Drejtuesit e Prokurorive në rrethe janë thirrur në një takim pune nga Kryeprokurori Adriatik Llalla, ku mësohet se do të marrin porosi të drejtpërdrejta për goditjen e korrupsionit, veçanërisht në rangun e zyrtarëve të lartë.
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme konfirmojnë se në fokus të mbledhjes me dyer të mbyllura do të jetë analiza e punës së organit të akuzës deri më tani.
Gjithashtu mësohet se do të diskutohen edhe dosje hetimore të kohëve të fundit që janë në proces.
Pjesë e mbledhjes së prokurorëve nën drejtimin e Llallës do të jetë dhe riorganizimi në strukturat drejtuese në bazë të performancës së deritanishme për çdo prokurori.
Burimet shprehen se gjithashtu në mbledhje do të diskutohet mbi ecurinë e hetimeve për disa nga cështjet e vjetra, por që konsiderohen mjaft të rëndësishme, të cilat ende nuk janë zbardhur nga drejtësia .
ti fusin mrena legenat http://bit.do/kim-vazhdon-te-dale-nudoo
kendej nga bregdeti po behet nje aerodrom buze detit per interesin e disave!!!keto a i shikon xhaxhi edi???