Dysohet se falsifikoi licencën e transportit/Ndjekje penale për Kryebashkiakun e Vaut të Dejës

26 Shtator 2014, 12:45Kronika TEMA

Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës Gjon Marku do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë, për falsifikim të licencës për transportin ndërqytetës të udhëtarëve.
 
Sipas policisë së Shkodrës, procedimi penal ndaj kryebashkiakut Marku nisi më 25 Shtator, dhe bashkë me të do të ndiqet penalisht dhe administratori i shoqërisë së Transportit, 56-vjeçari me inicialet D.S.
 
Procedimi filloi pasi Gjon Marku në bashkëpunim me administratorin, kanë falsifikuar një licencë për transport udhëtarësh, ndërqytetëse në emër të një shoqërie transporti.  

2 komente në “Dysohet se falsifikoi licencën e transportit/Ndjekje penale për Kryebashkiakun e Vaut të Dejës”

  1. euromaloku says:

    Prape gjinerat e gjonerat e PD

  2. elez sadria says:

    Kshtu kan ba gjith kta derrat e pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje