Totozani: Të përhapim një kulturë demokratike

25 Shtator 2014, 12:07Kronika TEMA

Avokati i Popullit ka organizuar sot në Tiranë seminarin “Ombusmani dhe rëndësia e tij për mbrojtjen e te drejtave qytetare dhe integrimin në BE”.

Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësuesi BE-së në Tirane, Clive Rumbold dhe ambasadori Italian në Tiranë, Massimo Gaiani, përfqësues të shoqatave të të drejtave të njeriur, të shoqërisë civile dhe përfaqësues të ligjit.

Totozani, duke folur në seminar, tha se “në vendet perendimore proçesi i demokracisë ka kërkuar shume vite, të cilat kanë ardhur në ditët e sotme dhe kanë sjellë demokracitë liberaldemokratike perendimore.

Pikërisht për këtë është e rendësishme të punojmë që perveç të drejtave të njeriut të përhapim një kulturë demokratike, pasi është mundësia për të gjithë njerëzit që të kuptojnë se kush është roli i Ombusmanit në një vend demokratik”.

“Ky takim i sotëm në forme bashkëbisedimi është një rast i mirë për të kuptuar rolin e Ombusmanit në zhvillimet demokratike të vendit dhe në proçesin e integrimit evropian”, u shpreh Totozani.

Ndërsa ambasadori italian në Shqipëri, Massimo Gaiani, u shpreh se “një nga problemet e mëdha të BE është distanca mes qytetarëve dhe institucioneve dhe se Avokati i Popullit shërben si një urë lidhëse mes qytetarëve dhe Avokatit të Popullit”.

Përfaqësuesi i BE-së në vendin tonë, Clive Rumbold, vlerësoi progresin e bërë në Shqipëri, ndërsa shtoi se vlerat e Avokatit të Popullit janë jetike.

Nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule, u shpreh me vlerësime për rolin e Avokatit të Popullit për aktivitetin e tij.

“Kuvendi e mbështet Avokatin në shërbim të promovimit dhe respektimit të të drejtave të qytetarëve. Kjo është sfidë morale e shoqërisë dhe bashkëpërgjegjësi e institucioneve.

Forcimi i rolit të Ombusmanit i shërben edhe procesit të integrimit. Rritja e bashkëpunimit mes Parlamentit dhe këtij institucioni i shërben ecurisë së axhendës së përbashkët”, tha Dule.

5 komente në “Totozani: Të përhapim një kulturë demokratike”

  1. disa says:

    ne qofte duhet ti shkerdhehen te gjith robte e shpis ketij totboles duhet thjeshte nje karrieriste i ndyre

  2. Vani says:

    Cfar pune ben ky avukati i popullit?!..

  3. goni says:

    Eshte per te ardhur keq qe gazeta Tema lejon te perdoret ne komentet e artikujve te saj nje gjuhe qe i perket funderrinave te shoqerise dhe jo nivelit te gazetes.
    Ps: Nje lexues qe jeton ne perendim

  4. andromeda says:

    Njëri nga funksionarët e lartë që e ha bukën qyl në kapitalizëm.

  5. kokrra legenit psikopat says:

    ky eshte mostra dhe paraziti i lekeve tona. E ka rrogen 2 milion dhe merret vec me intriga dhe paranoja. Eshte aq gomar sa ju tha nje here vartesve ne pune qe ne rast flisni keq per mua une do hidhem nga ballkoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje