit mashkull i quajtur Kingi Fatjon Ndoca“.
O zot fale nenen e femijes, nuk ka dhimbje me te madhe.
R.I.P.
Ne te tilla raste eshte jo vetem e veshtir ,por e pamundur te gjesh fjalet e duhura per ngushellim , pervesh se keqardhjes per humbjen e jetes se ksaj nene te re dhe foshnjes se pafajshem .Ah ajo bote qe po ha aq shume jete .
Ngushellime te aferme ,familjareve te viktimes.
E ema eshte gjalle, e plagosur ne kembe!
1 muaj patente
c fare guximi kane keta njerez
a moj blerina tu ngaterua leva e marshit neper kllina ju lutem gjith burrave tu blejne nda nje makin grave e mos i ndyni me duart se u kalbet neper burgje nje burr i lire me mend ne koke
Oh sa dhimbje e madhe per nenen, i duhet te jetoje me ndjenjen e fajit per gjithe jeten. Zoti e ndihmofte te gjoren grua dhe engjelli i vogel u prehte i qete e ne paqe ne krahet e Zotit.
Fatkeqsi e madhe. Ngushellime familjes.
Sikur ta dinin qe duhet karrige per femijet….rip
Ngushullime nga zemra.
Ishe i siguruar ne ndenjesen e posacme femija, apo ne vendin e pare si fotograf?
Me vjen keq te them se papergjegjshmeria e madhe solli kete tragjedi shume te rende!
Sot po bejne aksidente edhe meshkuj me vite te tera eksperience ne drejtimin e automjetit, me patenta perpara vitit 1990.
E ç’mund te ndodhte ndryshe me nje 23-vjeçare, me nje muaj patente dhe per me keq akoma, me nje foshnje 11-muajshe ne makine?
O Zot, lehtesoja dhimbjen e shpirtit nenes se re!
Ngushellime per femijen dhe zot ta fale nenen!!!!!!!
Titulli i lajmit eshte provokues (si shume tituj te tjere fatkeqesisht neper media). Nena qe ka bere aksident ka humbur femijen, gjene me te shtrenjte qe ka ne jete nje nene.
Keshtu qe nese do ti kursenit dhe komentet me tituj qe vini qe len te kup^tohet se fajibn kryesor ne humbjen e jetes se femijes e ka vet nena qe ka nje muaj qe ka mare patenten, do nderonit profesionit e gazetarit.
Asgje nuk le te mendosh ne lajmin tuej se fajtore eshte mubngesa e eksperiences se drejtueses se makines, atehere perse ky titull, perse gjithmone polemika!!
Po sikur te mos kete pature tabela sinjalizuese ne ate vend, pô sikur rruga te ket qen e lagur, ndonje grope ne rruge… e keshtu me rradhe!
Perse vini tipin e makines, targen e makines, a perbejne valle lajm targa e makines!!!
Mbi te gjitha lajmi duhet te sqaroje qe mes te tjerash do te hetohet ns foshnja ishte vene ne sediljen e posacme apo jo?
Kjo do te na vlente te gjitheve.
Ngushellime!
Nuk dua te beje asnje hamendesim per aksidentin sepse te gjithe biem dakort qe rastet e mosvenies ne sediljen e posacme jane injorance ose neglizhence kriminale dhe eshte fatkeqesi qe shume njerez nuk duan te vrasin mjendjen fare duke mos treguar asnje shenje perkujdesi.